Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Figura të ndrituna

Dustin Hoffman, djali i një mobileshitësi hebre që u bë ylli i heshtur i kinemasë

August 8, 2017
in Figura të ndrituna
44
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Dustin Hoffman, aktori dhe regjisori amerikan feston një karrierë si një yll filmi që i dha atij dy çmime Oscar dhe admirimin e kritikës për aftësinë e jashtëzakonshme për të luajtur role shumë të ndryshme me të njëjtin pasion dhe me perfeksionizmin e tij karakteristik. I lindur në Los Angeles më 8 gusht, 1937, Hoffman ka arritur suksesin në moshën 30-vjeçare me filmin e famshëm, “The Graduate” (1967). Me origjinë hebre-rumune, familjes Hoffman iu desh të largohej nga territoret e Ukrainës si rezultat i masakrave anti-semite të bolshevizmit për të arritur Amerikën. Babai i tij Harry, një shitës mobiljesh, i cili më parë krijonte skenografi për Columbia Pictures dhe nëna Lillian Gold, një pianiste xhazi, vendosën ta quajnë djalin me të njëjtin emër të Dustin Farnum, ylli i heshtur i kinemasë: një lloj shenjë, atëherë, që sigurisht i ka sjellë fat Hoffman, i cili në moshën 78 vjeçare mësoi për origjinën e tij të Evropës lindore.

Pas fillimit të studimeve të tij në Mjekësi, Hoffman vendosi të braktisë kurset universitare për të tentuar fatin në Nju Jork, me qëllimin për t’u bërë aktor: pas dy refuzimeve radhazi ai arrin të futtet në “Actors Studio”, që si nxënës kishte talente si Robert De Niro, Al Pacino, Marilyn Monroe dhe Jane Fonda. Në vitet ‘60 ai interpretoi në Teatrin “Off Broadway” dhe arrin të marrë pjesë të vogla në filma televizive. Për të janë vite të vështira: fle në dyshmenë e kuzhinës së koleges Gene Hackman dhe e ndan qeranë me Robert Duvall, i cili gjithashtu ishte i vendosur për t’u bërë aktor. Në vitin 1967 vjen përparimi i madh: regjisori Mike Nichols, i cili kishte vënë re recitimin e shkëlqyer të Hoffman në komedinë “Eh?”, po kërkonte protagonistin për filimin “Laureati”.

Dustin e mëson nga Mel Brooks, fqinji dhe burri i Anne Bancroft, me atë që do të bëhej ikonë e atij filmi. Filmi merr të gjithë lëvdatat e kritikës, falë edhe kolonës zanore të Simon & Garfunkel dhe çon drejt kandidaturës së protagonistit për çmimin Oscar dhe Golden Globe: një yll ka lindur. E të mendosh që Hoffman e mori provimin duke kaluar emra si Harrison Ford, Warren Beatty, Steve McQueen. Edhe Robert Redford u eleminua pasi konsiderohej shumë i bukur për rolin e Benjamin, të sapodiplomuarit njëzetëvjeçar (Hoffman në atë kohë ishte 30 vjeç) që ndihej në siklet përballë të bukurës Mrs. Robinson, pra Anne Bancroft që ishte 36 vjeç dhe duhet të interpretonte një grua në moshën 45 vjeçare.

Që atëherë janë 50 vjet të një karriere vezulluese, e shënuar nga interpretimet mjeshtërore që kanë mbetur në historinë e kinemasë: është Ratso Rizzo, çalamani që vuante nga tuberkulozi, në “Midnight Cowboy” (1969); interpreton Jack Crabb në “Little Big Man” (1970); bëhet komediani Lenny Bruce në “Lenny” (1974); në “All Presidenti Burra” (1976), një thriller politik që tregon skandalin ëatergate për Nixon, është gazetari Carl Bernstein dhe Bob Woodward është Robert Redford; merr Oskarin si aktorin më i mirë për punën e tij në “Kramer contro Kramer” (1979), ku interpreton rolin e Ted, një baba i papunë, ish ekzekutiv reklamash që gjendet i vetëm me djalin e tij, pasi gruaja u largua nga çatia martesore.

Edhe në vitet ‘80 Hoffman konfirmon dhuntinë e tij natyrore për të recitimin: në komedinë e jashtëzakonshme “Tootsie” (1982) është aktori i teatrit Michael Dorsey, i cili bëhet Dorothy Michaels kur vishet si një grua për të marrë rolin e drejtorit të spitalit në filmin “Southwest General”, në “Rain Man” (1988), fitues në mbledhjen e të ardhurave, interpreton Raymond Babbitt, një njeri që vuan nga sindroma Savant, vëllai më i madh i Charlie (Tom Cruise). Për filmin e fundit merr Oskarin e dytë si aktori më i mirë. Në vitin 1996 merr Luanin e Artë për karrierën së bashku me Robert Altman, Vittorio Gassman dhe Michele Morgan, ndërsa disa vite më parë, në vitin 1991, ai luajti si Captain Hook në “Hook”, përrallë e risjellë nga Steven Spielberg. Në vitin 1995, me Rene Russo dhe Morgan Freeman, merr pjesë në filmin “Virus letale”, në rolin e kolonelit të ushtrisë dhe kërkuesit Sam Daniels, dhe dy vjet më vonë ai luajti në “Sesso & potere”, ku në cilësinë e prodhuesit të Hollywood, Stanley Motss është thirrur për të kryer një skenë të një lufte të rremë në Shqipëri në emër të presidentit amerikan. Hoffman nuk e ka përçmuar kinemanë evropiane: në vitin 1972, me ftesë të drejtorit Pietro Germi, arrin në Itali për të interpretuar në “Alfredo, Alfredo” me Stefania Sandrelli. Filmi fitoi David di Donatello për filmin më të mirë italian të vitit. I filmuar në Marche, ato vende mbetën gjithmonë në zemrën e aktorit, saqë u ofrua për një spot publicitar kushtuar bukurive të këtij rajoni. Dustin, megjithatë, ka marrë titullin “Qyetetar i Nderit”, të Ascoli Piceno dhe bleu një vilë në Barcaglione midis Ankonës dhe qytetit të Falconara. Përpjekja e tij e fundit me shije italiane është roli i Giovanni de Medici gjatë sezonit të serisë hit “I Medici”. Duke u kthyer te ditëlindja e tij, ylli amerikan që në vitin 2012, në moshën 75 vjeç, ka kaluar për herë të parë pas kamerës për të drejtuar “Quartet”, vendosi për të festuar privatisht dhe në qetësi me familjen e tij, të përbërë nga gruaja e tij, Lisa Gottsegen dhe katër fëmijët që ka me të; bashkimi i tyre mbetet i palëkundur që nga vitet ‘80. Më parë, aktori ishte i martuar nga 1969 në 1980 me aktoren Anne Byrne, e cila i dha atij dy djem, si dhe një të adoptuar. /Tgcom24/

Tags: AktoriDustin HoffmanRegjisori
Previous Post

Sot do të tregoj se ku gjendet forca jote…. Une besoj tek une…. Po ti?!!!

Next Post

Hermann Hesse, feniksi i letërsisë gjermane, ai që besonte se: Jeta e çdonjërit është rruga për tek vetja

Next Post

Hermann Hesse, feniksi i letërsisë gjermane, ai që besonte se: Jeta e çdonjërit është rruga për tek vetja

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj