Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Dashuri

Shën Valentini, kremtja e shenjtnimit të ndjenjës, dita kur dashuria triumfoi mbi paganizmin

February 13, 2017
in Dashuri
111
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Përtej skeptikëve dhe atyre vullneteve zvarritëse që për arsye thelbësisht personale dhe dhembshurisht tragjike, të cilët gërmojnë në skutat e terrta të trishtimit të tyre për të vjedhur vrerin e fatit të keq, dhe me këtë lëndë të helmët thurin togfjalëshin e pështirë të cinikut se “Festa e Shën Valentinit është për katundarët”, kjo kremte nuk pretendon të sjell gjithçka, por ajo pakogjë që dhuron pse të mos jetë një mundësi për të ngrohur zemrat për këdo që lutet dhe beson te e magjishmja dashuri.

14 Shkurti është tashmë një traditë e jetësimit festiv dhe si e tillë ajo transformohet në një e mundshme për të afruar njerëzit në një bekim dashuror, për t’i bashkuar buzët në një puthje flakatare, për t’i kopuluar trupat në një shkrepëtimë yjore. Kjo përkatësi festive nuk ndalon zërat, zemrat, trupat dhe energjitë që t’i jepen çdo ditë forcës së dashurisë, ta shndërrojnë çdo moment të jetës në një bekim të Shën Valentinit.

Është kjo ditë, kjo festë që ka udhëtuar gjatë me njerëzimin, kjo kremte e hyjshme, e cila ka ndezur dëshirime, ka zgjuar vullnete pozitive dhe përflakur pasione. Puthje, lule, dhurata e duar që shtrëngojnë njëra-tjetrën, janë peizazhi që mbush ngado pamjen që të magjeps. Pas një harrese dhe anateme që qëndroi se kërcënim mbi ateizmin, kjo festë është një përkujtim, një mirënjohje që brezat i falin jo vetëm martirizimit të një prifti, por forcës që jeton dhe motivon jetësoren tonë, dashurinë. Simboli i të dashuruarve prej vitesh edhe në Shqipëri është kthyer në një festë që pak a shumë u takon të gjithëve. Njerëz të moshave të ndryshme i sheh në këtë ditë të nxitojnë dyqaneve për të blerë një dhuratë për të dashurit e zemrës, mundësisht të veçantë. Mjafton edhe një lule për të shprehur atë që njerëzit kanë në zemër.

Valentini, prifti që sfidoi perandorin

Një ndër perandorët e Romës Antike, Klaudi II bëri një tentativë të dështuar për të kthyer prapa rrotën e historisë. Në vitin 260 në Romë doli një dekret perandorak që urdhëronte që gjithë popullata të braktiste besimin kristaian që po përhapej gjithnjë e më shumë dhe të rikthehej në ritet pagane të periudhës para Krishtit. Perandori thirri një nga priftërinjtë më në zë të asaj kohe, Valentinin, peshkop i Ternit, mik i të rinjve, duke u munduar ta bindte që të konvertohej në paganizëm dhe të udhëhiqte fushatën e tij për të rikthyer popullin romak pranë perëndive të vjetra pagane. Peshkopi Valentin, me dinjitet, refuzoi ofertën e Perandorit. Jo vetëm kaq. Ai u mundua të bindte Klaudin II të konvertohej në kristian. Refuzimi i kushtoi shtrenjtë peshkopit Valentin, i cili u mbyt nën breshërinë e gurëve dhe pastaj u ekzekutua publikisht duke i prerë kokën. Ishte 14 shkurti i vitit 270.

Dashuria e fundit e Valentinit

Legjenda thotë se ndërsa ishte në burg, në pritje të ekzekutimit, prifti u dashurua me Asterius, vajzën e verbër të gardianit. Me besimin e tij, Valentini i riktheu dritën e syve vajzës që dashuronte dhe në fund i la një copë letër ku shkruhej “Nga Valentini juaj”. Autori vdiq, por fraza mbeti e ngulitur në shekuj dhe shërbeu si model gjuhësor për të mbyllur letrat e të dashuruarve në gjithë botën e krishterë.

Lotaria që u shndërrua në festë

Festimet e Shën Valentinit i kanë rrënjët në përpjekjet e kishës katolike për të ndryshuar ritet pagane të kohës. Rreth shekullit V pas Krishtit kishte ende shumë persona që festonin një nga Zotat e quajtur Lupercus. Sipas traditës pagane, ai dhuronte fertilitet. Njerëzit që adhuronin këtë perëndi shkruanin emrin në një copë letër dhe e depozitonin brenda një vazoje, brenda së cilës përziheshin. Ishte si një lloj lotarie. Një djalosh i zgjedhur rastësisht nxirrte “fituesit” të cilët, sipas besimit, do të kishin një vit të mbarë në jetën intime dhe plot pjellori. Ishte një traditë që në Romën antike zhvillohej që nga shekulli IV para Krishtit dhe kishte rrënjë të thella te romakët, megjithëse ata po përqafonin gjithnjë e më shumë besimin kristian. Klerikët e ndodhur përpara një problemi të tillë gjetën një zgjidhje tjetër. Të nxisnin festimin e një tjetër feste me rrënjë në krishterim dhe më interesante për njerëzit. Dikush u kujtua për priftin Valentin, të martirizuar rreth dy shekuj më parë në emër të dashurisë. “Festa e të dashuruarve”-thanë priftërinjtë e Romës dhe kështu i vunë emrin e Valentinit, të cilin e shpallën shenjtor. Kështu, e pëlqyer nga njerëzit dhe e bekuar nga Kisha Katolike, festa e re u përhap me shpejtësi në vendet me besim kristian, duke predikuar dashurinë për njerëzit, për familjarët dhe në mënyrë të veçantë për njeriun e zemrës.

Çfarë hanin përpara një takimi dashurie

Simboli i artit të dashurisë, Kazanova, kishte shumë besim në efektin afrodiziak te aragostat e detit. Përpara një takimi të rëndësishëm dashurie, Kazanova konsumonte deri në 50 copë. Paolina Bonaparti e konsumonte mëngjesin në vaskën e banjos. Çdo mëngjes një shërbëtor i fuqishëm e ngrinte në krahë, nudo, dhe e çonte në vaskë duke i sjellë tabakatë me aragosta dhe shampanjë. Ushqime të domosdoshme për flirtet e shumta të ditës. Kleopatra preferonte arrat ose bajamet me mjaltë. Thuhet se meshkujt nuk e përballonin dot nëse ushqehej me një sasi të konsiderueshme të këtij ushqimi. Edhe Atila besonte në fuqinë stimuluese të mjaltit, duke konsumuar sasi të konsiderueshme. Thuhet se në ditën që u martua hëngri një sasi aq madhe saqë nuk e ndjeu as atakun kardiak që në kushte të tjera mund t’i merrte jetën. Personazhe të tjerë si Madamë dë Berri, Markezi de Sadë, Luigji XIV dhe Napoleoni kishin një besim të patundur në fuqinë çudibërëse të tartufit. Në atë kohë nisi moda e gjuetisë së kërpudhës së rrallë që kryesisht gjendet nën tokë. Ndërsa Madamë Pompadur ishte shumë me më pak pretendime. Për të ushtrua pushtetin mbi meshkujt ajo i lyente rrobat me vanilje. Në veprat e tij Shekspiri këshillonte bimët aromatike, menten dhe rozmarinën si stimolantë për njerëzit e moshës së dytë.

Tags: Albert VatajDashuriaDay ValentinDita e Shen ValentinitDita e te dashuruarveKremtimi festivLove and SexSt Valentin
Previous Post

Immanuel Kant, kunguesi i “Kritikës së arsyes së kulluar” në mendimin filozofik, mëtuesi i postulatit, ”Qielli me yje mbi mua, ligji moral në mua”

Next Post

Pse është trëndafili i kuq, lulja që simbolizon dashurinë dhe pasioni?!

Next Post

Pse është trëndafili i kuq, lulja që simbolizon dashurinë dhe pasioni?!

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj