Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Histori

Përmbledhtaz disa kuriozitete për të madhin e të mëdhenjve, Aleksandrin e Madh

March 19, 2016
in Histori
204
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Të gjithë udhëheqësit, sunduesit, diktatorët dhe burrështetëst më të zotë të historisë së botës ishin dishepujt e tij. Ai ishte tashmë një emblemë e një sunduesi. Më i madhi i të mëdhenjve.  Është e tepërt ta themi që Aleksandri i madh i Maqedonisë është një nga figurat më të shquara të lashtësisë, i cili me bëmat dhe  veprimtarinë e tij gjeniale, solli ndryshime epokale. Lavdinë dhe bëmat e tij i lakmonin Jul Çezari, Pirrua i Epirit, Hanibali i Kartagjenës dhe më pas Napoleon Bonaparti. Ky gjeni, ky strateg, ky i përzgjedhur i fatit sigurisht që nuk ishte rastësisht në apogjeun e kohërave. Ai u mësua dhe u stërvit nga ati i filozofisë, u udhëhoq nga një instinkt lideri dhe triumfoi nga e drejta për të besuar.

1- Është stërvitur në filozofi nga Aristoteli.

Sa prej liderëve të historisë pohojnë se kanë pasur tutor një prej filozofëve më të mëdhenj? Prej të gjithë intelektualëve prestigjiozë të Akademisë së Athinës, babai i Aleksandrit zgjodhi Aristotelin 384-322 para Krishtit si instruktorin e djalit 13-vjeçar. Aristotelit, i cili kishte qenë student i Platonit, iu ofrua një shumë e mirë për të lëvizur në qytetin e Miezas, thellë në Maqedoni. Në tempullin e Nimfit ai mësoi gjeografi, zoologji, politikë dhe mjekësi.

2- I vuri emrin kalit Bucefalus.

Filipi bleu një kalë me emrin Bucefalus për 13 talenta (1 talent=27 kg ar), por kafsha e inatosur kishte frikë dhe nga hija e vet. Aleksandri vuri bast me të atin se do të hipte mbi kalin e rrezikshëm. Ai e ktheu Bucefalusin drejt diellit, në mënyrë që hija t’i binte prapa dhe u ngjit mbi të. Atëherë babai i tha: “Biri im, duhet të gjesh një mbretëri po aq të madhe sa ambiciet e tua. Maqedonia është e vogël për ty”. Kali i mbeti besnik deri në vdekje, në Pakistanin e tanishëm.

3- E mori fronin e babait pa mëshirë.

Babai i Aleksandrit u godit me thikë nga truprojat në vitin 336 para Krishtit, në një banket dasme. Disa mendojnë se Aleksandri fshihej pas vrasjes, madje detyroi Olimpian të vrasë beben e Filipit nga gruaja e fundit. Aleksandri shiti si skllevër 30 mijë banorë.

4- Perfeksionoi stilin ushtarak maqedonas, falangën.

I zhvilluar nga Filipi, falanga ishte një formacion i ngushtë ushtarësh, që me taktikën e tyre ishin të pathyeshëm.

5- Kaloi ngushticën Hellespont.

Pasi stabilizoi sundimin në Maqedoni dhe Greqi, Aleksandri hodhi vështrimin nga Azia dhe Perandoria Perse, që drejtohej nga Darius III. Me 60 anije, ai kali Hellespont-in, një ngushticë që ndan Evropën me Azinë, që tani quhet Dadanelles, në vitin 334 para Krishtit. Kur zbriti në breg, nguli shpatën në rërë dhe i deklaroi ato toka të tijat. Vizita e parë ishte për turizëm, në Trojë, pasi mbante nën jastëk Iliadën e Homerit.

6- Zgjodhi nyjën Gordione.

Sipas legjendës, Phrygian-ët, që jetonin në Turqinë qendrore të sotme, ishin thënë nga orakulli të bënin mbret njeriun e parë që do të shkonte në qytet me një qerre. Siç e donte fati, ky burrë ishte Gordius, një fshatar i varfër. Pas kurorëzimit, Gordiusi ia dedikoi qerren Zeusit dhe e lidhi në një shtyllë jashtë tempullit me lëvore thane që forcohej me kohën. Thuhej që kushdo që zgjidhte nyjën do të pushtonte Azinë. Aleksandrit nuk e la t’i shpëtonte një mundësi e tillë, por në pamundësi ta zgjidhte, e preu me shpatë nga inati. Që prej asaj dite, nyja Gordon është sinonim i një problemi të vështirë që kërkon një zgjidhje origjinale.

7- Thjesht hyjnor, biri i deklaruar i perëndive.

Pasi mundi persianët në betejën e Isusit, Aleksandri vendosi të hyjë në Egjipt, që ishte nën sundimin pers prej 200 vitesh. Egjiptianët i urrenin persianët për taksat e rënda dhe jotelarancën fetare. Ata e vajosën me kënaqësi Aleksandrin si faraon, duke nxitur një shkëmbim kulturor mes Greqisë dhe Egjiptit që zgjati 3 qind vjet. Në tempullin e Zeusit në Egjipt, priftërinjtë i thanë se ishte djali i Zeusit, gjë të cilën pavarësisht në e besonte apo jo, e përdori për avantazhin e tij.

8- Themeloi Aleksandrinë.

Përveç ngritjes së qyteteve, Aleksandri themeloi 20 të reja, duke i vënë emrin e tij. Më jetëgjata është Aleksandria në bregun e deltës së Nilit.

9- Mposhti persianët.

Prej më pak se një viti në Egjipt, Aleksandri vendosi të ndjekë perandorin pers, Darius III. Me një ushtri prej 47 mijë forcash përballë 200 mijë ushtarëve të Dariusit, Aleksandri ndau forcat perse. Dariusi shpëtoi me kalë, por u vra më vonë nga një prej burrave të tij.

10- E zgjeroi perandorinë në Indi.

Vizioni i tij në Azi përfundoi në pjesën tjetër të Indisë. Duke dashur të pushtojë kontinentin, ai i bindi ushtarët të marshonin në lindje. Malet i lodhën burrat e tij. Shpejt madhe nga ç’e kish imagjinuar. Atëherë mblodhi ushtrinë e tij dhe u kthye, por nga një tjetër rrugë dhe ky ishte gabimi i Aleksandrit. 15 mijë burra vdiqën nga uria dhe nxehtësia në shkretëtirën Gedrosan, më shumë nga ç’humbi në betejë. Udhëtimi bëri të vetën dhe në shëndetin e Aleksandrit. Në një banket në Babiloni, ai piu shumë dhe u sëmur, me siguri për shkak të malaries. Vdiq disa ditë më vonë në moshën 33-vjeçare.

11 – Në 15 vite pushtim Aleksandri nuk humbi kurrë një betejë.

Taktikat dhe strategjitë ushtarake të Aleksandrit të Madh janë ende të studiuara në akademitë e sotme ushtarake. Që nga fitorja e tij në moshën 18-vjeçare, Aleksandri fitoi reputacionin e të udhëhequrit të burrave të tij me një shpejtësi impresive. Pasi siguroi mbretërinë e tij në Greqi, në vitin 334, Aleksandri kaloi në Azi, ku shënoi një seri fitoresh përballë persianëve.

12– I vuri emrin e vet 70 qyteteve – një qyteti i vuri emrin e kalit të tij.

Aleksandri i përkujtonte pushtimet e tij duke themeluar dhjetëra qytete të cilat ishin nën emrin e Aleksandrisë. Më i famshmi nga këto, ishte ai buzë Nilit, që sot është qyteti i dytë më i madh i Egjiptit. Gjurmë të qyteteve aleksandriane shohim sot në Turqi, Iran, Afganistan, Taxhikistan e Pakistan. Në Indi ai themeloi qytetin Bucefala, që ia vuri emrin sipas kalit të tij të preferuar, i cili u plagos rëndë në beteja.

13 – Kur Aleksandri takoi Roksanën, ishte dashuri me shikim të parë.

Pas pushtimit spektakolar të vendit të quajtur Sogidan në vitin 327 para Krishtit, një fortesë e pathyeshme malore, 28-vjeçari Aleksandri po survejonte robërit e tij, kur i tërhoqi vëmendjen Roksana, një vajzë adoleshente. Më vonë, ai organizoi ceremoninë tradicionale dasmore, dhe pak muaj pas vdekjes së Aleksandrit, Roksansa solli në jetë djalin e tyre Aleksandri IV.

14 – Pasi mposhti persianët, Aleksandri filloi të vishej si ata.

Pas 6 vitesh luftë me perandorinë persiane në vitet 330 pas lindjes së Krishtit, Aleksandri arriti të pushtojë Persepolisin, një qendër e kulturës persiane. Pasi kuptoi se mënyra më e mirë për të ruajtur kontrollin ndaj persianëve, ishte të vepronte si ata. Aleksandri filloi të vishte shirita e brez, modë e persianëve, sa që tronditi kulturën maqedonase kur u kthye.

15 – Shkaqet e vdekjes së Aleksandrit mbeten një nga misteret më të mëdha të botës antike.

Në vitin 323 , Aleksandri i Madh u sëmur pas një gote me verë që piu gjatë një feste. Du javë më vonë, udhëheqësi 32 vjeçar vdiq. Duke qenë se babai i Aleksandrit u vra nga truproja i vet, dyshimet u ngritën nga ata që e rrethonin Aleksandrin për gjeneralin Antipater dhe djalin e tij Cassander,  i cili më vonë vrau gruan dhe djalin e Aleksandrit. Disa biografë kanë spekuluar se Aristoteli, që kishte lidhje me familjen Antipater, mund të jetë përfshirë. Ndërsa në kohët moderne, ekspertët mjekësorë kanë spekulluar se malaria dhe infeksioni në mushkëri mund të  kenë bërë që Aleksandri të humbte jetën.

Tags: a e dini seFigura të ndritunaFilozofiKujteseProfil
Previous Post

Nga Çezari te Konstandini i Ilirisë, 7 gjeneralët më të mëdhenj romakë

Next Post

Panxhar, karotë, mollë dhe limon, eliksiri i jetës

Next Post

Panxhar, karotë, mollë dhe limon, eliksiri i jetës

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Kur besimi bëhet zgjedhje e vështirë, një reflektim për masën e drejtë të dyshimit dhe vlerën njerëzore të papërsosmërisë

Kur besimi bëhet zgjedhje e vështirë, një reflektim për masën e drejtë të dyshimit dhe vlerën njerëzore të papërsosmërisë

May 10, 2025
Erich Fromm: “Fatet e pakënaqura janë shpesh rezultat i zgjedhjeve që nuk i kemi bërë kurrë.”

Erich Fromm: “Fatet e pakënaqura janë shpesh rezultat i zgjedhjeve që nuk i kemi bërë kurrë.”

May 10, 2025
“Froni i Fjalëve” ra me heshtjen e Noam Chomsky, duke ardhur kështu fundi i epokes së mendimit të ndritur

“Froni i Fjalëve” ra me heshtjen e Noam Chomsky, duke ardhur kështu fundi i epokes së mendimit të ndritur

May 10, 2025
Nëna dhe fëmija nën rrënojat e tërmetit apokaliptik në Messina, arti që e ruajti dhimbjen në shpirt

Nëna dhe fëmija nën rrënojat e tërmetit apokaliptik në Messina, arti që e ruajti dhimbjen në shpirt

May 8, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj