Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home A e dini se?

Ja cilat janë gabimet që bëjmë me fytyrën dhe pse duhen shmangur

September 29, 2016
in A e dini se?
61
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Për të pasur një fytyrë sa më të butë dhe tërheqëse, shmangni veprimet e mëposhtme dhe kujdesuni me masë

Larja e fytyrës
Është një zakon i përditshëm, i cili ka shumë rëndësi për kujdesin e fytyrës dhe është vendimtar për shëndetin e saj. Ndiqni këshillat e mëposhtme që ta mbani fytyrën në gjendje sa më natyrale…
1. Zgjedhja e produktit të gabuar
Pastruesit e duhur duhet të heqin plotësisht papastërtitë, makijazhin dhe grimin, por nuk duhet të largojnë shumë prej yndyrës natyrale të lëkurës apo të dëmtojnë qelizat e shëndetshme. Përzgjidhni një që kryen këtë funksion, pra të mos jetë shumë i butë dhe t’ju duhet ta lani fytyrën disa herë për të marrë rezultat, por as shumë i ashpër që t’jua skuqë lëkurën menjëherë.
2. Ekzagjerimi
Për shumicën e njerëzve, larja një ose dy herë në ditë e fytyrës është një normë e mirë për t’u ndjekur, por më shumë se kaq do të shkaktonte irritim të lëkurës dhe mbiprodhim të yndyrës. Nëse nuk kishit vënë makijazh apo krem kundër diellit atë ditë bëni mirë të mos përdorni pastrues gjatë natës. Duke vepruar kështu, i jepni lëkurës suaj pak qetësi duke e lejuar të kryejë ciklin e saj natyral.
3. Temperatura e gabuar e ujit
Sipas mitit, uji i ngrohtë hap poret ndërsa i ftohti i mbyll ato. E vërteta qëndron se poret nuk kanë muskuj që t’i hapin apo mbyllin. Ndonëse uji i ngrohtë mund t’ju bëjë të ndiheni më mirë, mund të dëmtojë gjendjen natyrale të lëkurës, yndyrat mbrojtëse dhe mund të shkaktojë tharje të saj. Uji i vakët është më i miri për të bërë pastrim të butë dhe njëkohësisht efikas.
4. Pastrimi i tepërt
Pastrimi i qelizave të vdekura është shumë i rëndësishëm. Pastruesit e kokërrzuar duhet të përdoren maksimumi dy ose tri herë në javë. Përdorni gishtërinjtë në vend të copave pastruese që të parandaloni rrudhosjen ose tërheqjen e lëkurës.
5. Shpëlarja jo e mjaftueshme
Duke mos e shpëlarë mirë fytyrën, mbeten pjesëza të papastruara të cilat bllokojnë poret, duke e tharë lëkurën. Shpëlajeni fytyrën me kujdes në çdo rrethanë. Nofulla dhe hunda janë pjesët që njerëzit anashkalojnë më shumë.
6. Përdorimi i përbërësve irritues
Nëse e doni fytyrën tuaj, atëherë shmangni përbërësit si aromat, ngjyruesit dhe mbrojtësit sintetikë. Sulfati i natriumit është një nga këto produkte që mendohet se duhet të ndihmojë në pastrimin e fytyrës, por në fakt e irriton dhe i shkakton reagime alergjike. Për këtë arsye lexoni gjithnjë etiketat e produktit.
7. Fërkimi me peshqir
Përkëdheleni fytyrën, mos e fërkoni. Kur bëni një fërkim të fytyrës, kjo mund t’ju sjellë ndjesi të mirë, por kjo i shkakton lëkurës tërheqje dhe shtytje, duke vënë në rrezik elasticitetin e saj. Gjithashtu mos rrëmbeni peshqirin më të afërt, qoftë i përdorur ose jo. Nuk është mirë që të shkëmbeni bakteret me persona të tjerë që e përdorin atë. Përzgjidhni një peshqir sa delikat aq edhe të butë e të pastër, për të bërë pastrimin sa më të mirë të fytyrës.
8. Pritja për tharje
Aplikoni tonikun menjëherë pasi e keni pastruar fytyrën dhe kur lëkura është ende e lagur. E njëjta gjë vlen edhe për serumet dhe produktet e trajtimit të veçantë. Pritja derisa lëkura t’ju thahet plotësisht do ta bëjë më të vështirë që fytyra të thithë përbërësit e aplikuar, madje mund të bëjë ta ndjeni fytyrën me yndyrë.
9. Shpenzimet e mëdha
Blerjet e shtrenjta dhe të shumta për larjen e fytyrës mund të mos jenë të nevojshme në shumicën e rasteve. Kërkoni produkte të thjeshta dhe natyrore, gjithashtu blini produkte që qëndrojnë gjatë në fytyrën tuaj dhe japin përfitime për shumë kohë si serumi.
10. Frika nga vajrat
Për shumë kohë, yndyrat konsideroheshin si lëndë që bllokonin poret dhe ishin një ndëshkim i fytyrës, megjithatë mendimi po ndryshon. Ekspertët thonë se të gjitha llojet e fytyrave mund të përfitojnë prej pastrimit me vaj, madje edhe fytyrat që kanë lëkurë të yndyrshme. Vaji e shkrin yndyrën. Nëse përzgjidhni produktet e duhura, vajrat do t’jua pastrojnë fytyrën nga papastërtitë dhe bakteret dhe do t’i japin asaj pamje të shëndetshme.
Blini produkte vajore pastruese që kanë bazë natyrale, si vajrat bimore apo ato të cilësisë së lartë. Ndër më të mirët janë vajrat e lulediellit, e farave të rrushit dhe kajsisë. Vaji i kokosit dhe i ullirit mund të funksionojë për disa, por ka treguar se shkakton probleme te shumica.
Masazhojeni vajin në fytyrë dhe pastaj largojeni me një pecetë të pastër të zhytur në ujë të ngrohtë. Duke bërë kështu poret do t’ju qëndrojnë të hapura dhe qelizat do të rigjenerohen më mirë.

Tags: Albert VatajAnatomiaBukuriaEpshiErosEstetikeFamiljeHidratimiHiretJoshjaKënaqësiaKeshillaKujdesiKushtetLarjaLekuraMaterialMotiNjeriuNudoNuriOrgazmaPastrimiSeksiShkrimShqipShtepiSpecialistiStudimTemperaturaUjiZhvillimi
Previous Post

Cili mban skeptrin e dominimit në marrëdhëniet dashurore, mashkulli apo femra?

Next Post

Aloe Vera, të vërtetat dhe legjendat e kësaj mrekullie të natyrës

Next Post

Aloe Vera, të vërtetat dhe legjendat e kësaj mrekullie të natyrës

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj