Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Kuriozitete

Besëtytnitë, trille mendjesh të errëta, truke të rastësisë, apo paralajmërues të fatit të keq?

April 15, 2017
in Kuriozitete
123
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Me besëtytni tregohen, me një ndjenje zakonisht përçmuese, besimet e një natyre te paarsyeshme dhe që mund të ndikojnë në veprimtarinë dhe sjelljen e përvetësuar të personave besëtytë në jetën e tyre. Besëtytnia është një besueshmëri e paarsyeshme që, ngjarjet e se ardhmes ndikohen nga sjellje të veçanta, pa pasur një lidhje shkakësore.

E dimë se nuk janë të vërteta, por megjithatë ua kemi frikën, besojmë se sjellin ters. Raste të shumta rreken të ravijëzojnë një realitet frike që struket pas këtyre paralajmëruesve fatkëqij. Plot njerëz dëshmojnë përvojat e tyre personale që lidhen direkt me rastet e besëtytnive.  Edhe pse ato nuk shndërrohen në realitete si rezultat i një projektimi logjik dhe shkencor, sërish na paralajmërojnë, sërish na bëjnë me dije se duhet patur kujdes, sërish ata orvaten të na prishin momentet e qetësisë dhe gëzimit.

Të vërteta apo të gënjeshtërta, reale apo trillime, parathënie apo thjeshtë rastësi? Këto janë dilemat e mëdha që rëndojnë si mbi kulturën tonë, ashtu edhe mbi vetëdijen, e cila duket se e ka të pamundur t’i shmanget asaj që ka konturuar zëfilljen tonë. Besëtytnitë kanë ardhur deri në ditët tona, për të kërkuar dhe për të zënë një vend të konsiderueshëm në sjelljen dhe kulturën tonë, doket dhe zakonet tona. Ata na kanë bashkëshoqëruar, duke na ngacmuar vijimisht me panik dhe ankth. Janë trille të mendjeve të errëta, apo paralajmërues të fatit të keq, këtë askush nuk mund të na e thotë.

Origjina e disa besëtytnive

E premte, datë 13

Konotacionet negative, të cilat i lidhim me numrin 13 kanë shpjegim nga disa teori. Njëra ndër to i ka rrënjët te tradita e krishterë. Apostulli Juda, i cili e tradhtoi Krishtin, ishte i trembëdhjeti në Darkën e fundit. Frika nga numri 13 lidhet edhe me një mit norvegjez. Në fakt, në vendin Valhala 12 perëndi ishin mbledhur për t’u argëtuar, ku u paraqit mysafiri i 13- të, i paftuar, Loki shpirtkeq, i cili shkaktoi kaos në mesin e perëndive. Për këto dhe shkaqe të tjera, numri 13 shkakton njëfarë frike në tërë botën. Disa shkencëtarë thonë sesi 80% e rrokaqiejve në botë nuk e kanë katin e 13-të, hotelet dhe spitalet nuk e kanë dhomën nr 13, shumica e aeroporteve nuk ka dalje 13 në pistë, etj.

Derdhja e kripës

Sipas një besëtytnie të lashtë, derdhja e kripës është shenjë e keqe. Edhe kjo i ka rrënjët në Bibël. Në fakt, tradita e krishterë thotë se Juda gjatë darkës së fundit ka derdhur kripë edhe atë pak para se ta tradhtonte Krishtin. Në të kaluarën kripa ka qenë tepër e shtrenjtë, kështu që derdhja e saj me të vërtetë ishte fat i keq.

Pasqyra e thyer

Ekziston një besim i përhapur sesi pasqyra e thyer sjell shtatë vjet të fatit të keq. Ka disa shpjegime për këtë, ku njëri ndër ta thotë se pjesëzat e pasqyrës së thyer mund ta robërojnë shpirtin. Mendohet se, me thyerjen e pasqyrës, thyhet edhe shpirti. Në disa kultura, kur të vdesë dikush, mbulohen të gjitha pasqyrat në shtëpi, në mënyrë që shpirti i të vdekurit të mund të largohet pa probleme.

Macja e zezë që na e prenë udhën

Në kulturat e Perëndimit macja e zezë ka kohë që konsiderohet ters. Ato lidhen me shtrigat, e mendohet se, nëse na e prenë udhën, do të na ndodhin gjëra të këqija. Macja e zezë e cila ta pret udhën, sipas besimit të krishterë, në fakt është dreq, i cili kështu na pengon që të hyjmë në parajsë.

Kryqëzimi i gishtave

Shenja e gishtave të kryqëzuar është edhe një formë e mbrojtjes nga shpirtrat e këqij. Rrënjët e kësaj besëtytnie nuk dihen edhe pse duket se ky besim më shumë mbretëron në vendet e krishtera. Në fakt, nëse me anë të gishtave e bëjmë shenjën e kryqit të krishterë, atëherë i pengojmë shpirtrat e këqij që të na bëjnë keq. Gishtat kryqëzohen edhe kur rrejmë, meqë mendohet se një gjë e tillë na mbron nga pasojat e rrenës.

Kruarja e shuplakës së majtë sjell para

Besimi se do të marrim para nëse na kruhet shuplaka e majtë, si dhe bindja se do të japim para nëse na kruhet dora e djathtë, janë besëtytni mjaft të shprehura. Nuk është gjetur asnjë shpjegim i kësaj besë- tytnie, por thuhet se kur të na kruhet dora, atë duhet ta kruajmë për ndonjë objekti të drunjtë, meqë një gjë e tillë, paramendoni, po na sjellka fat.

Tags: AnkthiBestytniteFiksimet e njerezveFrikaOrigjina e bestytnivePanikuRastesite dhe ngjarjet e ndodhuraRreziku
Previous Post

“Darka e fundit” e Leronardo Da Vinçit dhe historia befasuese e realizimit të kësaj kryevepre

Next Post

Gjithçka që ju duhet të dini për kremtimin e Pashkëve, tradita hebraike, afria e saj me Biblën dhe riti pagan i pjellorisë

Next Post

Gjithçka që ju duhet të dini për kremtimin e Pashkëve, tradita hebraike, afria e saj me Biblën dhe riti pagan i pjellorisë

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj