Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Kuriozitete

Njihuni me pulën e zezë indoneziane, “Ayam Cemani”, të shumëkërkuarën për veçoritë e saj kurtive

alsiva by alsiva
February 27, 2017
in Kuriozitete
0
SHARES
1k
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Lloji i pulave Ayam Cemani, që rriten në Indonezi dhe të cilat janë të zeza që nga lafsha deri te këmbët dhe madje edhe organet e brendshme, besohet të jenë misterioze. Të gjitha tiparet e pulës se zezë e cila rritet në ishullin Java, përpos gjakut dhe vezëve janë të ndryshme nga ato të pulave normale. Pula Ayam Cemani, e cila lafshën, këmbët, sytë, pendët, mishin dhe organet e brendshme i ka të zeza, me pamjen e saj më ndryshe, llogaritet si një gjallesë me fuqi të veçantë në ishullin Java. Sipas besimit që rrjedh nga Mbretëria Majapahit e shekullit XV në Indonezi, pula Ayam Cemani sjell fuqi dhe dobi, kurse mendohet se vendi në të cilin ushqehet mbrohet nga të këqijat. Në inaugurimet, ceremonitë dhe festimet që bëhen në këtë rajon, bëhet therja e pulës Ayam Cemani në mënyrë që të sigurohet mbrojtje nga të këqijat. Vezët e pulës Ayam Cemani janë të bardha, sikurse ato të pulave normale, megjithatë, përmasat janë më të vogla sesa te vezët normale. Ndërkaq, gjeli i tipit Ayam Cemani ka peshë prej dy kilogramësh, ndërkohë që mund të arrijë edhe deri në tre kilogramë. Mas Ishak, i cili ruan pula Ayam Cemani që nga fëmijëria e tij, për AA tha se këto pula janë të veçanta për të. "Që nga fëmijëra ruaj pula Cemani dhe bëj tregti me to. Në fshatin tim kam fermë të posaçme, ku i ruaj këto pula. Shitjet zakonisht i bëj në Xhakarta", tha Ishak. Ai pulave Ayam Cemani po ashtu u ka ndarë edhe një pjesë të shtëpisë së tij. Ai thotë se: "Pulat Cemani janë hobi për mua. I ruaj si sytë e ballit. Nuk përdorim ndonjë ushqim të posaçëm për t'i ushqyer këto pula. U japim çfarë hanë pulat normale. Gjatë shitjes së pulave që i kam rritur, paraqiten blerës edhe nga jashtë vendit". Çmimi i pulës Ayam Cemani në Indonezi varijon mes 300 dhe 500 dollarë, ndërkohë që, jashtë vendit gjenden edhe blerës deri në pesë mijë dollarë. Krahas që është e shtrenjtë, thuhet se kjo pulë është e dobishme edhe për shëndetin. Besohet se mishi dhe gjaku i pulës është i dobishëm për sëmundjet e kanaleve të frymëmarrjes, siç është astma, ndërsa shton rezistencën trupore. Sipas hulumtimit të shkencëtarëve, arsyeja e ngjyrës së zezë të pulave Ayam Cemani është një lloj mutacioni gjenetik i cili fillimisht është shfaqur në Azi ndërsa më pas me kalimin e kohës është përhapur në Evropë. Ky mutacion bëhet shkaktar që këto pula të prodhojnë melaninë dhjetë herë më shumë se pulat normale. Kjo gjendje gjenetike e quajtur "fibromelanos", që do të thotë teprim i melaninës, pigmente këto me ngjyrë të errët që gjenden edhe në lëkurë, flokët dhe disa pjesë të trupit të njeriut, thuhet se nuk shkakton asnjë dëm.

Tags: Ayam CemaniPula e zezeVecorite e ketij shpendi
Previous Post

A mund të ndryshohet një burrë? Gjithçka është në dorën e gruas apo në vullnetin e burrit për t’u përshtatur?

Next Post

Si mund të shmanget lufta? Korrespondenca mes Albert Ajnshtajn dhe Zigmund Frojd në vitin 1932

alsiva

alsiva

Next Post

Si mund të shmanget lufta? Korrespondenca mes Albert Ajnshtajn dhe Zigmund Frojd në vitin 1932

Discussion about this post

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017
Alfred Nobel, ai që la pasurinë e tij për laureatët e paqes, kimisë, fizikës, mjekësisë dhe letërsisë, një trashëgimi e artë për “një botë më të mirë”

Alfred Nobel, ai që la pasurinë e tij për laureatët e paqes, kimisë, fizikës, mjekësisë dhe letërsisë, një trashëgimi e artë për “një botë më të mirë”

0

Prometeu, shenjtori dhe martiri më fisnik i kalendarit mitologjik

0

Wolfang Amadeus Mozart, më brilanti që bota njohu, “shenjtori” që ktheu muzikën në besim

0

Salvador Dali, surrealisti më kokëkrisur dhe më përfaqësues i pikturës

0
Alfred Nobel, ai që la pasurinë e tij për laureatët e paqes, kimisë, fizikës, mjekësisë dhe letërsisë, një trashëgimi e artë për “një botë më të mirë”

Alfred Nobel, ai që la pasurinë e tij për laureatët e paqes, kimisë, fizikës, mjekësisë dhe letërsisë, një trashëgimi e artë për “një botë më të mirë”

December 10, 2023

Gibran, në Bejrut u dogj, në Amerikë u dënua me vdekje, por u bë “Profeti” i magjisë së shpirtit krijues

December 10, 2023
Albert Vataj: Ne jemi ky çast i vetëm hyjnimi, dhe… një det me puthje… dhe dallgë

Albert Vataj: Ne jemi ky çast i vetëm hyjnimi, dhe… një det me puthje… dhe dallgë

December 10, 2023
Filozofi Bertrand Russell komenton shprehjen legjendare të Sokratit: “Gjithçka që di është se nuk di asgjë.”

Filozofi Bertrand Russell komenton shprehjen legjendare të Sokratit: “Gjithçka që di është se nuk di asgjë.”

December 10, 2023
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj