Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Histori

Louis Dupré, piktori francez që takoi Ali Pashanë e shqiptarët e 1800-ës në penelin francez

February 16, 2018
in Histori
134
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest
Luan Rama

Louis Dupré, kishte kaluar disa vite si nxënës në atelierin parisian të skulptorit dhe piktorit Jacques-Louis David, autor i mjaft veprave mbi Napoleonin dhe më pas kishte fituar një bursë nga mbreti i Westfalisë, Jérôme Bonaparte për të shkuar në Romë, për ta përsosur artin e tij dhe për t’u njohur në thellësi me artin e “Rinascimento”-s italiane.

Madje, për një kohë ai do të ishte piktori zyrtar i këtij princi dhe do të pikturonte shumë tablo me portrete të tij, të dukëve të Burbonëve, të familjes princore d’Orléans, de Grammont etj., paraqitur me rastin e kurorëzimit të mbretit të Francës Charles X.

Deri në vitin 1818, datë kur do të nisej në udhëtim dhe Louis Dupré, Ali Pasha kishte fituar një famë internacionale, si një luftëtar i regjur e i sprovuar, një njeri mjaft inteligjent, duke u mbështetur herë tek rusët që kërkonin të vendosnin hegjemoninë e tyre në detin Jon e Egjé, herë me anglezët konkurrentë të francezëve në këto luftëra, e herë me francezët e kohës së Bonapartit dhe pas largimit të tij.

Përmes Bonapartit dhe oficerëve të shumtë që dërgoi ai në vitet e para të shekullit XIX arriti të organizonte ushtrinë e tij, artilerinë, fortifikimet e fortesave e kështjellave për të realizuar projektin e madh që ëndërronte prej kohësh për shkëputjen nga perandoria osmane dhe krijimin e një shteti të Epirit, duke bashkuar Shqipërinë me Greqinë.

Më 22 shkurt të atij viti, anija ngriti velat dhe u nis. Por deri sa të shkonin në Korfuz, ata u detyruan të ndalojnë në Bari e Brindizi, duke u penguar nga koha e keqe dhe kolera që kishte rënë në ato anë. Duke kaluar Adriatikun, ata iu afruan detit Jon dhe ja ku brigjet Akrokeraune nga Karaburuni gjer në Sarandë iu shfaq përpara syve. “E shtyrë nga erërat e freskëta, – shkruante ai në librin e tij, – anija jonë përshkonte detin e Jonit dhe nuk vonuam të hynim në kanalin e Korfuzit. Sytë tanë të etur për të parë vende të reja, shpejt zbuluan nga një anë lartësitë e Korfuzit të mbuluar nga ullinjtë dhe manaferrat dhe nga ana tjetër malet e Akrokerauneve me dëborën dhe ashpërsinë e tyre.

Ah që s’mund të pikturoja atë çka më ofronte natyra, ato pamje dhe shkëmbinj të pashkelur, shpesh të goditur nga rrufetë, atë det me shkumë që vinte e godiste plazhin e shkretë të Lukovës, atë horizont ngazëllyes, ato re plot ngjyra dhe ato mijëra të çara drite që krijoheshin nga dielli dhe hijet në qiell, mbi tokë dhe mbi ujë.

Por, shpejtësia e anijes nuk më lejoi të pikturoja diçka dhe unë veç vështroja tek humbisja njërën pas tjetrës pamje që na e paraqisnin aq poetikisht Greqinë…” .
Si të gjithë artistët, Dupré kërkoi menjëherë t’i vizatonte ato figura epike dhe dramatike dhe ata nuk kundërshtuan edhe pse qëndrimi i tyre ishte hijerëndë, pasi dukej se kishin mbetur të braktisur nga bota, njerëz pa shtëpitë dhe tokën e tyre. “Me të mbaruar vizatimin, – shtonte Dupré në librin e tij, – ia tregova atyre dy suljotëve, të cilët u dukën të habitur nga ngjashmëria e tyre me vizatimet. Por, ai që më shërbeu si model, më demonstrativ se kolegu tjetër, përmes gjesteve kërkoi të më dëshmojë kënaqësinë dhe habinë e tij. Papritur, duke hequr nga rripi i tij një lloj mbajtëse lapsi, ai shkroi anash portretit të tij disa fjalë greqishte që e nxita të m’i shpjegonte: ishte emri i tij dhe ai i vendlindjes së tij, Sulit, pra Foto i Sulit: “Ah, pyeta menjëherë, mos ishte ndonjë i familjes së foto Xhavellës të famshëm dhe të heroinës Mosko?…” .

Ato ditë në Athinë, kur do të merrte anijen në Pire, Dupre pati dhe një takim mjaft interesant për të cilin do të shkruante në kujtimet e tij e madje dhe do ta pikturonte, çka përbën një nga figurat më interesante të koleksionit të këtij udhëtimi të artistit francez: “… Sapo takova një tjetër trim, – shkruante ai, – ish- adjutantin e Marko Boçarit, i cili ishte dërguar në Pire dhe nga Pireu në Paris me rekomandimin e komitetit grek që të mjekonte plagët e rënda që ai mori në krah të Karaiskait si dhe plagët akoma më të rënda që e detyruan të dilte nga Misolongji para asaj dite fatale, ku gjithçka që mbeti në qytet, u mbulua nga shkatërrimi. Ky njeri quhej Vasil Gudha, i cili ishte tepër interesant për këdo që e shikonte dhe kur e pashë, mendova menjëherë se do ishte mirë ta gjenin atë figurë fisnike e mashkullore në koleksionin e pikturave të mia. Ai po përgatitej të kthehej në Greqi. Nuk i ka mbetur më asgjë nga kjo botë, por ai do ende të luftojë për atdheun e tij. Kishte një djalë që i kishte vdekur papritur në moshën katërvjeçare. Njëmbëdhjetë nga anëtarët e familjes së tij ia kthyen në skllevër. I kërkojnë 16 mijë piastra turke që t’ia lirojnë, por ky haraç është mbi mundësitë e tij…”.

Gjatë udhëtimit të tij në Shqipëri, Greqi dhe në Konstantinopojë, Dupré realizoi shumë vizatime me portrete ku më së shumti dallohet cikli i tij në sarajet e Ali Pashës, si dhe suljotët, të cilët ai i pikëtakoi në Korfuz. Kur ai i ekspozoi ato më vonë në sallonin e artit në Paris, kritika i priti në një mënyrë të shkëlqyer, pasi jo vetëm personazhet ishin vizatuar në një mënyrë të përsosur, por ato ishin të rrethuar dhe me një dritë të bardhë që dukej se mbizotëronte në peizazhet e Ballkanit, të brigjeve të Jonit. Më pas, një pjesë e litografive të tij me ngjyra u shpërndanë ndër koleksionistë të ndryshëm. Padyshim, më e njohura ishte ajo e Ali Pashës në barkë gjatë gjuetisë në liqenin e Butrintit, por ai ka pikturuar jo pak personazhe që e rrethonin Ali Pashën, siç ishin dhe mbajtësi i vulës së tij, apo portretet e familjarëve, ku krahë tyre ka vajza greke apo djelmoshë të bukur, që Ali Pasha kishte qejf t’i mbante pranë apo tipa popullorë, siç është dhe tabloja e një kasapi shqiptar. Vizatimet me ngjyra të bëra në Korfuz shprehin qartë karakterin e suljotëve të shpërngulur, që edhe pse të privuar nga trojet e tyre historike, përsëri qëndronin krenarë, burrërorë, të gatshëm për luftëra të reja, siç do të tregoheshin kur pak vjet më vonë do të binin kambanat e Revolucionit Grek.
Nga fondi i vizatimeve të Dupré-së gjatë këtij udhëtimi kemi autoportretin e tij, gjatë në pushimi apo vizatime në kalem si “Dy gra në një burim”, “Burimi i Kiatana”-së, “Meteoret”, “Drejt Thermopileve”, “Një rrugë e Athinës”, “Drekë tek vojvodi i Athinës”, “Portreti i Konstantin Kanaris”, “Virgjëresha e Thyamis”, “Një grua nga Livadhja”, etj., të cilat pasurojnë imazhet e këtij libri.

Louis Dupré vdiq shpejt, në moshën 48-vjeçare. Duke rishikuar veprën e tij pikturale, tablotë e dimensioneve të mëdha në vaj, portretet e shumta, akuarelet dhe litografitë që shoqëruan botimin e librit të tij me format të madh “Udhëtim në Athinë e Kostantinopojë”, e kupton se po të jetonte më gjatë, ky piktor do të krijonte vepra akoma më të shkëlqyera që do të mbeteshin në fondin e artë të pikturës orientale franceze të shekullit XIX.
Me shpirtin e tij të aventurës dhe të udhëtimit drejt botëve të tjera, ky artist do të ndiqte me siguri shembullin e një piktori të madh si Delacroix, i cili në Francë solli imazhet e një Magrebi të jashtëzakonshëm plot ngjyra e me figura mahnitëse. Sidoqoftë, për Shqipërinë dhe Greqinë, kontributi i Dupré-së është i jashtëzakonshëm, pasi ai na solli figurat heroike të suljotëve dhe tipin e shqiptarit të shekullit XIX, botën e pashallëkut të Janinës, figurat e arvanitasve apo imazhet e një dasme arvanitase, që nuk e gjejmë në piktorë të tjerë.
*Studiues

Tags: Louis Duprépiktori francez që takoi Ali Pashanë e shqiptarët e 1800-ës në penelin francez
Previous Post

Ja cilët janë dhjetë monumentet e letërsisë botërore të historive emblematike të dashurisë që sunduan kohërat

Next Post

Rilindja Demokratike, gazeta që vrau frikën. 17 dhjetor 1990 dita kur nisi fluturimin albatrosi i fjalës së lirë

Next Post

Rilindja Demokratike, gazeta që vrau frikën. 17 dhjetor 1990 dita kur nisi fluturimin albatrosi i fjalës së lirë

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj