Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Esse

Feminizmi, shkëputje nga fataliteti i mendësive që i rrethvjen botës

September 15, 2016
in Esse
66
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Termi feminizëm duket sikur tremb pjesën tjetër që nuk i përket pionierëve dhe protofeministëve. Mbase kjo është arsyeja që janë më tepër autore gra të cilat krijojnë e lexojnë këtë zhanër. Por, e vërteta padyshim është se e gjithë literatura feministe iu drejtohet më shumë atyre që motivuan lindjen e saj, burrave!

Një terren shpëtimi për gratë, një fushë e lirë ku mund të eksplorohet gjithë potenciali i mbetur në hije, në një realitet mashkullor që është treguar dukshëm më bujar në hapësira veprimi me burrat. Letërsia femërore dhe feministe, ndryshojnë pak në emërtim, por u kalon përmes një hendek i madh në atë çfarë përcjellin dhe në ndikimin që kanë te brezat. E dyta ka  revolucionarizuar me rrënjë qasjen e gruas në shoqëri sidomos që prej shekullit XIX e deri në ditët tona, në një kohë që vargjet e gruas “muz딝 i shkojnë për shtat mbylljes së saj në “femëroren e përjetshme” që frymëzon poetët, piktorët e shkrimtarët.

“Jam e bukur o vdekatarë

Si një ëndërr e gurtë

Dhe gjinjtë e mi

Janë krijuar për të frymëzuar poetin.”

Janë disa nga vargjet e Charles Baudelaire, shkëputur prej poemës “Bukuria”.

Por, nëse do ti referoheshim një gjykimi më filozofik, përtej asaj që “shohin” burrat dhe asaj çfarë duan gratë, atëherë duhet medoemos të hedhim një vështrim të kujdesshëm tek autorët feministë, ato dhe ata që kanë parë përtej femërsisë, për të nxjerrë në pah thelbin e gruas dhe të raportit të saj me burrin në shoqërinë njerëzore.

“Gjithçka që është shkruar nga burrat për gratë duhet të jetë e dyshimtë, sepse ata vetë vendosin dhe vetë vulosin”, thotë Poulin De La Barre. E nëse vetëm për një çast do mendonim të hidhnim poshtë gjithçka që është thënë e është shkruar nga burrat për gratë, atëherë do duhej të rishkruanim nga e para gjithçka. “We can do it!” thotë slogani i famshëm i feministeve, por a mundet me të vërtetë tia dalim Niçes kur edhe pse përtej së mirës dhe së keqes së tij, thotë me të madhe se: Femrat në raport me meshkujt, duhet pranuar se nuk do të kishin ndonjë shije aq të hollë për tu stolisur, nëse do u mungonte instinkti për një rol të dorës së dytë. Apo Pitagorës së lashtësisë, sipas të cilit ka një parim të mirë që ka krijuar rregullin, dritën dhe burrin dhe një parim të keq që ka krijuar kaosin, errësirën dhe gruan. “What can we do?” (Çmund të bëhet?) Të çlirojmë burrin e brendshëm, apo të risjellim gruan aty ku i takon të jetë vërtet.

Termi feminizëm duket sikur tremb pjesën tjetër që nuk u përket pionierëve dhe protofeministëve. Mbase kjo është arsyeja që janë më tepër autore gra të cilat krijojnë e lexojnë këtë zhanër. Por, e vërteta padyshim është se e gjithë literatura feministe u drejtohet më shumë atyre që motivuan lindjen e saj, burrave!

Letërsia feministe epërsinë më të madhe e ka pasur tek ai që mund të quhet “feminizmi modern”, themeluese e së cilës është autorja Virginia Wolf, sidomos me manifestin e famshëm “A room of Ones Own” (1929), një nga autoret më influente ndoshta deri në daljen në skenë të Simone De Beauvoir. Në erën e Virginia Wolf, feminizmi kishte marrë hov, duke u kthyer në një lëvizje të vërtetë, jo vetëm me krijime letrare por edhe me revista e buletine që kontribuan në zhvillimin e debatit të madh mes gjinive. Ndër bashkëkohësit e Wolf spikasin edhe emra të tjerë autorësh si Ezra Pound, Gertrude Stein, May Sinclaire, Marianne Moore etj. Një ndër veçoritë e Wolf ishte ndërthurja e shkollave të ndryshme ndikuar prej autoresh femra por edhe meshkuj. Njëri prej tyre ishte antropologu Jane Harrison (1850- 1929), i cili më vonë u kthye në mentorin e saj, si edhe shkrimtarja feministe Ray Strachey (18871940).

Autorja dhe filozofja franceze, Simone De Beauvoir, shoqja e shkrimtarit të njohur Jean- Paul Sartre, ishte ajo që rikonceptoi edhe një herë letërsinë feministe duke u thelluar edhe më shumë në kërkimin e moralit të së vërtetës, që i shpall luftë të hapur konformizmit. Postulati i saj i famshëm “Femër nuk lind, por bëhesh” i mëshon qartë fatit të vulosur të gruas, që lind si e tillë dhe bëhet femër; një qenie e mangët dhe thelbësisht e ndryshme nga burri, pra as më pak e as më shumë së “një seks i dyt딝, sekondar. Vepra e saj “Seksi i Dytë”, është kthyer gjithashtu në një manifest të vërtetë feminist që analizon në mënyrë kirurgjikale gjendjen e gruas në kohë të ndryshme, përgjatë gjithë zhvillimeve historike.

Një muzë, një qenie e paracaktuar për të lënë pasardhës, një bukuroshe e fjetur, një “Ofeli” e dashuruar, e zhgënjyer nga Hamleti i saj?

Apo një grua, një njeri, që lind dhe jeton si e tillë.

“Fjala “dashuri” nuk ka të njëjtin kuptim si për njërin dhe për tjetrin seks, dhe ky është një nga burimet e keqkuptimeve që i ndan ato. Me të drejtë Bajroni ka thënë se dashuria në jetën e një burri është vetëm një marrje kohe, ndërsa për gruan, vetë jeta e saj”, thotë De Beauvoir në gjendjen që përshkruan “të dashuruarën”.

Në një kohë që “e dashuruara” bën gjithçka për të tërhequr në grackë të dashurin e zemrës, si një komplementar i domosdoshëm që i jep kuptim jetës së saj, “gruaja e pavarur” i jep vetes një status më të lartë për të njëjtin qëllim: të tërheqë të dashurin. Në të dyja rastet, sipas De Beauvoir gruaja kthehet me dashjen e saj në “dytësore”. A është pra për gratë problemi më jetik, dashuria dhe martesa?

Pas tri martesash të dështuara, Tracy McMillan, folëse motivuese në forumet e TED këndon: në fillim dashuria, pastaj fëmijët, pastaj ndarja, pastaj martesa tjetër”pastaj tjetër dhe dështimi përsëri. Një cikël pa fund dështimesh, që të çojnë në një përfundim të rëndësishëm: për sa kohë që gruaja nuk do të martohet me veten, ajo do vazhdojë të jetë “pronë” e jetës shpëtimtare që i vjen nga jashtë. Ndoshta feminizmi është shkëputje nga ky fatalitet”, ndoshta prandaj na duhet të lexojmë më shumë letërsi feministe.

Tags: "Seksi i Dytë"Albert VatajCharles BaudelaireCivilizimEsseEzra PoundFeminizmiFilozofiGertrude SteinJane HarrisonJean- Paul SartreMarianne MooreMay SinclaireMendimQyteterimRay StracheySimone De BeauvoirVirginia Wolf
Previous Post

Oriana Fallaci, portreti i mitit të gazetarisë përmes kumtimit të dy kolegëve

Next Post

Ja kush është domosdoshmëria jetike dhe shëndetësore e gjumit

Next Post

Ja kush është domosdoshmëria jetike dhe shëndetësore e gjumit

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Viktor Hugo: “E qeshura është dielli që përzë dimrin nga fytyra e njeriut.”

Viktor Hugo: “E qeshura është dielli që përzë dimrin nga fytyra e njeriut.”

July 20, 2025
SHËN TEREZA … na thërret të gjithëve në lutje për t’i dhuruar vetes Zotin

SHËN TEREZA … na thërret të gjithëve në lutje për t’i dhuruar vetes Zotin

July 20, 2025
Jascha Heifetz, fëmija mrekulli i violinës që pushtoi botën

Jascha Heifetz, fëmija mrekulli i violinës që pushtoi botën

July 20, 2025
Shpella Utroba në malet Rodopë të Bullgarisë, një faltore tremijëvjeçare e pjellorisë

Shpella Utroba në malet Rodopë të Bullgarisë, një faltore tremijëvjeçare e pjellorisë

July 20, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj