Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Figura të ndrituna

Franeçesko Petrarka, “ati humanist”, dashnori zemërthyer i lirikave flakatare dhe Laura zjarrvënëse e pasionit që rroku përjetësinë

July 20, 2016
in Figura të ndrituna
1.2k
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Alberet Vataj

Ai nuk mund të njihej pa atë, ajo nuk kushte gjas të jetonte kaq gjatë në kujtesën e botës pa jetësimin që pena e tij do t’i bënte asaj dashurie, që ashtu siç arriti të dalldiste atë pasion, po ashtu mundi të zinte një vend në eterin e zjarreve të adhurimit dashuror. Petrarka dhe Laura, ishin, janë dhe do të jenë gjurmë vezulluese në përjetësinë që pasioni shndërroi dy forca përjetuese në simbolin e dëshirimeve që marrin dhe japin nga shpirti dhe gjaku i çdo kohe. Sepse ata janë te secili nga ne. Ata ditën ta ngrenë dashurinë, këtë magjesës të ndjenjave aq lart sa ç’mund ta ngremë çdo ditë ndjenjën, epshin. Dashuria marroke për Laureta de Noves, 366 sonetat-psalme hyjnizese të këtë marrëdhënie, kësaj dashurie që harbohej pengimesh e zjarresh pasionuese, i mëkoi amshimin “babait të Rilindjes Italiane”. Krejtçfarë sendërtoi këtë personalitet krejt të pazakontë, të dijes dhe kulturës, humanizmit dhe sharmit estetik, u kredh në gjunjët e kësaj dashurie platonike, e cila shkreptiu në mëngjesin e 6 prillit të vitit 1327 në Avinjon, ku ai behte i mirëpirtur në oborrin papal, pas studimeve të jurisprudencës që i kishte kryer në Monpelie dhe Bolonjë. Ishte ky shigjetim Kupidi që do të tejpërtejtë zemrën e tij dhe do të plazmonte shkëlqimin më të ambroztë të memories italiane, prej lirikave që ky shpirt pasionesh të stuhishme gatoi.

Mirënjohje për poetin dhe humanistin

E merituar do të ishte gjithëçfarë nderim dhe mirënjohje për t’rrallin burrë që kultivoi një gjuhë, që hyjnizoi një ndjenjë dhe jetësoi modelin e tokësorit që preku apogjeun. Saora kremtojmë ditëlindjen 20 korrik 1304 dhe datëvdekjen 19 korrik 1374 e atij, “atit humanist”, Françesko Petrarka, poetit italian, lirikut, i cili lidhi në mënyrë të pazgjidhshme, emrin dhe veprën e tij me zemrën e një gruaje me emrin Laura. Dashuria legjendare që kremtoi kësisoj me sonetat monumentale, të cilat udhëtojnë atëditë e sot si shkreptimat më të ndritshme zjarmëtare të pasionit, e mitizoi pasionin e këtij burri të madh, e bëri të gjithmonshëm shkëlqimin e famës së emrit të tij, duke e ngjitur atë grua në podin e perëndive.

Petrarka lindi më 20 korrik 1304 në Arezzo, Republika e Firencës dhe u nda nga jeta në moshën 69-vjeçare, më 19 korrik 1374 Arquà, Republika e Venedikut. Mbamendet si një prej dijetarëve më i veçëm dhe poeti i një rëndësi historike i Rilindjes Italiane. Si ndër të hershmit humanist, Petrarka ka përvetësuar vlerësimin më të epërm, atë të “Atit të humanizmit”. Në shekullin e XVI, Pietro Bembo krijoi t’parin model për gjuhën moderne italiane, bazuar në veprat Petrarkës, si dhe ato të Giovanni Boccaccio, padyshim në një shtysë edhe të Dante Aligerit. Sonetet e Petrarkës përftuan një admirim popullor të panjohur më parë. Ende pa u tharë boja, ata fluturonin në këndimin e asokohshëm, duke stërpikur me yjësi pasionesh dhe përjetimesh zjarmuese netët e tyre dashurore. “Këngëtorja” që mikloi shpirtin krijues të Evropën gjatë Rilindjes, erdhi më vonë, duke u bërë kështu model i poezinë lirike.

Në kumtimin e universit të këtij personazhi të pashoq, shquajmë tek Petrarka të parin turist, nofkë që e rrëmbëu për shkak të udhëtimeve të shumta nëpër Evropë gjatë shërbesës si ambasador. Kësodore del në pah hobi i tij i alpinizmi. Më 26 prill 1336, sëbashku me me vëllain dhe dy shërbëtorët, ai u ngjit në majë të malit Ventoux, 1,912 metra i lartë, duke shënjuar saora nismën e parë alpinistike.

Gjatë udhëtimeve të shumta, ai kushtoi një interesim të veçantë mbledhjes dhe ruajtjes së dorëshkrimeve të hershme latine, të cilat kërcënoheshin nga koha dhe mungesa e kujdesit. Ai inkurajoi dhe e këshilloi Leontius Pilatus për përkthimin e Homerit nga një dorëshkrim i blerë prej tij nga Boccaccio. Në vitin 1345 zbuloi personalisht një koleksion të letrave të Ciceronit, të parin dhe të vetmin që na lidhë me këtë gurthemel të klasikëve.

Fundi dhe filli i kësaj shkreptime

Mëngjesin e 19 korrikut 1374, në një vilë pranë Padovës, ku kaloi në qëtësi vitet e fundit të jetës, mbylli sytë në moshën 69-vjeçare, Françesko Petrarka. Ai la pas një pasuri çdo gjë që kishte, më të vyerën, më ngadhënjimtaren dhe amshuesen, veprën, atë që do të ishte simbol, yll që udhërrëfente rrugën shtegtimit të mëtejmë të humanizmit, pasionit, gjuhës dhe kumtit. Në planetin e poezisë, emri i Petrarkës është i pandashëm nga ai i Laurës, i gruas, e cila u bë shkak që letërsia botërore të trashëgojë një nga thesaret më të mrekullueshmë të lirikës, një nga këndimet më të zëshme të shpirtit njerëzor.

Studiuesit dritëlëshojnë përnga ky takim epik, zanafillën e cila pikënis asokohe kur Italia e Veriut vuante nga plagët e luftës midis familjeve me origjinë gjermane Gibelinëve dhe Guelfëve, të Bardhëve dhe të Zinjëve. Pas fitores së këtyre të fundit, që u mundësua nga ndihme e të huajve dhe tradhtia nisi një valë e tmerrshme dënimesh pa gjyq, burgosjesh dhe masakrash të padëgjuara më parë. Ata që ishin më me fat u detyruan të marrin mbi vete barrën e rëndë të ikjes. Mes këtij eksodi epik janë edhe figurat emblematike Dante Aligeri dhe Petrarka, i ati i poetit të ardhshëm.

Laura, dashuri që flaku një zemër dhe ndërtoi një monument

Po Laura kush është, ajo së cilës Petrarka i këndoi që nga çasti që e njohu, me rimat më të ëmbla dhe tinguj të panjohur. Letërsia që po lindte pas muzgun e Mesjetës i është mirënjohës këtij takimi, këtij akti sublim, të dashurisë me shikim të parë. Sikundër Beatriçe e Dantes, edhe Laura ishte një tjetër italiane e mrekullueshëm, së cilës i detyrohet aq shumë letërsia e atij vendi. Aq me shkëlqim e ëmbëlsi, ngjyra dhe pasion, kushtim e amshim iu këndua asaj gruaje, sa asokohja dhe e mëvonshmja, do ta kishte të pamundur ta besonin se ishte një person real. Mosbesuesit dhe të mëdyshtit thanë se Petrarka nuk bëri as më pak e as më shumë se atë që bënë piktorët e mëdhenj, para dhe pas tij, të cilët krijuan një përfytyrim idilik, të një gruaje të virtytshme, një kreaturë të kulluar, për të derdhur në të format magjepsëse frymëzimet e tyre. Kundërshtitë dhe dilemat, zelli për të hedhur dritë mbi të vërtetën çoi deri atje sa të hapej varri ku preheshin eshtrat e Laurës, dhe kjo ndodhi diku në shekullin e XVI.

Për ata që e kanë studiuar gjithë gamën e zhvillimeve, poetike dhe historike nuk kanë më asnjë mëdyshje se Laura ka jetuar. Emri i saj është Laureta de Noves, kur ishte vetëm 15 vjeç, më 16 janar 1325 ajo u martua me Ugo de Sades. Petrarka e takoi atë dy vete më vonë, të premten e Pashkëve të 6 prillit të vitit 1327 në kishën e Sainte-Claire d’Avignon. Ai shkroi shumë, madje për poemën “Afrika”, në të cilën përshkruhen fushatat e Skipionit Afrikan dhe së cilës i kushtoi vitet më prodhimtare të jetës së tij, iu blatuan kurorat më të mëdha të lavdisë letrare të Romës, megjithatë në antologjitë e ndryshme ajo është anatemuar si një kumt mediokër i poetit. Ajo që mban në apogje këtë penë dhe shpirt janë lirikat.

Lindja e një yjësie lirike

Lirikat kushtuar Laurës, janë gjithsejt 366. Hamendet se ata janë shkruar ndërsa Françesko Petrarka çlodhej nga tensioni i ngjizjes së poemës “Afrika”. Në këtë shpengin mish e shpirtë, të krijohet përshtypja sikur je pranë një miniere pafund himnesh dashurie, gëzimesh, grindjesh, vuajtjesh, ankthesh e psherëtimash, të cilave nuk i ka shpëtuar asnjë shpirt njerëzor, sikundër as ai. Ishte ai zë, ajo melodi, dridhmat e atij shpirti, këndimi i asaj kambane që dehu me ëmbëlsi e gazmim njerëzit, të cilët nisën ta këndonin.

Që nga takimi i parë, atë mëngjes të 6 prillit 1327, duket se Laura është treguar e ngrohtë për miklimet e dashurisë që kishte goditur si një Kupid zemrën e atij burri. Por për një grua të martuar nuk do të ishte e lehtë. Xhelozia e bashkëshortit nga njëra anë, harbimi i gojëve të liga i vënë frerë akulli këtij harbimi zjarmues pasionesh, duke e ndrydhur vërshimin e këtij vullkani. Me botën kundër dhe të pamundurën dashuri, Petrarka e veshu fund e maj, çdo qelizë të jetës dhe përfytyrimeve me më të bukurat dhe të dhimbshmet shkëlqime. Ajo ishte gjithnjë ajo e takimit të parë, e pamundur dhe ngasëse.

Dhe vjen dhimba, dyshimet, netët e gjata pa gjumë, pshërëtimat pafund e prehja në ndarje. Krejtkjo është e sendërtuar ditë për ditë te “Këngëtorja”, e cila kumboi papushim në të gjallë e në të shuar të gruas zjarrvënëse. Me sa është bërë e mundur nga dokumentimet dhe përkimet historike, mësohet se Laura do të ketë vdekur gjatë një epidemie mortaje pikërisht ditën dhe datën kur ai e takoi, të premten e 6 prillit të vitit 1348, plot 38 vite më vonë. Por dashuria e Petrarkës do të jetonte ende në rimat dhe strofat e tij për të, duke mos dashur ta besojë se ajo ka marrë rrugën e amashimit.  Ai do ti këndonte kësaj dashurie plot 40 vjet deri në të fikur së gjalli.

Të pamundurat, ndarje dhe dashuri

Por mbetet e pashpjegueshme edhe për kritikët dhe studiuesit sesi lirikat vazhdojnë të jenë me një ngarkese dhe inkandeshëncë ndjenjash dashurie edhe pse këtë shpirt e ushqejnë tashmë vetëm kujtimet. Dukej se nga të mbramit e jetës, ai po e ndjente brenda një zë të vetvetes, një zjarr që e përvëlonte së brendshmi atë për ta ngritur në monument poetikën e saj. Rend, rrëzohet dhe rinjihet sërish. Te e vona vargjet nisin të shterrin, u mungon ndjenja e zjarrtë, turbullimi dhe dehja e ëmbël, aq depërtuese në vargjet e dikurshme. Një vetvete kishte nisur të thyhej prej mungësës, të mposhtej prej harrimit. Gjithqysh lirikat mbeten atëkohë e tash, më gjas edhe përtej, një ngucamë zjarmuese e ndjenjave delikate, amshim i shpirtrave të kapluar prej zjarrit të dashurisë. Ky ishte Françesko Petrarka, poeti dhe humanisti madh, zemra e ndjeshme e shpirti i shpërthimeve të duhishme ngjyrash dhe drite, ëmbëlsimi dhe idhnimi, pengimi dhe hyjnizimi.

Albert Vataj

Tags: 134526 prill 1336A e dinis se...Albert VatajArtAutorBeatriçeBoccaccioCiceroniDantesDashuri&ErosEsseEvropeFilozofiForumFrançesko PetrarkaGibelinëveGuelfëveHistoriHomazhHumanizemImpresionItaliKrijimtariKujtesekurioziteteLauraLeontius PilatusLibraNga Albert VatajPadovaPërshkrimorePersiatjePetrarkaPoeziPortretPozeQyteterimRilindjeSainte-Claire d'AvignoSkipionit AfrikanTraditeUgo de Sades
Previous Post

“Politika e gjuhës në Shqipërinë socialiste” e Arshi Pipës, përjashtimi i gegnishtes dhe spastrimi i korifejve përmes standartit

Next Post

Në letrën e dërguar shkodranëve, Aleksandri i Madh shkruan: Unë jam Ilir

Next Post

Në letrën e dërguar shkodranëve, Aleksandri i Madh shkruan: Unë jam Ilir

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj