Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Persiatje

Poezi, shejtnue kjosh ti kungim i shpirtnave t’dlirë e zemrave zjarrmtare

March 21, 2016
in Persiatje
188
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

N’gjunj përulem sot në ktë kremte për poetët, për gjithë ato pena qi e shkruan me t’artat shkronja kangën e përjetësisë;
…kangën qi gazmon sot çdo zemër;
…kangën qi përpush çdo dritim qi n’andërr na kredh e andërr na dhuron;
…kangën qi shkreptin yjësi n’syt qi nji puthje i ndez e nji mrekullim i tret;
…ninullën qi na përkundi e këndimin qi na udhëpriu në turrin, me t’cilin i’u lshuem jetës.
Lumnue kjoshin ato zemra gjëmuese gjoksesh t’përleshun rrëmetesh e trazimesh.
Ndritshin solemniteteve shkulmet flakatare të njatyne shpirtrave qi u sosën duke ndrit.
Qiejve kumboftë njaj za kushtrues qi oshëtiu prej kurmesh t’ndezuna n’prushin e dëshirimeve.
Bekue kjoft si çdo han qi natën e terrtë udhtarit rrugën ia kallzon, njaj gji qi mëkoi jetën ktynë lajmësve të mirësisë.
E lume u kjoftë rruga, bekue u kjoftë vullnesa, i paharriem emni dhe vepra, bashkëprijësve t’lumnimit, bashkëjetuesve të kësaj magjepsje qi na kandi njaq sa me na motivue ngadhnjimesh.
Amshim për ata dishepuj të të vetmeve përfytyrime tokësore mrekullimi.
Kam nji and me i lumnie e shenjtnue sot krejt ata, endësit e qiellit ku pahena, synit qi na tallazon gjakun, buzës qi puthim, dorës qi na përkëdhël, dhimbjes qi na kalit, e zanit, zanit qi prej thellë heshtjes tonë gufon e kang na mëkon.
Kam nji and e nji dëshirim me ken përmendore e fjalës qi tue ardh te ju, heshtjen u’a dobon e vetmin ua shuan;
Nji and sa gjithçka qi due, po kam…
…me ken njajo metaforës, qi zdryp thellë, atje ku nji ndjenjë zjarri zgjohet e n’diell iu shndrron;
…me ken balsam qi pushon n’jat buzë t’kafshume qi e t’dlir prej idhnimit qi la mbas puthje qi iku tue t’marrë gjithçka e tue t’lan veç dhimbje;
…me ken, po kam fort dëshirë,
…me ken dora qi t’zgjatet kur bota t’asht përmbys e gjithçka jotja ka marrë arratinë;
…me ken prehni ku tue mbështet kryet ke me mujt me e mrri andrrën prej t’cilës nji trishtim të zgjoi;
…me ken dritë, drit sado e mekun, qi kur t’shfaqet, me mujt me ta shpëtu besimin se ka me pas ditë ende për ty;
… and nuk po kam me ken çka s’po mundem, por tançka andën teme m’përpush asht tançka un mundem me e dhan me tan zemër, me e kumtu me ma t’ndritshmet fjalë, me e dhan pa çmim, me e dhan si tuj dasht me dhan atë qi t’nep jetë, t’ban me ken i lumtun, t’ban me u ndi plot;
…and po kam me ken njaj qi jam, njaj qi s’po muj me ndryshu anipse njaq dhunshëm po m’lshohet e tashmja me m’ba diçka tjetër, me m’pranu si dikënd tjetër, me m’ba me ken asgja në nji identitet gjithçkaje qi po e dru njaq fort se po bahet Zot.

Albert Vataj

Tags: ImpresionePersiatjePoezi
Previous Post

Politikanët dhe seksi, sfida mes karrierës dhe ndjenjave nga “Çështja Petticoat” te skandali “Lewinsky”

Next Post

Shqipëria, shqiptarët dhe shqipja në kureshtinë dhe faktet befasuese të studiuesve të huaj

Next Post

Shqipëria, shqiptarët dhe shqipja në kureshtinë dhe faktet befasuese të studiuesve të huaj

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj