Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Përshkrimore

Frederik Rreshpja, liriku që jetoi tragjikisht dhe mëkoi të hyjshmen e një shpirti delikat përmes kumtimit poetik

February 17, 2024
in Përshkrimore, Slider
108
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Liriku tragjik, Frederik Rreshpja, nuk është mes të gjallëve që prej 17 shkurtit 2006. Fryma e këtij gufi të stuhishëm u këput në dimrin e athët, duke ndalur së fërgëlluari ngulmin e atij shpirti të trazimt që rrekej të mbushte me boshllëk dhe vargje ditënetet e harrimit. Preludi i tij për në amshim ishte rrëshqitja si një hije padukshmërie që vishej me çdoditëshmërinë e zhurmshme prej së cilës ai ishte dorëhequr si i mundur. Në rrugën që silueta e tij e ngrënë, zvargej mundimshëm në përfytyrimin e një ikjeje që mbeti pezull si jehona e një zëri që askush nuk e dëgjoi. Në kafene, nën cohën e hollë të tymit të cigares dhe melodisë së zërit që i shuhej, ai mungon, sepse ai zgjodhi të ishte i përgjithmonshëm me poezinë e tij. E angësht është koha që kaplon ndërsa cekim ndër kujtime për të gjetur një fjalë a një mendim, një varg a një poezi. Pakkujt i beh në ëndje vetmia e tij. Ajo vetmi që përzihej në rrëmëtin e këtij qyteti, ku “dukej se e kishin sjellë përdhunshëm”.

Nuk kishte më fatkeq ndër ata që kanë rendur në kujtesën e kohës se sa ai. Megjithatë, kurrë nuk u ankua. Jetoi me dhimbjen dhe tragjiken si një marrëdhënie të vetme ekzistimi. Kësisoj u zhagit deri në atëkohjen që nuk kishte gëzim që ta gazmonte atë shpirt të shterrur nga dritat dhe ngjyrat, atë kurm të drobitur nga hekat dhe trazimi. E pakohë është e tashmja për ta ndjerë një mungim, një ikje që nuk mund të marrë gjithçka me vete. Iku edhe ai siç zgjodhën të ikin edhe shumë të tjerë, duke lënë, Frederik Rreshpjen.

Në këtë botë të rrethuar me mure, ngado me mure, të lartë e të trashë, Frederiku ndërtoi atë liri heroike si një titan nën peshën e fatit tragjik. Gufimi i zemëratës dhe trazimit, është tashmë fjala, poezia, vargu, është gjithçka përbën përpjekjen e tij prej një spartani. Si pakkush tjetër u lëshua potershëm në honin e vetmisë si në një përballje, e se ndali luftën përkundër asgjëje.

Përmes çdo akti të ndeshjes ai hyn e del me një solemnitet sfidues. Me kohën kundër dhe fatin thundër, në këtë kurm tragjik asgjë nuk reshti së provuari, së jetuari. Tashmë për të nuk kishte fushëbetejë tjetër veç asaj të jetës, më të cilën zgjodhi të ndeshej pa mësuar të sprapsej. Kësisoj, ngaherë nën qiellin kërcënues të së përditshmes që e bluante. Dhe vetmisë, vetmisë më të cilën ai jetoi. Asaj vetmie që e cyti si një zë nimfash. Ikën nga një detyresë Sizifi, për të përmbushur një tjetër. Gjithnjë duke mbajtur mbi supet tij që sa vinin e kërruseshin, atë gurë të stërmadh, të cilin nuk e lëshon derisa ta zërë përfundi. Sikur të mos mjaftohej e gjithë kjo mallkimiadë që u lëshua mbi të si mbi një heretik, edhe shëndeti u gjegj t’ia prishte ato pak orë gazmendi dhe hareje që ky vetmitar sgrapte tinëz vigjëlemit të fatit të keq. Nuk kishte vend pa lëngim dhe dhimbje në këtë shpirtë, në këtë kurm. Zemra e tij e etur për aromën e dehjes së një dashurie, sa herë që i qasej e kafshonte si natën e çerr vetëtima. Vetmia është vetanaku zotërim i këtij bohemi që përndiqet prej një lëngimit që e përgjon si kujdestari e ndëshkimit, shpagës për fajin që nuk e bëri kurrë fajtor. Ai ka kurajo ta shohë në sy këtë vetvete që mundimshëm ngjit Golgotën, të bisedojë me të, pa kërkuar as mëshirë e as pendesë. I pafaj dhe i pafat ai kacafytej me pengimin dhe mungimin për të kaluar në anën e tjetër të asaj vetvete të ëndërruar që kurrë nuk ju bë e tija. Sa kohë që hapat mundën t’i viheshin pas hapave, ai u përpoq. Përpjekja prej martiri thyen çdo normë e kanun. Ai është vetanak në gjithçka kumton jetësorja dhe eternia e krijimit. Krijimit, asaj bime që shpërtheu e u harlis në hovin e harbuar të atij shpirti që diti të mos jepej siç arriti në qiell të kërkonte dhe të gjente përmasën e lirisë dhe shpengimit. Yjet në netët e gjata të përgjimit të vetmisë llamburitin njësoj si diejt në ditët kur kjo krijesë hiqet zvarrë rrugëve të braktisura të një qyteti që mbeti i huaj për të. Megjithatë ai diç kërkon e gjen mes këtij terri e kësaj vetmie që e shenjtëroi. Rreket me po të njëjtin ngulm, jo aq për të fituar se sa për t’u hakmarrë. Bota, qyteti, miqtë, janë gjithë një interes i sipërfaqshëm, një nevojë e çasteve të arratisjes nga vetmia. Një mirëkuptim, dashamirësi dhe ngrohtësi e shtirur e mbikëqyr këtë nevojë, si një maskë të cilën ai e ka hequr dhe e ka vënë përballë dhe duke e shikuar me ëndje dhe kureshtim, pa mundur të gjejë shumëçka ndryshe.

Vitet, ditët, as orët nuk lejuan askënd të hyj në qerthullin e këtij fati që poeti Frederik Rreshpja është derdhur si një statujë në një kallëp tragjik. Përgjatë pjesës më të vetvetishme të jetës së tij si Fred, ai, flet, lufton, vuan në vetmi pa kërkuar një dorë t’i vetëtijë prekjen e beftë për të zgjuar tërbimin e atij gjaku që ka filluar që herët të mpikset. Ligjërimi i paqtë si i një apostulli, sado që gjen dëgjues, askujt nuk i drejtohet, askush nuk i kthen përgjigje, vetëm copëza bisedash pëshpëritin sa për të trazuar dekorin e ndejave kafeneve. Gjithçka që ndodh në tavolinat që notojnë në tymin e cigares është e avull, fluide, e pangjarë, veguese. Sepse ai vjen dhe shkon si një hije, e cila gjithnjë stoliset nga e njëjta veshje, një kostum që sfidon kohën, një kapele e vënë pa kujdes, një kravatë që është gjithnjë e anuar në jakën e një qafe që hollohet e hollohet, thahet e tretet.

E ashtu ishte dhe mbeti, deri në të mbramë të hapave. I tillë deri në atë vdekje që erdhi këtu e dhjetë vite të shkuara, ndoshta jo dhe aq për ta ndëshkuar se sa për ta paqtuar. Ai iku pa mundur t’i merrte atë që ai kishte krijuar për të mbetur ndër ne, si shkas ndërmëndjeje, adhurimi dhe pendimi. Ai la si testament një shpirt të skalitur me zjarr dhe dritë, atë dritë e zjarr, të cilat ndonëse nuk u bë kurrë e tijat, na i dhuroi në vargje. La një fat tragjik dhe një vetmi të përkorë, la tek ne të gjithë pak Frederik.

Ai erdhi i paftuar dhe mbeti i mirëpritur në ëndjen tonë me krijimin e tij, sublimen e tragjikes, shëmbëllimin, duke mbetur ndjenja më e thellë dhe vështrimi më i kjartë i kohës të cilën ai jetoi, i të mundshmes, i fatit pa fat.

Previous Post

OSHO: Kur them se nuk jam filozof kuptoj se i afrohem realitetit me zemër, jo me mendje

Next Post

Kupidi mishërimi i fuqisë jetëdhënëse që lindi nga kaosi fillestar 

Next Post

Kupidi mishërimi i fuqisë jetëdhënëse që lindi nga kaosi fillestar 

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Emily Dickinson, poetja që zgjodhi vetminë si shëlbim i shpirtit dhe e pranoi atë si një ndëshkim

Emily Dickinson, poetja që zgjodhi vetminë si shëlbim i shpirtit dhe e pranoi atë si një ndëshkim

May 15, 2025
Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

May 13, 2025
Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

May 12, 2025
Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

May 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj