Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Qytetërim

Kapadokia, “qyteti i termiteve”, realiteti përrallor në zemrën e gurëve vullkanik, “Peizazhi Hënor i Turqisë”

December 21, 2016
in Qytetërim
686
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Albert Vataj

Mijëra vjet vullkane dhe erozion, uji, shiu dhe era krijuan peisazhin përrallor të Kapadokisë në Turqi, i cili tërheq turistë nga e gjithë bota. Një idilikë sureale shpërfaq befasisht një nga vendbanimet më unikale në botë. Një realitet hënor është kaq i mundur edhe në tokën e labirintheve, atje ku ka gjalluar prej mijëra vitesh jeta në zemrën e këtyre gurëve vullkanikë. As imagjinata më e shpenguar e një arkitekti futurist, e frymëzimi arrogant arti, nuk ka mundur të tejkalojë atë që natyra dhe njerëzit kanë krijuar.

Kapadokia ndodhet në një rajon të  Anadollit në Turqi. Zona, e njohur si Kapadokia, përfshin sot kryesisht krahinat Nevşehir, Niğde, Aksaray, Kayseri dhe Kirsehir. Një nga vendet më të famshëm është Göreme. Göreme konsiderohet si zemra e Kapadokia, e vendosur atje mbi një kompleks unik me shkëmbinj, që u perfshi nga UNESCO World Heritage Site në 1985, si një destinacion me mbrojtje të klasifikuar.

Këto vendbanime shumë të veçanta janë quajtur, qyteti i termiteve, për shkak të strukturës së ndërtimit të banesave dhe të vetë qytetit. Ata i ngjajnë vërtetë një realiteti miniaturë i kolonive të milingomave. I gjithë rajoni ku shtrihet kjo veçanti vendbanimi është i mbuluar me struktura guri, të njohura si oxhaqe magjikë, që janë krijuar për shkak të butësisë së materialit apo hirit vullkanik, nga i cili banorët kanë ndërtuar banesa. Për këto arsye Kapadokia qëndron më i shquari nga dhjetëra prej qyteteve nëntokësore që arrijnë deri në 10 kate nën tokë.

Numri i saktë i tyre nuk dihet, por janë zbuluar 36 të tillë. Më të rëndësishëm janë Kaymakli dhe Derinkuye që arrijnë 55 metra thellësi. Sigurisht që ky nuk është një vend i rekomanduar për klaustrofobikët. Sepse atje struktura e ndërtimeve mundëson një fshehtësi dhe mundësi komunikimi të mbajtur sekret, në perfeksion.

Për shkak të strukturës së saj, shumë hotele janë të vendosura brenda formacioneve të gurit. Dhomat janë si në ambiente shpelle dhe me çmime shumë të lira mund të ndjehesh si në përrallat e 1001 netëve.

Përveç vizitave në ambientin e mbushur me befasi nga më të ndryshmet nga trashëgimia historike, turistët i tërheq shumë edhe fluturimi me balona. Çdo mëngjes, në ora 5:00, qindra balona ngrihen në ajër dhe krijojnë pamjen që nuk mund ta harrosh lehtë.

Fluturimi një orësh, deri në daljen e diellit, kushton rreth 160 euro, jo shumë e vogël, por mund të mbetesh pa vend nëse nuk e rezervon me kohë, sepse interesimi është shumë i madh. Balonat nganjëherë arrijnë edhe në lartësi 1000 metra.

Emrat e mëparshëm i qytetit ka qenë Korama, Matiana, Maccan ose Machan, dhe Avcilar.  Kur Lugina Göreme u caktua një destinacion i rëndësishëm turistik, një “qendër” për të gjithë turizmin në Kapadokia, emri i qytetit u ndryshua në Goreme për arsye praktike. Në mesin e vendeve historike të rëndësishme të Göreme janë kishat Bezirhane, Durmus Kadir, Ortahane dhe Yusuf Koc, përveç Tokali Kilise , Kishës së Apple dhe disa shtëpive të gdhendura në formacionet e shkëmbinjve në qytet.

Nuk dihet kur Göreme ishte i banuar për herë të parë, por dihet se ka pasur një vendbanim atje gjatë epokës së Hiteut , midis viteve 1800 dhe 1200 pes. Këto vendbanime për shkak të rrethanave favorizuese të fshehjes dhe lëvizjes nëpër një seri galerishë e vendkalimesh shumë sekrete, u shfrytëzuan, kryesisht gjatë trazirave politike. Gjatë epokës romake, zona u bë shtëpia e të krishterëve që u tërhoqën nga Roma. Atje ata u vendosën duke qenë të mbrojtur nga kushtet që siguronte terreni. Gjithashtu atje u zhvillua edhe veprimtaria jetësore dhe fetare. Krishtërimi mbizotëronte si fe primare në rajon, gjë e cila është evidnete edhe sot.

***

Kapadokia është një nga qendrat e rëndësishme turistike në Turqi. Kjo krahinë turistike po thyen rekord për numrin e vizitorëve që vazhdon të tërheqë drejt vetes edhe në stinën e dimrit. Nga muzetë, rrënojat antike që ndodhen në zonë turistike të Kapadokias, e njohur ndrysh edhe si “Atdheu i Kuajve të Bukur”, në vit sigurohen mbi 5 milionë dollarë të ardhura. Disa nga vendet e kësaj krahine që janë vizituar më shumë janë muzeu i hapur në natyrë “Goreme”, qytetet nëntokësore “Kaymakli” dhe “Derinkuyu”. Pavarësisht borës dhe temperaturave, të cilat bien deri deri në minus 20 gradë Celsius, turistët theksojnë se mënyra më e mirë e mundshme për të parë bukuritë e Kapadokyas është udhëtimi në balona. Rajoni i Kapadokyas është vendi, ku bukuritë natyrore bashkohen me historinë, duke krijuar kështu një nga peizazhet më të bukura të botës. Ndërsa lëvizjet gjeologjike kanë krijuar ‘oxhaqe zanash’ (kështu i quajnë vendasit stufat gëlqerore), njerëzit gjatë gjithë historisë kanë lënë këtu gjurmët e qytetërimeve të tyre duke ndërtuar brenda në gur shtëpitë dhe kishat dhe duke i shndërruar ato në kryevepër të qytetërimit njerëzor. Turistët vendas dhe të huaj që vizitojnë Kapadokya-n marrin vendim të bëjnë edhe një udhëtim me balona, gjë e cila në ditët e dimrit ofron pamje të bukura e të mbuluara me borë. Turistët që vendosin ta bëjnë fluturimin me balona gjatë këtyre ditëve të ftohta dimri mbi Kapadokya, thonë se asnjëherë nuk do ti harrojnë këto pamje të pazakonshme dhe madhështore të stinës së dimrit.

 

Tags: AksarayAlbert VatajAmbientiAsgjejaBotaDhurata e natyres per njeriunDijaDijeEvropën Qendrore Anadoll në TurqiGjithçkajaGjithsesiIluminimInteligjenceKapadokiKayseriKrijuesiKujdesi per pasurine e natyresMrekullia e ZotitNatyraNevşehirNiğdeNjeriuNumratPemaPergatitjaTkurretTrashegimia e bukurise se natyresUniversiVdekjaZgjerohetZoti
Previous Post

Veprimtaria e trurit dhe asimetria e funksionimit të dy hemisferave

Next Post

Dualiteti i ligjit me kanunin, përplasje e dy botëve të së drejtës

Next Post

Dualiteti i ligjit me kanunin, përplasje e dy botëve të së drejtës

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj