Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Qytetërim

Koloseumi, ky gur i çmuar në gjeradanin e memuarit të qytetërimit botëror

March 16, 2016
in Qytetërim
262
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Ai është ende madhështor. Vitet nuk kanë mundur t’ia dalin ta gjunjëzojnë këtë kapërdisje antike, këtë akt të pashembullt të ngadhnjimit të gjurmëve prejnga rendi për të behur tekktu shkëlqimi i një qytetërimi. Koloseumi mbetet guri më i çmuar në gjeradanin e memuarin e qytetërimit. Amfiteatri Flavio, që njihet me emrin Koloseo ka filluar me dëshirën e Vespazianit (69-96 para Krishtit) për tu përfundua dhe përuruar nën sundimin perandorak të të birit dhe pasardhësit të tij, Titit (79-81) pas Krishtit). Ishte një veprim simbolik, përmes të cilit popullit të Romës i kthehej kjo pjesë e qytetit, që Neroni e kishte shtënë në dorë me forcë, për ta shndërruar në një liqen të madh artificial (stagnum neronis), brënda banesës së tij private, Domus Aurea.

Ndërtesa, me formë elipsi, mbulon pikërisht atë sipërfaqe që do të zinte liqeni dhe që u bë ngrehina e parë e denjë për kryeqytetin e perandorisë së madhe, caktuar për të kënaqur turmat në ditë feste.

Para Koloseut, Roma kishte vetëm një amfiteatër të përhershëm, ngritur nga Statilio në vitin 29 para Krishtit, shkatërruar kur Neroni i vuri zjarrin qytetit në vitin 64: para ndërtimit të tij, festat me ndeshje gladiatorësh organizoheshin në Foro, ku ndërtoheshin shkallë lëvizëse të ngritura me rast festimesh; gjithnjë në këtë mënyrë organizoheshin edhe festat në Campo Marzio.

Amfiteatri i ri u përurua me festime të mëdha që, siç thuhet, zgjatën njëqind ditë, me flijimin e mijëra egërsirave.

Struktura (189 metra gjatësi e boshtit të madh, 150 e boshtit të vogël dhe 48. 50 metra lartësi) mund të zinte 60 deri në 80 mijë vetë, që mund të hynin e të dilnin lirisht, përmes një sistemi të mirëstudiuar harqesh, shkallësh dhe hyrjesh, të njohura me emrin vomitoria. Në qendër të fasadës ishte tribuna perandorake, dy krahët e së cilës ishin të caktuara për gjykatësit, vestalet, të ftuarit e nderit etj. Hyrja ishte falas për të gjithë, kështu që vendi ku do të ulej spektatori nuk përcaktohej nga shuma që kishte paguar, por nga kategoria shoqërore, së cilës i përkiste: secilës kategori i rezervohej një nga pesë sektorët e zonës së quajtur ‘cave’.

Për ndërtimin e fasadës së ndërtesës u përdorën mbi 100 mijë metra kub tuf gëlqeror e 300 tonelata hekur, gjë që në shekujt e mëvonshëm, posaçërisht në mesjetë, bëri që amfiteatri të shfrytëzohej si minierë për të nxjerrë prej tij material të begatë ndërtimi.

Tri seritë e harkadave, që shihen ende sot, të ndërprera nga gjysëmkolona në tri stile kalsike (dorike, jonike e korintike), mbështeten mbi shtylla. Stili atik, të cilit i mungojnë vendet e hapura, ritmohet me zbukurime korintike. Ndërsa ishte ende në përdorim, maja e ndërtesës mbulohej nga velarium, një mbulesë pëlhure liri që i mbronte spektatorët nga dielli. Mbulimi me pëlhurë ishte një veprim tepër i vështirë, prandaj, për ta kryer, ishte caktuar në repart i posaçëm i marinës perandorake, vendosur në një kazermë aty pranë.

Sipas traditës, në këtë amfiteatër u martirizuan të krishterët e parë: fillimisht Koloseo u lidh me Mundimet e Krishtit nga Papa Benedikti XIV (1940 -1758), i cili ndërtoi rreth amfiteatrit 14 stacionet e Udhës së Kryqit. Fakti që Koloseo iu kushtua martirëve të krishterimit, kontribuoi për ta ruajtur një pjesë të mirë të amfiteatrit nga grabitjet e mëtejshme të lëndës dhe për të na e dorëzuar në të gjithë madhështinë e tij.

Koha e mesjetës

Koloseumi u shfrytëzua për qëllime të ndryshme gjatë kohës së mesjetës. Gjatë shekullit VI një kishë e vogël u ndërtua në hapësirën e brendshme. Arena e Koloseumit u shndërrua në varreza. Sipërfaqe të shumta të ndërtesës nën nivelet u shndërruan në shtëpi adhurimi të cilat kanë qenë të evidentuara deri në shekullin e XII. Rreth vitit 1200 familja Frangipani mbizotëroi Koloseumin dhe e fortifikoi, sigurisht duke e përdorur si kështjellë.

Disa dëmtime pësoi gjatë tërmetit të vitit 1349, duke shkaktuar rrënimin e pjesës jugore. Shumica e gurëve të rënë u shfrytëzuan për ndërtimin e vendeve, kishave, spitaleve si dhe ndërtesave të tjera edhe jashtë Romës. Paria fetare krishtere u vendos në pjesën e tretë veriore të Koloseumit rreth mesit të shekullit XIV duke qëndruar aty deri në vitet e hershme të shekullit XIX.

Ajo moderne

Gjatë shekullit XVI dhe XVII Popa Sixtus V (1585-1590) planifikoi të shëndërronte ndërtesën në fabrikë për përpunimin e leshit me qëllim ngritjen e punësimit dhe uljen e prostitucionit në Romë, por ky planifikim dështoi për shkak të vdekjes së tij. Në vitin 1671 Kardinal Altieri autorizoi përdorimin e tij për luftra mes demave. Reagimi publik ndikoi për mënjanimin e kësaj ideje.

Koloseumi sot është atraksioni më i madh turistik në Romë duke u vizituar nga miliona vizitorë nga e gjithë bota. Ky efekt ndikoi në realizimin e disa projekteve restauruese gjatë viteve 1993 dhe 2000, duke kushtuar rreth 40 miliard Lira Italiane ($19.3m / €20.6m në v.2000). Në vitet e mëvonshme u bë simbol ndërkomëtar kundër dënimit me vdekje, dënim që u largua nga Italia në vitin 1948. Disa demonstratat kundër dënimit me vdekje u mbajtën pikërisht para Koloseumit në vitin 2000.

Pagëzimi

Emri i Koloseumit gjatë kohës është besuar të jetë ndarë nga statuja kolosale e Neronit. Emri më pas u ndërrua në Coliseum gjatë kohës së mesjetës njohur edhe në Shqip, por Flavian Amphitheatre përgjithësisht është emër i pa njohur. Në Itali amfiteatri akoma njihet si il colosseo, dhe në gjuhët tjera romake njihet me emër të ngjashëm si le colisée (frëngjisht), el coliseo (spanjisht) dhe o coliseu (portugalisht). Koloseu është i dyti ne bote per nga shtrenjtësia e tij

Përshkrimi me gjuhën e shifrave të kësaj superstrukture

Koloseumi ka lartësi 48 metra (157 ft / 165 këmbë Romake), gjatësi 189 metra (615 ft / 640 këmbë Romake), dhe gjerësi 156 metra (510 ft / 528 këmbë Romake), me një shtrirje sipërfaqësore prej 6 hektarësh. Muri i tij i jashtëm origjinal arrin gjatësi 545 metra (1,788 ft / 1,835 këmbë Romake) dhe vlerësohet të ketë mbi 100,000 metra kub (3,531,466 ft³) guri ristalorë së bashku me 300 ton çelik.[2] Sidoqoftë, ka pësuar dëmtime të shumta gjatë shekujve, kështu që ka mbetur pjesa veriore akoma e ngritur. Dyqind e dyzetë (240) shtylla zbukuruese ishin të vendosura në majë të hatullave. Roli i tyre ishte mirmbajtja e strehës njohur si velarium, kjo mbronte spektatorët nga shiu dhe dielli.

Tags: a e dini seHistoriKujteseTradita
Previous Post

Prekja magjike e kubave të akullit në qafë, në pikën e quajtur Feng Fu

Next Post

Beteja e Spartës kundër Persisë, miti dhe historia e një lufte të përgjakshme

Next Post

Beteja e Spartës kundër Persisë, miti dhe historia e një lufte të përgjakshme

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj