Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Impresione

“Mëshira” drithëruese e Mikelanxhelo Buonarrotit, mishërimi i klasikes me natyralizmin

March 26, 2016
in Impresione
363
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Ajo është magjepsëse. Çdo nerv i këtij jetësimi të përshkon si një riardhje për të të ftuar në një rijetim që të përtërin, në një gjunjëzim që të lartëson në qiejt e meritimit të kësaj sakrifice.

I gjendur para saj mund ta rijetosh dhimbjen e një nëne, të hyjshmen e një flijimi për mëkatet tona, të ndritshmin çast të sprovës së dhimbjes, të ofertës së krijuesit, të çdo afrije tonën me atë që na pjesëmerr në aktin e ekzistimit të mbushur me dritë, me besim dhe me nevojën për të qenë të bindur në atë që u flijua për të shëlbyer shpirtrat tanë. Trupat tonë e përcjellin këtë çast me një peshë të rëndë detyrese dhe përkushtimi.

Dhe ja ku gjendemi te “Mëshira” (1498-1499). Ajo është një kryevepër e Mikelanxhelo Buonarroti, e vendosur në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan. Kjo është sprova zanafillore e kësaj tematike që do të pasohet në të pastajmen me të tjera shpërthime kushtruese të mjeshtrit. Asokohe statuja u bë për funeralin e një kardinali francez, por u zhvendos në vendndodhjen e tij aktuale, në shekullin e XVIII. Kjo punë shumë e famshme e artistit përshkruan trupin e Jezusit në prehërin e Marisë, pas kryqëzimit. Përveç mishërimit të themeltë biblik, “Mëshira” është një kriojim i rëndësishëm, pasi balancon idealet e bukurisë klasike të rilindjes me natyralizmin.

Struktura është piramidale, dhe kulmi përkon me kokën përgjysëm praruar të hyjlinëses Mari. Statuja zgjerohet progresivisht tek veshja e Marisë, në bazë, tek shkëmbi i Golgotës. Pamja është gati në një proporcion të saktë, duke e ditur sa e madhe është vështirësia e gdhendjes së një mashkulli plotësisht të rritur, i shtrirë me gjatësi të plote në prehrin e një gruaje. Pjesa më e madhe e trupit të Marisë është fshehur nga veshja e saj monumentale, kështu që marrëdhëniet e figurave duket krejt e natyrshme. Interpretimi i Michelagelos per “Mëshirën” ishte shumë i ndryshëm nga ai i bashkëkohësve. Ai gdhëndi një Mari të bukur dhe të re, në vend të Marisë të kredhur në mundime e në moshë të 50-tave, mosha reale. Shenjat e kryqëzimit janë davaritur qëllimshëm duke mëtuar si trajtim shprehës disa vrima të vogla gozhdësh dhe një plagë në një anë, të Jezusit. Fytyra e Krishtit nuk tregon shenja të vuajtjeve dhe torturave. Michelangelo nuk donte që versioni i tij i “Mëshirës” të përfaqësonte vdekjen. Simbolika e kumtuar kësisoj është krejtçfarë Mikelanxhelo kungoi përgjatë kalvarit të shugurimit të të shenjtërisë tokësore në art.

Mikelanxhelo Buonaroti në mbamendjen e brezave do të mbetet një akt i perëndishëm dhe një mantel misteri. Kjo ngase vetëm kësisoj shtresimet e brezave do të munden me e shpalu gjithherë petale pas petaleje dritim magjiplotë, me të cilin ai mbështolli veprën e tij.

Mikelangjelo e realizon këtë skulpturë midis viteve 1498 – 1499. Puna është e lartë 174 cm, e gjerë 195 cm dhe e thellë 69 cm.

Dinamizmi dhe butësia e linjave, paraqitja plastike e formës trupore dhe përthyerja e rrobës që e hyjnizon solemnitetin, bëjnë që kjo skulpturë të jetë një nga kryeveprat e autorit, një magji që na kalamend.

Ka një debat që vazhdon edhe sot mbi këtë skulpturë, që i përket kontradiktës midis nënës shumë të re dhe Jezusit në moshën 33-vjeçare, moshë që kishte kur Ai u kryqëzua. Shumë kritikë janë të mendimit se hyjëlindësja Mari, përfaqëson të renë e virgjër, simbolin ku kjo mbetet përjetësisht e re, ashtu siç ishte në përfytyrimin e Jezu Krishtit, ashtu siç është dhe duhet të mbetet një grua që është e zgjedhur të mbarset nga fryma e shenjutë, një grua që sjell në tokë vullnetin e shenjtë të krijuesit, një grua që ka hirin e hyut në gjithçka të sajën, ka përjetësinë.

AV

Previous Post

Andon Zako Çajupi, poeti dhe patrioti i shquar, satiristi i andshëm i kohëve tragjike

Next Post

Si evoluoi qëndrimi dhe trajtimi nga antikiteti deri sot i vetëvrasjes?

Next Post

Si evoluoi qëndrimi dhe trajtimi nga antikiteti deri sot i vetëvrasjes?

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0

Më 2 korrik 1990, kur zemërata zgjonte kurajon për të guxuar të sfidoje diktaturën

July 2, 2025
Milan Kundera mbi të drejtat e kafshëve dhe çfarë do të thotë në të vërtetë mirësia e vërtetë njerëzore

Milan Kundera mbi të drejtat e kafshëve dhe çfarë do të thotë në të vërtetë mirësia e vërtetë njerëzore

July 1, 2025
Artemisa B e Pireut, Hyjnesha e bronztë që sfidon shekujt, për të dëshmuar përsosmërinë e artit

Artemisa B e Pireut, Hyjnesha e bronztë që sfidon shekujt, për të dëshmuar përsosmërinë e artit

July 1, 2025
Ismail Kadare, një vit pa penën dhe gjenialitetin krijues, që nënshkroi me vepër përjetësinë

Ismail Kadare, një vit pa penën dhe gjenialitetin krijues, që nënshkroi me vepër përjetësinë

July 1, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj