Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Impresione

Tue u përshku prej drithërimës ngjethëse t’nji zemre t’përmallshme, qi kungon shëlbim tue mylmue shpirtje

August 29, 2017
in Impresione, Të përzgjedhurat
28
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

I jam rikthye shpesh shum’ gjanave, kjo jo për ndonji arsye brendatekstuale t’materialit, por thjesht për nji nevoj ngutëse qi na ribjen te gjendjet qi ka ngujue koha brenda nesh.

Jan’ t’pakta njato bubrrime t’cilave u kthehem për me i rilexu dhe me i rijetu, jo aq me zbulu ndonjë sekret apo me deshifru ndonjë kod ligjërimi, por thjesht me provu se sa thell mundet me depërtu nji gja e mrume shpirtnisht dhe e kallzume me nji delikatesë dhe thjeshtësi adhuruese, siç ka mujt me e gatue n’vorbën e vet t’shpirtjes, Albina J. Gjergji, n’copzën: “Kam pas’ njohtë nji nanë, që sa herë i kjante zemra merrte rrugën për n’Kishë”.

Përmes nji kumtimi t’cillin s’po muj me e klasifiku nëse i përket mirfilli narracionit klasik po nji proze poetike t’sejdisun me do element estetik dhe nji gegnishte kënduese, Albina Gjergji ka cek njaty ku mundet me përshku, drithërima ngjethëse e nji zani t’përmallëm kallzimi, ai për nanën, shejtnoren e përvujtnis.

Mundem me than se kjo copëz spariherë asht nji elegji për nanën, njat nan’ t’braktisun ndoshta prej gjithçkahet, por jo prej besimit, nji force e cilla shndrrohej në sprova shejtnije qi munden me zan vend n’krahnorin e një gjoksi qi asht gati me gjëmu, por njat za ankimtar, njat pezëm idhnak lyp me i’a than veç vedit, pa dasht me e nda me tjetërkend, anipse mes tan njatyne syve, asht nji pal sy qi ngulmon me kap fillin e kësaj epike e me te me thur nji cohë kallzimi, qi mundet me na shërby boll mir’ me mshtjell kujtimet e dhimbshme qi na majn lidhun me nanat, me përvujtninë e përulsinë, përkushtimin dhe dashtuninë, më t’cilla ata naltsun veprën e tyne dhe shejtnun nanën.

Tash… qe ku e keni zemrën e nji nane, në tehun shndritës t’nji pene t’zashme kungimi

 

“Kam pas’ njohtë nji nanë, që sa herë i kjante zemra merrte rrugën për n’Kishë”

 

Para shumë vitesh,

domethanë jo fort fort larg në kohë,

por bash atëherë kur kamba m’shpohej ma thellë se shpirti sot,

kam pas’ njohtë nji nanë, që sa herë i kjante zemra merrte rrugën për n’Kishe.

Avit’te derën e Kullës s’vjetër, fshihte flokët poshtë shamisë s’zezë e mbasi u kish’ thanë “si keni njeh” kojshive, ngulte e shkulte shkopin e pleqnisë në tokë.

Kur mbas gardhit – sebep shekullor sherrnajash – nigjoja “trokun” e saj e dijsha që ishte ajo e me vrapin e fëmijës gjeja bírë me i pa sytë. Ato sy që, kur isha e vogël më dukeshin tipari ma i vështirë “me u ba për vedi”.

E shihja me rruzare n’dorë, e mbasi me kishte pikasë, më qeshte pa ndërpre pesë “T’falem o Mari” e po aq “Shenjtja Mari”.

Kishën unë e kam pas gjithmonë afër shpisë, por s’e di pse gjithmonë mbrrijsha e fundit n’meshë.

Mbasi zija vend tek “bangat” e korit e mbasi me shikim të piskum’ më kritikonte prifti, ktheja krytin kah “nana” me shami të zezë.

Ju betohem, ajo nuk ishte nanë e zakonshme…

Ndryshe prej tjerave që, si “majmunët imitues” përsërisnin veprimet e priftit (që nji Zot e di prej ç’kontinenti kishte mbërritë në tokën teme me na “shpëtu”)… ajo nuk e bante kyt gja, por shkonte e ulej poshtë g’jujve të Krishtit e i fliste drejtpërdrejtë Atij me sytë kah qielli.

Çonte durt nàlt e sa ma fort binte kumona, aq ma maraz e dhimbje i lexoje ndër rrudha.

Në Dong-un e parë të kumonës i shihje përshpirtje n’portret, me t’thanë mendja se ishte taku me Atë që nji ditë te tanë supozohet se do i japim llogari.

Në atë përballje dukej se mbaronte idhnimi e fillonte pranimi!

Në Dong-un e dytë, ishte ma e vendosun në Lutje. Me shumë gjasë kërkesa e dërgume për Nalt ishte e kjartë: “Më merr”!

Kryqet në shpinë dhimbnin njisoj, sikurse Nanës s’Ténzot, po ashtu edhe kësaj Nane me lot..

Në Dong-un e tretë, me g’jujt e skuqun e kurrizin e tkurrun nana me shami të zezë “zbriste” në tokë e me kuletën prej pece që i varej n’brez zadrimoresh merrte rrugën për n’lagjen e heshtun. Aty ku e priste nji shpi përplot fotografi… me fëmijë,

fotografi…me fëmijë,

fotografi… me fëmijë!!!

N’emën t’Atit, t’Birit e t’Shpirtit Shenjt!

Para shumë vitesh,

domethanë jo fort fort larg në kohë,

por bash atëherë kur kamba m’shpohej ma thellë se shpirti sot

kam pas’ njohtë nji nanë, që sa herë i kjante zemra merrte rrugën për n’Kishë.

N’atë Kishë dikur shkonte bashkë me fëmijët,

të cilët sot.. nuk i ka ma!

“Nanë”, a beson (h)alâ?

(albina gjergji – #repost_janar_2017)

Tags: Albert VatajAlbina Gjergji
Previous Post

Moikom Zeqo: Migjeni pa pasardhës, si i vetmi ekspresionist shqiptar 

Next Post

Luciano Pavarotti, zëri i fuqishëm i një epoke, tenori që magjepsi gjeneratat

Next Post

Luciano Pavarotti, zëri i fuqishëm i një epoke, tenori që magjepsi gjeneratat

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
“Dorëzimi i kalasë së Moresë gjeneralit francez, Nicolas Joseph Maison”, historia në pikturë

“Dorëzimi i kalasë së Moresë gjeneralit francez, Nicolas Joseph Maison”, historia në pikturë

July 12, 2025
Fëmijët në thasë leshi dhe tabela “Në Shitje”, një plagë ngjethëse në ndërgjegjen e Europës së pasluftës

Fëmijët në thasë leshi dhe tabela “Në Shitje”, një plagë ngjethëse në ndërgjegjen e Europës së pasluftës

July 11, 2025
Karrigia e Qetësimit, anatomia e një dëshmie mbi dhimbjen dhe pushtetin si një tentativë drejt trajtimit psikiatrik

Karrigia e Qetësimit, anatomia e një dëshmie mbi dhimbjen dhe pushtetin si një tentativë drejt trajtimit psikiatrik

July 7, 2025
“Seksi që në agimet e tij”, një libër që hedh dritë atje ku për shekuj është kultivuar verbëria

“Seksi që në agimet e tij”, një libër që hedh dritë atje ku për shekuj është kultivuar verbëria

July 6, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj