Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Libra

“Fjalori i fotografisë” i Qerim Vrionit, fjalori që na shpërfaq të themeltë historinë e fotografisë

January 30, 2018
in Libra
398
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Ne të gjithë, sa vjen dhe e gjejmë veten të lidhur përmes disa fijesh të padukshme të një robërie moderne, asaj të fotografisë. Mundësia që ofron sot teknologjia ka shkurorëzuar zotërimet e fokusit të fotografëve, për ta zgjeruar këtë mbretërim të ëndjes, për të fiksuar gjithçka dhe kudo, pa e ndjerë asnjëherë të mjaftueshme çfarë është e jona. Pakkush nga ata që foton e kanë pasion, ose fotografia i është shndërruar në shprehi, kanë informacion mbi disa njohje që do të mundësonin dalje nga terri dijen e tyre për fotografinë. Ende më pak kanë dijeni se në libraritë e Tiranës, dhe jo vetëm, që nga viti 2013 gjendet “Fjalori i fotografisë”, një fjalor jo si gjithë të tjerët. Më shumë se një libër rutinor termash dhe përkufizimesh, ai është një udhërrëfyes që të grish për njohjen me misterin e fotografisë.

“Fjalori i fotografisë” i Qerim Vrionit është një qasje e nevojës që na mëkohet për të nëpërkaluar në thelbin e domethënies së fotos, historisë së saj, ngulmëtarëve dhe zelltarëve, pasionantëve  dhe “të çmendurve” të këtij dëshirimi shprehës të gjërave të rrokshme, të cilat duam ti ruajmë në shpërfaqjen e këtij zgjatimit të shqisave të të parit. Fotografia nuk është sy, por syri ynë saora është i sfiduar nga kujtesa e saj fokusuese, ajo e cila është shkoqur nga çasti që t’i përkasë së përgjithmonshmes.

“Fjalori i fotografisë” është fryt i një angazhimi dhe përkushtimi disavjeçar i Qerim Vrionit, i cili synonte përpilimin e një fjalori, ku do të përfshiheshin jo vetëm tema dhe gjini, rryma dhe drejtime artistike, procese e aparate fotografike, por vijimisht të evidentohej lidhja e tyre me fotografinë shqiptare. Në faqet e këtij libri gjejmë të përfshira gjithashtu edhe risitë e teknologjisë së pajisjeve fotografike digjitale, programe kompjuterike dhe internetit, duke përmbledhur në tërësinë e vet gjithçka që përfshin kuti teknologjik deri në botimin e fjalorit. Jo pa interes është edhe trajtimi i termave nga gjuhët e tjera dhe prurja me ekuivalentin shqip të tyre pa cenuar strukturalisht përmbajtësorin.

Qeriv Frioni në fund të “Fjalori i fotografisë” ka përfshirë dy shtojca, siç i quan ai; “Kronologjia” dhe “Fotografitë e librit”. Në këto brendandarje parakalojnë emrave  dhe të dhëna të fotografëve që përfshihen në këtë libër, gjithë ata që vepra e tyre është edhe vetë historia e fotografisë shqiptare, që nis me aparatin fotografik të Marubëve, vijon me etërit e fotografisë me ekpozitat, albumet dhe fotot ikonë, ata që janë ngulitur thellë në vetëdijen dhe kujtesën e gjeneratave, për të kulmuar më vazhduesit e kësja tradite. Përthelluar me rrugëtimin e ardhjes së kësaj magjie, që nga dijetari kinez Mo Ti, i cili duke parë projeksionin nëpërmjet një vrime të vogël pamjen e jashtë të murit të dhomës ka folur për dhomën e errët, që konsiderohet si elementi fillues i fotografisë. Ky ngulm daton rreth viti 500 p.e.r.. Për të vazhduar me filozofin grek, Aristotelin, i cili (përmes një dhomëze të errët) një kuti me vrimë të vogël arriti të shihte eklipsin e diellit. Dhe vazhdon kjo rrugë me Leonardo Da Vinçin, kimistin suedez Carl Vilhelm Scheele më 1777, William Henri Fox-Talbot, i cili më 1834 arriti të përngrijë në negativa në letër mostra botanike. Për të vijuar me Daguerr, John Harshel, Aleksandër s. Wolskot, Richard Beard, dhe një mori emrash që shënuan piketat e universit të fotografisë. Dhe vijon kjo galaksi me emrat e atyre që janë krenaria shqiptare e fotos, “Studio Marubi”, e çelur më 1856 në Shkodër nga Pietro Marubbi, priftin dhe ikonografin Jani Zengo, piktori Kol Idromeno, Kol Maca, Vani Burda, Kel Marubi, Petro Dhimitri, Kristaq Sotiri, Shan Pici, Thimi Raci, Jani Rustani, Mandi Koçi, Misto Cici, Geg Marubi, Gjon Mili, etj., etj. Lista e emrave dhe ngjarjeve fotografike është e gjatë, ndoshta jo tërësore, por e begatë. Autori është kujdesur të jetë korrekt në rendin kronologjik dhe përzgjedhës në përmbledhje.

Ajo që nuk do të neglizhoja të nënvizoj si të vleftë dhe dalluese, në “Fjalori i fotografisë” të Qerim Vrionit, është gjuha e pasur dhe leksiku i zgjedhur, korrektësia dhe thjeshtësia që të përfshijnë si në një ngasje për dije. Zakonisht fjalorët janë pa trajtesë dhe të shterur nga limfa e retorikës komunikuese, nga ajo magji që e na tërheq duke na kyçur brenda misterit. Për shkak të normës dhe rregullit standard, ata flasin kjartazi dhe shpojnë, por për Vrionin duket se rregulli i vetëm i krijimit të këtij fjalori është ta bëjë atë sa më të dëshirueshëm dhe më të afërt me lexuesin.

Ai tregon gjithçka për fotografinë duke kërkuar ta bëjë këtë një shkencë që vepron përmes një kodi strikt, por që përthithet si një lojë joshëse dhe zbavitëse. Fotografimi duke mos qenë më një pushtet vetëm i fotografëve profesionist, ka kërkuar dhe gjetur te secili aftësinë për të demonstruar si aftësi pozimi edhe fotografimi. Në këto kushte “Fjalori i fotografisë” dhe ky komunikim me lexuesin përmes shtjellimit të termave dhe informacionit, historisë dhe zhvillimit të fotografisë është një mënyrë pasurimi të asaj që deri dje ishte joshje dhe tani është pushtet. Sepse tashmë ne kemi në dorë zbërthimin e një rebusi, atij të fotos. Se nga vjen dhe çfarë e përbën atë që është fotografia, përngrirja pamorte i kujtesës. Kureshtia vërtetë mund të mos na ketë shqetësuar dhe sipërfaqja diturake të ketë qenë e mjaftueshme. Por përmes këtij libri, këtij, “Fjalori i fotografisë” ne mësojmë shumëçka nga ajo që nuk dinim dhe nga ato që do ta pasurorë pozitën tonë të njohjes dhe funksionimit të këtij procesi adhurues, këtij akti sublim të fokusit.

Në parathënien e librit, autori ndan me lexuesin atë që mund të quhet lajtmotiv i punës dhe përpjekjeve të tij për realizimin e këtij i, që është një shprehje e gjuhëtarit anglez, Samuel Johnson, sipas të cilit: Fjalorët janë si orët, më i keqi është më i mirë se asgjëja dhe, nga më i miri, mos prit kurrë të jetë krejt i përpiktë”. Kësisoj ai pranon se kjo punë mund të mos jetë e përsosur, por ama mbetet një sfidë. Të tjerë mund ta pasurojnë këtë fjalor, por duke e patur këtë mund dhe punë të shteruar në “Fjalori i fotografisë”, si një referim të themeltë. Sepse të gjithë veprat e përkushtimit dhe pasionit fshehin në thelbin e tyre lëndën pasurore të një vlere që është fillimi i një rrugëtimi.

Tags: Albert VatajAleksandër s. WolskotAristoteliCarl Vilhelm Scheele më 1777DaguerrFjalori i fotografisëGeg MarubiGjon MiliJani RustaniJohn HarshelKel MarubiKol MacaKristaq SotiriLeonardo Da VinçinMandi KoçiMisto CiciPetro DhimitriQerim VrionitRichard BeardShan PiciThimi RaciVani BurdaWilliam Henri Fox-Talbot
Previous Post

Mahatma Gandi: E kam adhuruar femrën si mishërim i gjallë i shpirtit të shërbimit dhe sakrificës

Next Post

Edison Gjergo, piktori që theu rregullat e soc-realizmit, i kurajshmi dhe sakrifikuesi i penelit

Next Post

Edison Gjergo, piktori që theu rregullat e soc-realizmit, i kurajshmi dhe sakrifikuesi i penelit

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj