Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Nga jeta e korifejve

Lord Bajron: Në jetë zemra e njeriut thyhet, por edhe me zemër të thyer jetohet

April 19, 2018
in Nga jeta e korifejve
352
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Më 19 prill të vitit 1824, Lord Bajroni vdes në atë që tani është Greqi, ku kishte shkuar për të mbështetur luftën greke për pavarësi nga perandoria osmane. Edhe sot, ai konsiderohet si hero kombëtar grek. Historia e Bajronit ështe plot skandale, udhëtimet ekzotike; jeta e tij pompoze la përshtypje të thella, dhe emri i tij filloi të nënkuptojë njeriun e ndërlikuar; romantik, arrogant, të errët, cinik; shperthim krijues, shije intrigues në veshje, muzikë, dhe seksualitet, dinak i pabesë, i poshtër (të gjitha përmblidhen në fjalorin urban nën “byronic”. George Gordon Byron lindi në Aberdeen, Skoci, në vitin 1788. Këmba e çalë dhe mjedisi i varfër ia bënë të vështirë fëmijërinë, por në moshën 10 vjeçare Bajroni trashëgoi titullin Lord nga ungji i tij. Kjo i dha mundësi të dilte nga skamja, të shkonte në shkollë pastaj në Kolegjin Trinity, Kambrixh, ku u zhyt thellë në borxhe, në jetë të shthurur dhe marrëdhënie të pasionuar me gra e burra. Vëllimi i tij i parë i botuar me poezi, Orët e përtacisë (1807), u hodh poshtë nga kritika, sidomos në Skoci; dhe ne librin e tij të dytë, “English Bards and Scotch Reviewers” (1809), Bajroni sulmoi krijimtarinë dhe kritikën letrare angleze. Po atë vit, ai udhëtoi për në Portugali, Spanjë, dhe në Lindjen e Afërme për dy vjet. Përvojat e tij përfshihen në veprat e mëvonshme, si në “Childe Harold’s Pilgrimage” (1812 ), që i solli sukses të menjëhershëm në Angli; “u zgjova një mëngjes dhe e gjeta veten të famshëm”, do të shprehej Bajroni; dhe poezia, sjellja, moda, shijet e tij filluan të imitohehin gjerësisht. Më 1815, Bajron u martua me Anne Isabella Milbanke, dhe më 1816, çifti u bë me vajzë, Ada, e cila kur të rritej do të shquhej në fushën e matematikës, dhe sot konsiderohet nga disa si programuesja e parë e kompjuterit. Martesa nuk zgjati shumë dhe çifti Bajron u nda ligjërisht. Në këtë kohë, shpërthen skandali mbi incestin e dyshuar të Bajronit me gjysmë-motrën e tij, Augusta Leigh, dhe i përçmuar nga shoqëria, detyrohet për të largohet nga Anglia. Fillimisht u vendos në Zvicër, Gjenevë, afër poetit Percy Bysshe Shelley dhe gruas së tij, Mary Wollstonecraft Shelley. Atje, Bajroni përfshihet në marrëdhënie intime me motrën e gruas së Shellit, Claire Clairmont; nga kjo lidhje më janar 1817 lindi vajza tjetër e Bajronit, Allegra. Pas kësaj, Bajroni ikën në Venecia ku marrëdhënie të ngjashme nuk iu ndanë.

“Në fshehtësi u takuam –

Në heshtje u pikëllova,

Se një ditë do t’më harrosh,

Shpirti yt mund të mashtrohet.

Kur unë të dalë përpara

Pas viteve të gjata ,

Si duhet të përshëndes ty? –

Me heshtje dhe lot”

Në vitin 1819, ai u lidh me konteshën Tereza Guiccioli, gruaja e re e një konti të moshuar. Lord Bajron gjithashtu mbeti gjithmonë një mbështetës i zjarrtë i çështjeve të lirisë dhe pavarësisë kombëtare, duke mbështetur luftën greke për pavarësi. Ai u bashkua me kauzën e lirisë, udhëtoi e vizitoi Shqipërinë jugore, oborrin e Ali pashë Tepelenës, u takua me shqiptarë, arvanitas, qëndroi me suliotë, adhuroi zakonet, sjelljet, gjuhën, armët e veshjet, udhëhoqi stërvitjen e tyre në Missolongi, ku vdiq nga ethet, pak pas ditëlindjes së tij të 36-të. Bajroni jetoi ashtu siç shkroi ose anasjelltas: “Në jetë zemra e njeriut thyhet, por edhe me zemër të thyer jetohet”.

Astrit Lulushi

Tags: English Bards and Scotch ReviewersGeorge Gordon ByronLord Bajron
Previous Post

Dilema e pazgjidhur e Kullës së Babelit, e vërteta sipas Zanafillës apo «një përpjekje naive për të shpjeguar origjinën e kombeve»

Next Post

“Sinteza moderne” kombinon teorinë e Çarl Darvinit me gjenetikën dhe vëzhgimet e tij mbi evolucionin e species

Next Post

"Sinteza moderne" kombinon teorinë e Çarl Darvinit me gjenetikën dhe vëzhgimet e tij mbi evolucionin e species

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Nëna dhe fëmija nën rrënojat e tërmetit apokaliptik në Messina, arti që e ruajti dhimbjen në shpirt

Nëna dhe fëmija nën rrënojat e tërmetit apokaliptik në Messina, arti që e ruajti dhimbjen në shpirt

May 8, 2025
Ajo nuk është thjeshtë një grua, ajo mishëron fuqinë e feminitetit hyjnor

Ajo nuk është thjeshtë një grua, ajo mishëron fuqinë e feminitetit hyjnor

May 8, 2025
Al-Khwārizmī, dija që driti në shekullin IX, guri i themelit mbi të cilin qëndron qytetërimi digjital

Al-Khwārizmī, dija që driti në shekullin IX, guri i themelit mbi të cilin qëndron qytetërimi digjital

May 8, 2025
Kur talenti ngatërrohet me çrregullimin, historia e jashtëzakonshme e koreografes, Gillian Lynne

Kur talenti ngatërrohet me çrregullimin, historia e jashtëzakonshme e koreografes, Gillian Lynne

May 8, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj