Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Dashuri

Kur dashuria mungon, shpirti u zbraz trupave zjarrin

February 27, 2019
in Dashuri
104
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Ndoshta ngjet shumë mizore ky definicion, por ballafaqimi me faktin është shumë më i pamëshirshëm. Fatkëqinj janë partnerët, por më e trishtë se çdo dhimbje që kafshon kurmet e dy krijesave që janë gati të bëjnë gjithçka për të merituar më shumë, është dashuria. Kjo ndjenjë hyjnore vjen, kokëulur, e nënshtruar dhe e përbaltur në altarin e dlirësisë dhe përkortjes. Askush nuk mund ta parandalojë këtë dimër të acartë. E vetmja gjë që i mbetet të bëjë është të përgatisin trupin dhe shpirtin për këtë ndëshkim. Intimiteti për ta është më pak se një një komunikim mes trupave që kërkojnë të gjejnë domosdonë e shkëmbimit mes gjithë kësaj zbraztësie që i gllabëron.
Dhe vjen një ditë që ata lodhen. Shpirtrat e tyre të drobitur nga nata e gjatë rebelohën. Kërkojnë dhe ia dalin në këpusin vargonjtë e kësaj robërie dhe nisen në një rrugë të gjatë dhe plot të papritura për të gjetur çfarë atyre u ishte mohuar. Sa më shumë që e tashmja e tyre lejon t’i shkulen mpleksjes prej atij tabani të ashpër, aq më shumë ngrohtësi i mbështjell kurmet e tyre të mermertë. Flenë dhe zgjohen ku gjithçka është e panjohur për ta. Toka e butë e vesa e njomë i ledh gjurmët e tyre të ndrojtur. Drita i shquan gjithnjë e më shumë, por dielli e ka të vështirë t’i ngrohë. Bari i njomë e aroma e luleve i thërret ata në një kopulim trupash e ngërthim forcash. Pijnë prej këtij nektari për të shuar një etje që veçse ndizet më keq. Preken, puthen, penetrojnë në njëri-tjetrin duke provuar çfarë është diçka që kurrë nuk i kishte lejuar të besonin dhe ndjenin. Dalldisja i merr përpara si përmbytja dy trungje të mbetur filliak. I merr dhe i flakë sa këndej andej në pafundësinë e një dëshirimi të epërm epshi dhe dashurie. Ata nuk e dinë se çfarë po ngjet, por diçka qiellore i ka marrë në krahë dhe i përkund. Shpesh frika se po jetojnë në ëndrra i zgjon, e ashtu të tromaksur u duhet pak kohë të përmenden.
Pas pak trupat e tyre nisin e dobësohen, ylli i këtij qilli nis të shuhet, duke i lënë vendin një terri pus dhe cingëritjen e acarit që u bie përsipër si një mantel mjegulle. Diçka e ka prishur këtë ceremoni llamburitëse ndijimesh dhe përjetimesh të ethshme epshi. Ata nuk duan të besojnë se ëndrra e tyre ishte kaq e shkurtër. Gjithçka që ngjet i shtyn të kthehen nga kanë ardhur. Ajo shpërbërje trajtash dhe zbrazje ngjyrash, terratisje hijesh dhe kafshim heshtjeje, i ngjet atij dëbimi prej Edenit biblik. Marrin trupat e zvargur e gjurmët që rrëshqahen dhe ikin atje ku dimrat janë të gjatë dhe natat mbrujtur në hijet më skërmitëse të territ. Ikin duke mbajtur të strukut thellë në zemrët e tyre të ngurtësuara shkëndijën e atij zjarri që u mësoi atyre se çfarë ishte dashuria, por nuk mundi dot t’i gatiste shpirtrat dhe kurmet e tyre për të jetuar dritshëm diellin e pasionit, dashurinë.

Tags: Albert VatajDashuriaEpshiFemraIntimitetiMashkulliPartneripasioniSeksi
Previous Post

Dashuria, një shpërblim hyjnor që nuk mund të peshohet apo matet me dhurata

Next Post

Dashuria është ajo që ne besojmë, është Zoti të cilit i flijojmë gjithçka tonën prej zjarri dhe drite

Next Post

Dashuria është ajo që ne besojmë, është Zoti të cilit i flijojmë gjithçka tonën prej zjarri dhe drite

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj