Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Figura të ndrituna

Luçie Miloti, “Bilbili me zë kristalor”, legjitimja e krenarisë dhe mburrjes së gjeneratave për këtë vlerë

May 11, 2017
in Figura të ndrituna
119
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Kur cekim emrin, Luçie Miloti, nuk mund të mos përfshihesh nga ndjesia e një krenarie, legjitimiteti i së cilës është në atë çfarë ajo dhe shumë personalitete të artit dhe kulturës dhanë për të bërë emrin dhe veprën e tyre të pavdekshme, gjithashtu për të lënë gjeneratave një pasuri të paçmuar.

Në Rumani e cilësuan si “Bilbili me zë kristalor”, ndërsa në  Bullgari ajo meritoi vlerësimin si “Bilbili i Ballkanit”. Një karrierë e bollshme në një kohëzgjatje të pamjaftueshme për të dhënë më shumë, për shkak të barrierës që i ngriti sëmundja, e cila e ndau nga kënga, por nuk mundi ta shqiste nga kujtesa jonë për të.

Shkodra, së cilës i përket, Tirana, së cilës i dha, Shqipëria, të cilën e përfaqësoi denjësisht në skenar botërore, i janë mirënjohës vlerave që skaliti ky zë dhe ky shpirt, ky përkushtim dhe kjo ëndje përjetësimi në të përgjithmonshmen e adhurimit të këngës dhe muzikës si një besim.

Luçie Miloti lindi më 11 maj 1930 në Shkodër, Shqipëri; vdiq më maj 2006 në Tiranë, Shqipëri – këngëtare shqiptare.

Luçie Miloti lindi në një familje me tradita muzikore. Për herë të parë ka dalë në skenë në moshën 12-vjeçare dhe çuditi spektatorët shkodranë duke kënduar përkrah me Bik Ndojën, File Gjeloshin, Pjetër Gjergjin etj. Rruga e saj artistike do të niste në Radion e Shkodrës dhe më pas do të angazhohej në shtëpinë e Kulturës të qytetit të Shkodrës, nën dirigjimin e Prêng Jakovës. Më 1946, në moshën 16- vjeçare vjen në Tiranë, ku fillon karriera e saj si në skenat kryesore të vendit, ashtu dhe në festivalet kombëtare dhe ndërkombëtare. Transferimi i familjes në vitin 1946 do ta afronte në jetën artistike kryeqytetase. Ai që krijoi figurën e saj të plotë si këngëtare është profesori i saj, Pavlin Pali. Fillimisht emërohet si soliste në Radio Tirana nën drejtimin e Paulin Palit dhe një vit më vonë emërohet si soliste në filarmoninë shqiptare me krijimin e institucioneve të tjera kulturore artistike profesioniste të kryeqytetit, Luçia u aktivizua në Estradën e Tiranës dhe në 1957, emërohet soliste në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore. Gjatë kësaj periudhe do të jenë të shumta këngët që do të jetësonte me virtuozitetin dhe magjinë e zërit të saj. Do të vazhdojë si soliste në Ansamblin Popullor deri në moshën 45 vjeçare, kur del edhe në pension. Që nga kjo kohë u shkëputur nga skena. Në maj të vitit 2006 në Tiranë pas një sëmundje, Luçia ndërrojë jetë pak ditë pas ditëlindjes së 76-të të saj.

Disa kompozime e dedikuara kësaj artisteje të mrekulluesme janë kënga nga Pjetër Gaci, me titull: “Qytetit tim” , që e ka kënduar më vonë Sali Brari. Rud Gurashi, këngën me titull: “Shpend ma i parë i bukurisë”, Zef Leka, me këngën: “Synin tand larush moj çike”, të Xhevat Lishit, me tekstin e Lah Mema: “Zani yt, na sjell pranverë” dhe e këndon Meri Zefi. Në fund të 2004 nga kompozitori lezhjan, Agim Velaj: “Lauresha e Shkodrës”

Mirënjohjet:

Në kujtimet e artistëve bashkëkohës me të, Luçie Miloti vjen si një këngëtare e veçantë. Skenën e pushtonte vetëm me zërin e saj, sepse asnjëherë nuk i përdorte gjestet shoqëruese. Në repertorin artistik numërohen 500 këngë të cilat këngëtarja i ka përcjellë edhe në botën e huaj. “Çila sytë, due me te pa”, “Për mue paska kane kysmet”, “Bishtalecat palë palë”, “Shpend ma i parë i bukurisë”, “Zanusha”, “Me zaman asaj furije?, “Çu çue Rushja”, etj do të ishin disa nga këngët që dëgjoheshin nëpërmjet Radio Tiranës. Në formimin profesional të mëtejshëm do të këndonte këngë si “Kaçurrelat e tu”, “Synin tënd larushe mij çike”, “Me t’shi hajtshamos” etj.

Luçie Miloti në karrierën e saj artistike ka marrë pjesë në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare. Në Varshavë është vlerësuar me titullin “Bilbili i Ballkanit”, ndërsa në Bullgari muzikologët e kanë cilësuar si “Bilbili me zë kristalor”. Për kontributin e saj muzikor, më 1961 ka marrë titullin “Artiste e Merituar” dhe urdhrin “Mjeshtër i madh” nga ish-Presidenti Rexhep Mejdani. Me vendimin e Bashkisë së Tiranës, një rrugë e Tiranës merr emrin e këngëtares së mirënjohur Luçie Miloti.

Veç kujtesës për Luçie Milotin, brezat i detyrohen asaj dhe vlerave që përfaqësoi ajo mirënjohje dhe respekt të thellë. Sepse ishte ajo kohë, ishte ajo e mundshme që zvarritej hekakeqe përmes pamundësish dhe ndalimesh, së cilës Luçie Miloti i mori grimcë nga një grimcë duke ngjizur yllin e saj, atë yll që shndrin sot e pambarim në qiellin e nevojave për t’u ndjerë të prekur nga magjia e krijimit, për të qenë të magjepsur nga virtuoziteti i zërit, për të bartur brez pas brezi një medaljon krenarie dhe mburrje, për të guxuar të tregojmë se edhe ne i përkasim atyre vlerave, atyre përpjekjeve ngadhënjyese artkrijimi që ngritën piedestale.

Tags: "Qytetit tim""Shpend ma i parë i bukurisë"“Artiste e Merituar”“Bilbili me zë kristalor”“Bishtalecat palë pal딓Çila sytë“Çu çue Rushja”“Me t’shi hajtshamos”“Me zaman asaj furije?“Mjeshtër i madh”“Për mue paska kane kysmet”“Synin tënd larushe mij çike”“Zanusha”Agim Velaj: "Lauresha e Shkodrës"due me te pa”ë Rumani e cilësuan si “Bilbili me zë kristalor”etj do të ishin disa nga këngët që dëgjoheshin nëpërmjet Radio Tiranës. Në formimin profesional të mëtejshëm do të këndonte këngë si “Kaçurrelat e tu”legjitimja e krenarisë dhe mburrjes së gjeneratave për këtë vlerëLuçie MilotiLuçie Miloti lindi më 11 maj 1930 në Shkodërme këngën: "Synin tand larush moj çike"me tekstin e Lah Mema: "Zani ytna sjell pranverë" dhe e këndon Meri Zefi. Në fund të 2004 nga kompozitori lezhjanndërsa në  Bullgari ajo meritoi vlerësimin si “Bilbili i Ballkanit”Shqipëri - këngëtare shqiptare.Shqipëri; vdiq më maj 2006 në Tiranëtë Xhevat LishitZef Leka
Previous Post

Faqe nga ditari i panjohur i gjeniut të surrealizmit, piktorit Salvador Dali. Copëza delikate shpirti të një uragani ndjesor dhe estetik

Next Post

Kush ishte sekreti i aftësisë parashikuese të Orakullit të Delfit, Pitia, faktet dhe legjendat e avujve çudibërës që gufonin nga nëntoka e Tempullit të Apollonit?

Next Post

Kush ishte sekreti i aftësisë parashikuese të Orakullit të Delfit, Pitia, faktet dhe legjendat e avujve çudibërës që gufonin nga nëntoka e Tempullit të Apollonit?

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

May 13, 2025
Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

May 12, 2025
Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

May 12, 2025
Melodia e fundit, djali që luante violinë në shi, homazh për Eliasin dhe tingullin që mbijetoi terrorin

Melodia e fundit, djali që luante violinë në shi, homazh për Eliasin dhe tingullin që mbijetoi terrorin

May 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj