Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home A e dini se?

Sot “Dita e fluturimit të njeriut në hapësirë”, dita e hapit të vogël të njeriut në zotërimin e universit

April 12, 2019
in A e dini se?
75
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

E themeluar nga OKB-ja, kremtohet sot “Dita e fluturimit të njeriut në hapësirë”, që të kujton fluturimin e Yuri Gagarinit, më 12 prill 1961, në orbitë.

E themeluar nga OKB-ja, kremtohet sot “Dita e fluturimit të njeriut në hapësirë”, që përkujton fluturimin në  orbitë të rusit Yuri Gagarin. Ishte 12 prilli i vitit 1961. Realizohej një ëndërr, ëndërruar që në thellësitë mitike të njerëzimit!

Miti i fluturimit të njeriut në hapësirë

Me fantazi, njeriu i parë pati flutuar që heret mes yjesh. Duke imituar zogjtë, pati krijuar një atë, Dedalin, njeriun e parë që prodhoi flatrat. Për t’ia ngjitur, pastaj, me dyll, të birit, Ikarit, që fluturoi i pari në hapësirë. Duke e paguar shtrenjt etjen e njeriut për fluturime. I pushtuar nga entuziazmi, e harroi porosinë për të mos iu afruar tepër diellit, që ia shkriu dyllin, me të cilin qenë ngjitur flatrat. E e bëri të binte pingul në det, i ndjekur nga mijëra sy zogjsh në fluturim. Por pasi kishte shuar një etje të paprovuar nga askush para tij.

Është pikërisht kjo ëndërr, e bërë realitet, në bazën e kremtimit të kësaj dite, kur ëndrrat e reja të njerëzimit ua kanë kaluar tepër edhe fantazive mitike. Bazat hënore, e kolonitë marciane, deri tek turizmi në hapësirë; këtë ëndrron sot njerëzimi, e po këtë kremton edhe Dita ndërkombëtare  2019 e fluturimit njerëzor në hapësirë, nën shenjën e ndryshimeve të mëdha në horizont.

Veprimtari festive në mbarë botën

Të shumta takimet, në mbarë botën, nga SHBA-të, në Sudan e Nepal, deri në Antarktide, ku janë mobilizuar amerikanet Palmer Station e South Pole. Dhjetra takime edhe në Evropë. Në Itali, Planetarët e Lecco-s  e të Cagliari-t, ia kushtojnë astronautëve, ngjarjet kremtore.

Përkujtohet fluturimi i njeriut të parë, Yuri Gagarin, në orbitë

E themeluar nga Kombet e Bashkuara, përmes zyrës së tyre për punët kozmike(Unoosa), Dita e fluturimit të njeriut në hapësirë kremton fluturimin e Yurit Gagarin i cili, më 12 prill 1961, ishte njeriu i parë, që arrinte në orbitë dhe e admironte Tokën, ashtu siç nuk kish mundur ta bëjë as njeriu mitik.

Po shoh tokën, rrethuar me mjegull

“Po shikoj tokën, mbështjellë me mjegull. Ndjehem mrekullisht mirë. Ç’bukuri mahnitëse!”. Këto, fjalët e para të Gagarinit nga hapësira, ku rrotullohej, në bord të kapsulës Vostok. Ishte fillimi i aventurës, nisur në bazën e asokohshme ruse Baikonur, në Kazakistan, prej nga edhe sot e kësaj dite vijojnë të nisen për fluturime edhe më të guximshme, anijet kozmike ruse Soyuz që, pas daljes nga skena të Space Shuttle amerikane, sot janë të vetmet, që mund të çojnë ekuqipazhe njerëzore në orbitë.

Anijet kozmike në fluturim, njëra pas tjetrës

Që asokohe nisi gara e pandërprerë për të zënë vendin e parë: më 18 mars 1965, sovjetiku Aleksej Leonov ishte njeriu i parë që shëtiste ndërmjet yjeve. Ndërsa më 20 korrik 1969, amerikani Neil Armstrong linte mbi trojet e Hënës, gjurmën e të famshmit “hap i vogël për njeriun, tejet i madh për njerëzimin”.

Shtëpia e parë njeriut mes yjesh

Në vitin 1971 njeriu pati edhe shtëpinë e parë ndër yje, me stacionin spacial sovjetik Saljut, pasuar nga dhjetë strehë të tjera yjore. Ëndërr, që nuk kishte guxuar ta ëndërrojë as njeriu mitik e që e realizoi Stacioni  spacial ndërkombëtar (i lindur nga bashkëpunimi ndërmjet Nasës, Rusisë, Evropës, Kanadasë e Japonisë si dhe kinezes Tianggong) i cili hyri në atmosferën e tokës, jashtë kontrollit, në agimin e Pashkës së vogël, duke rënë, për fat të mirë, mbi Oqeanin Paqësor. Tani sytë njerëzorë drejtohen nga e ardhmja edhe falë arritjes së sipërmarrjeve private, që bashkëpunojnë me Nasa-n e, pas fluturimeve tregtare, do t’i hapin portat turizmit në hapësirë. Ndërsa objektiva të tjera, ambicioze, i sjellin sytë drejt Hënës e Marsit.

SH. – Vatikan

 

Tags: Yuri Gagarin
Previous Post

Peneli në duart e një doktoreshe si mënyrë komunikimi përmes ngjyrës

Next Post

Samuel Beket, predikuesi i absurdit si formë çlirimi i njeriut nga plogështia dhe boshi

Next Post

Samuel Beket, predikuesi i absurdit si formë çlirimi i njeriut nga plogështia dhe boshi

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Emily Dickinson, poetja që zgjodhi vetminë si shëlbim i shpirtit dhe e pranoi atë si një ndëshkim

Emily Dickinson, poetja që zgjodhi vetminë si shëlbim i shpirtit dhe e pranoi atë si një ndëshkim

May 15, 2025
Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

May 13, 2025
Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

May 12, 2025
Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

May 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj