Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Pikturë

Emil Nolde, zdrukthtari që u bë piktor, hitleriani që u linçua nga nazistët si “artist i degjeneruar”

August 4, 2017
in Pikturë
263
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

E gjithë jeta e tij është e përshkuar nga ngjarje, të cilat e lënduan, por nuk ndikuan në personalitetin e tij krijues. Në 150 vjetorin e Lindjes, piktori gjerman, Emil Nolde rivjen për të rrëmuar në kujtesën e kohës dhe për të hedhur një vështrim mbi atë që përbën testamentin e tij artistik, por dhe vlerat përmes të cilave piktura është promovuar, është përfaqësuar, është kumtuar nga ky shpirt i trazuar.

Emil Nolde  u lind më 7 gusht 1867  dhe u shua më 13 prill 1956. Ai ishte një nga të parë ekspresionist të shkollës “Die Brücke”. Me të nis gjithashtu trajtimi i bojrave të vajit dhe akuarelit të toneve të forta. Është fjala për shekullin e hoveve të stuhishme, shekullin XX.

Ndonëse i ktheu shpinën jetës në fshat, peizazhet me temë nga fshati e bënë Emil Nolden të famshëm. Piktori ekspresionist qe shumë modern për nazistët.

“Çdo ngjyrë ka shpirtin e vet”, thoshte Emil Nolde, një nga ekspresionistët më të famshëm gjermanë. Kjo ide mishërohet edhe në veprat e tij.

Ngjyrat e tij të bëjnë përshtypje edhe sot. Pavarësisht nëse ai pikturonte lule të kuqe gjak në qiell, liqene dhe male blu apo fusha në ngjyrë të ndritshme portokalli para një sfondi lejla – veprat e tij janë një eksplorim intensiv i nuancave, ngjyrave dhe ndjenjave.

Jeta e tij ishte pa dyshim po me aq shumë ngjyra. Ai lindi më 7 gusht 1867 si Emil Hansen në një familje fshatare në Nolde. Sot kjo zonë i takon Danimarkës, por asokohe i përkiste Prusisë. Ai nuk ishte i interesuar që të trashëgonte fermën e prindërve – edhe pse kur qe në moshë të madhe dhe në veprat e tij trajton kryesisht tema nga fshati.

Fillimisht Emil Nolde mësoi zanatin e zdrukthtarit dhe drupunuesit, dhe punoi ndër të tjera në fabrika mobiljesh. Pas disa vitesh ai donte të studionte në Akademinë e  Arteve në Mynih, por akademia e refuzoi. Për këtë shkak ai shkoi në Dachau dhe më pas në Paris ku pati sukses dhe ku ia njohën talentin.

Në vitin 1906 ai u bashkua me grupin artistik gjerman “Die Brücke”. Ky kolektiv artistësh ekspresionist u themelua në vitin 1905 nga studentët e arkitekturës Fritz Bleyl, Erich Heckel, Ernst Ludëig Kirchner dhe Karl Schmidt-Rottluff në Dresden. Tipike të këtij grupi ishin vizatimet e papërpunuara, ngjyrat radikale dhe abstraksioni i plotë.

Një vit më vonë, Nolde u largua nga ky grup, sepse si krijues kishte nevojë për vetmi. Simpatizues i Hitlerit i përbuzur për veprat e tij nga regjimi. Megjithëse Nolde ishte i mendimit se arti qëndron mbi fenë dhe racën, ai ishte një simpatizues i zjarrtë i Hitlerit dhe i ideologjisë nacional-socialiste.

Por edhe pse nazistë të spikatur si Joseph Goebbels ose Fritz Hippler i vlerësonin veprat e artit të Noldes, kjo nuk e ndihmoi atë. Nacional-socialistët  e cilësuan artin e tij si “të degjeneruar”. Mbi një mijë vepra të Noldes u konfiskuan dhe 48 prej tyre u shfaqën në ekspozitën “Art i degjeneruar” në Mynih. Po ashtu atij, sikurse dhe shumë ekspresionistëve të tjerë, iu ndalua që të ushtronte profesionin, sepse veprat e tyre ishin shumë moderne për artin shtetëror monumental-klasicist të nazistëve.

Pas Luftës së Dytë Botërore ai vazhdoi punën si piktor dhe para vdekjes në vitin 1956, Nolde u rehabilitua dhe në vitin 1952 u nderua me Urdhrin Gjerman “Pour le Mérite”.

Tags: Emil Noldehitleriani që u linçua nga nazistët si "artist i degjeneruar"zdrukthtari që u bë piktor
Previous Post

Pse Shkodra duhet bërë kryeqytet i Shqipërisë, çfarë përmban telegrami drejtuar Princ Vidit, publikuar në gazetën franceze më 8 marsit 1914

Next Post

Sot do të tregoj se ku gjendet forca jote…. Une besoj tek une…. Po ti?!!!

Next Post

Sot do të tregoj se ku gjendet forca jote.... Une besoj tek une.... Po ti?!!!

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Pierre Reverdy: Çfarë është poezia? Poezia është honi i hapur i realitetit të dëshiruar që na mungon

Pierre Reverdy: Çfarë është poezia? Poezia është honi i hapur i realitetit të dëshiruar që na mungon

June 17, 2025
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj