Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Filozofi

Zilia sipas botëkuptimit filozofik të Fridrih Niçe

alsiva by alsiva
August 25, 2016
in Filozofi
0
SHARES
74
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Niçe besonte se zilia zë një pjesë të konsiderueshme të jetës sonë. Megjithatë, përgjithësisht na mësojnë që të ndihemi të turpëruar për ndjenjat tona të lakmisë. Duken sikur janë një tregues i së ligës. Kështu që, shpesh ua fshehim këtë vetvetes dhe të tjerëve, aq shumë sa ka njerëz që ndonjëherë thonë, me sinqeritet të plotë, se nuk kanë zili askënd.

Kjo është logjikisht e pamundur, këmbëngulte Niçe, sidomos nëse jetojmë në botën moderne. Në sytë e Niçe, demokracia e masave dhe fundi i epokës së vjetër feudalo-aristokratike, kishte krijuar një terren të përsosur pjellor për ndjenjat e lakmisë. Kjo për arsye se tashmë të gjithë ndiheshin të nxitur nga nevoja e të qenit si të barabartë me gjithë të tjerët, pavarësisht mundësive. Në kohët feudale, askush nuk do të kish guxuar të ndiente zili për princin. Por tani, të gjithë ngasin të krahasojnë vetveten me gjithkënd tjetër dhe si pasojë, nuk je i mbrojtur nga kërcënimi ndaj një përzierje të paqëndrueshme ambicieje dhe pamjaftueshmërie.

Megjithatë, nuk ka asgjë të gabuar me zilinë, thoshte filozofi. Ajo që ka rëndësi është mënyra si e administrojmë atë. Madhështia vjen prej aftësisë sonë për të mësuar prej krizave të zilisë. Niçe mendonte për zilinë si një shenjë konfuze, por e rëndësishme, që vjen prej thellësisë së vetvetes sonë, në lidhje me atë që duam.

Çdo gjë që na shkakton zili është një fragment i potencialit tonë të vërtetë, të cilin ne “e mohojmë” për riskun tonë. Ne duhet të mësojmë ta studiojmë në mënyrë metodike zilinë tonë, duke mbajtur një ditar të momenteve kur e ndiejmë, dhe më pas të këqyrim me kujdes episodet, për të ndërtuar një vetvete më të mirë për të ardhmen.

Zilia të cilën nuk e pranojmë dhe nuk e marrim nën kontroll, do të përfundojë duke lëshuar atë që Niçe e quante “aromë sulfuri”. Hidhësia është zili që nuk e kupton vetveten. Nuk është se Niçe mendonte që ne gjithmonë përfundojmë duke marrë atë që duam, këtë ia kishte mësuar mirë vetë jeta e tij. Ai thjeshtë këmbëngulte se duhet të bëhemi të vetëdijshëm për potencialin tonë të vërtetë, të luftojmë heroikisht për ta nderuar atë dhe vetëm pas kësaj të vajtojmë për dështimin me një ndershmëri dinjitoze.

Tags: Albert VatajAmbicjeFilozofiMaksimeMendimNiçe FridrihPsikologjiZili
Previous Post

Bota e kyçur në kodin e ngjyrave dhe formave të piktorit amerikan, Jackson Pollock

Next Post

Friedrich Nietzsche, ndeshja me demonin e një shpirti ngjizur me dritë verbuese dhe triumfi etern i vetmitarit tragjik

alsiva

alsiva

Next Post

Friedrich Nietzsche, ndeshja me demonin e një shpirti ngjizur me dritë verbuese dhe triumfi etern i vetmitarit tragjik

Discussion about this post

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017
“Ugolino dhe djemtë e tij”, si i nxori nga Ferri Dantes skulptori Jean-Baptiste Carpeaux dhe i “burgosi” në mermer

“Ugolino dhe djemtë e tij”, si i nxori nga Ferri Dantes skulptori Jean-Baptiste Carpeaux dhe i “burgosi” në mermer

0

Prometeu, shenjtori dhe martiri më fisnik i kalendarit mitologjik

0

Wolfang Amadeus Mozart, më brilanti që bota njohu, “shenjtori” që ktheu muzikën në besim

0

Salvador Dali, surrealisti më kokëkrisur dhe më përfaqësues i pikturës

0
“Ugolino dhe djemtë e tij”, si i nxori nga Ferri Dantes skulptori Jean-Baptiste Carpeaux dhe i “burgosi” në mermer

“Ugolino dhe djemtë e tij”, si i nxori nga Ferri Dantes skulptori Jean-Baptiste Carpeaux dhe i “burgosi” në mermer

December 1, 2023
Çdo e sotme vjen për të qenë ndryshe, dhe ikën për të mos u kthyer më duke lënë pas vetëm pendim

Çdo e sotme vjen për të qenë ndryshe, dhe ikën për të mos u kthyer më duke lënë pas vetëm pendim

December 1, 2023
Sot 65 vite më parë në Teatrin “Migjeni”, Shkodër vinte në jetë nga Prenkë Jakova, Llazar Siliqi dhe Andrea Skanjeti, “Mrika”, opera e parë shqiptare

Sot 65 vite më parë në Teatrin “Migjeni”, Shkodër vinte në jetë nga Prenkë Jakova, Llazar Siliqi dhe Andrea Skanjeti, “Mrika”, opera e parë shqiptare

December 1, 2023
Xhakomo Puçini, një i ri harrakat dhe i padisiplinuar, që u bë një nga kompozitorët më të mëdhenj të kapërcyellit të dy shekujve

Xhakomo Puçini, një i ri harrakat dhe i padisiplinuar, që u bë një nga kompozitorët më të mëdhenj të kapërcyellit të dy shekujve

November 29, 2023
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj