Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Forum

Rreth përgjigjes që Ymer Nurka i jep pyetjes: “Gegnisht”, apo “Toskerisht”?!

July 22, 2026
in Forum, Të përzgjedhurat
Rreth përgjigjes që Ymer Nurka i jep pyetjes: “Gegnisht”, apo “Toskerisht”?!
1
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj
Në një kohë kur debati për gjuhën shqipe shpesh rrëshqet në retorikë të ashpër dhe nostalgji të mjegullta, kumtimi i Ymer Nurkës vjen si një zë i kthjellët dhe me vetëdije të thellë intelektuale, që e shikon çështjen jo si dilemë, as si dallim ndarës, por si përkatësi e rrjedhshmërisë së një gjuhe që është themel identitar. Ai nuk vjen me ton polemik, por me bindjen se shqipja është një truall i përbashkët, një lis shekullor që ka degëzime, por nuk ka ndarje në rrënjë.
Duke e marrë pikënisjen nga një pyetje që shpesh është bërë flamur betejash të zjarrta debatuese, të karakterizuara nga tension dhe mospajtim kadegorik, “Gegnisht, apo Toskërisht?!”, Nurka shpalos një qasje që shkon përtej modave të kohës dhe trilleve pseudopatriotike: edhe pse ai është tosk, ai e ngrit zërin me krenari për të thënë “Gegnisht”, sepse gegnishtja, siç argumenton ai, nuk është thjesht një dialekt, por vetë protoshqipja, d.m.th. themeli i shqipes dhe një nyje gjenerative e një familjeje të tërë gjuhësh indoevropiane. Ky është një vlerësim që mbështetet jo në nostalgji, por në referenca të shkencës së albanologjisë dhe në traditën më të mirë studimore, nga Çabej e deri tek kërkimet bashkëkohore të mbështetura nga inteligjenca artificiale.
Në këtë shtjellim të pasur, Nurka nuk harron të përkujtojë një të vërtetë historike: gjuha standarde që sot përdorim, lindi nga një proces i ndërlikuar dhe i politizuar në Kongreset e drejtshkrimit të vitit 1964 dhe 1972, ku nën hijen e një regjimi totalitar, u bë një “qërim hesapesh” me letërsinë dhe penat e gegnishtes, duke e anuar standardin drejt toskërishtes. Megjithatë, ai nuk e ndalon gjykimin në atë epokë; përkundrazi, ai e shtrin vështrimin drejt një të vërtete më të madhe: rilindësit tanë të mëdhenj, në kushtet më të vështira dhe përballë ndalimeve fetare e perandorake, nuk e ushtruan kurrë misionin e tyre “në gegë e në toskë”, por e ushtruan si bij të një gjuhe të vetme, me idealin e lartë “Me pushkë e penë për Mëmëdhenë!”.
Kjo hyrje e kumtimit të Ymer Nurkës na vë përballë një thirrjeje të dyfishtë: të mos e trajtojmë gjuhën tonë të përbashkët me gjykime të ngushta apo me zhurma të zbrazëta të rrjeteve sociale, por ta shohim atë në dinjitetin e saj historik dhe në potencialin e saj të pashtershëm për të përcjellë shpirtin e kombit. Ai na kujton se standardizimi nuk është një monument i ngrirë; është një proces i gjallë, që kërkon reflektim të vazhdueshëm, kujdes shkencor dhe mbi të gjitha, ndershmëri kombëtare.
Në këtë këndvështrim, kumtimi i Nurkës është më shumë se një reagim: është një homazh për shqipen në të gjitha trajtat e saj, një vlerësim për ata që e ngritën mbi krye dhe një ftesë që ne sot ta mbrojmë, ta pasurojmë dhe ta përsosim, duke mos harruar kurrë se Gegnishtja e Toskërishtja janë degë të të njëjtit trung, shqipes që na mban të bashkuar.

 

“GEGNISHT”, APO “TOSKERISHT”?!
Nga Ymer Nurka
Edhe pse jam tosk, do të thoja me zë të lartë dhe plot krenari: Gegnisht, sepse Gegnishtja nuk është një dialekt, por është Protoshqipja — më saktë, vetë Shqipja jonë në të gjitha dimensionet e saj.
Të gjithë albanologët e mëdhenj i janë referuar Gegnishtes si baza nga buron jo vetëm shqipja, por edhe një familje e tërë gjuhësh indoevropiane. Gegnishtja nuk është as dialekt dhe as thjesht një gjuhë, por mëmë nga e cila burojnë gjuhët e tjera.
Sot, shkenca botërore, e përkrahur nga superteknologjia e inteligjencës artificiale, përmes algoritmeve të saj, do të nxjerrë shumë shpejt këto përfundime të pakundërshtueshme.
Rrugëtimi i shqipes është një kalvar shekullor i dhimbshëm dhe sfilitës, deri në pragzhdukje. Ata që e nxorën në dritë shqipen, duke e bërë të shkruhej e të flitej, si njëherë e një kohë, ishin rilindësit tanë të mëdhenj. Por ata kurrë nuk e ndanë misionin e tyre “në gegë e në toskë”; të përbashkuar nga deviza “Me pushkë e penë për Mëmëdhenë!”, patën vetëm një ideal: të identifikoheshin thjesht si arbërorë, bij të të njëjtit komb e të të njëjtit gjak.
Mos harrojmë se ata e ushtruan veprimtarinë e tyre në rrethana të tjera dhe në kushte të jashtëzakonshme. Pikërisht atëherë kur shqipja ndalohej nga kisha ortodokse me Sinodin e Shenjtë, si dhe diskriminohej nga Islami si filozofi politike dhe fetare, që mbante në këmbë tërë ngrehinën e Perandorisë Osmane. Këta të fundit e cilësonin arbërishten tonë të bukur si “gjuha e qafireve”.
Atëherë, kur në truallin tonë, ndër seminare jehonte Ungjilli dhe ndër mejtepe e medrese ligjërohej Kurani, pikërisht në atë kohë u bë e mundur që shqipja të ngrihej si feniksi nga hiri i vet dhe të zgjohej ndërgjegjja jonë kombëtare. Verbi ynë i shenjtë gjeti motive dhe mori flatrat e moçme, për të fluturuar në qiellin e lirë.
Por sot nuk dëgjoj prej askujt, as nga historianët, as nga gjuhëtarët e as nga akademikët, që të ngrenë zërin e të thonë me kurajo të vërtetat e mëdha, për të risjellë në kujtesë sakrificat e bëra ndër shekuj dhe për të shfaqur të gjallë e pa firo verbin pellazgo-ilir.
Ndërkohë, dalin disa tipa dhe prototipa – njerëz pa kontribute – të cilët trumbetojnë me të madhe një shqetësim pseudopatriotik, kur në të vërtetë shqipen e përdorin vetëm për të shpifur dhe për të vjellë vrer kundër gjithë arritjeve historike të bëra në shkencën e gjuhësisë, e cila kulmoi me standardizimin (pavaresisht njeanshmerise tendecioze)dhe me Fjalorin e Parë Enciklopedik të Gjuhës Shqipe.
E drejta për të folur dhe për të dhënë opinione është për të gjithë, por ky tagër nuk buron nga hiçi, por nga morali i pastër kombëtar dhe nga kultura e mirëfilltë shoqërore. Në të kundërt, kjo “kujë” e disave, e shprehur në media dhe rrjete sociale, nuk vlen as të dëgjohet, e jo më të legjitimohet apo të merret në konsideratë.
Një pjesë e këtyre zhurmëmëdhenjve nuk dinë as të drejtshkruajnë, as të mirëflasin shqipen. Atëherë, si mund të besojmë në pretendimet e tyre, që nxjerrin jashtë sfere shkencore gegnishten – e cila, në të vërtetë, padyshim që meriton të jetë një element formues bazë i gjuhës standarde.
A ka vend për përmirësim?
Padyshim që po. Madje ka kaluar më shumë se gjysmë shekulli që nuk është bërë asnjë progres serioz, asnjë kongres i dytë për gjuhën shqipe. Ajo është lënë pas dore dhe në mëshirë të fatit, e mbytur nga dyndja e “neologjizmave”, të cilat janë futur nga brezi i ri dhe ndikimi i gjuhëve të huaja që ata përdorin – pa përjashtuar dhe shumë shkaqe të tjera.
Por shqipes letrare i janë shfaqur dhe po i marrin terren edhe arkaizmat e barbarizmat, të cilat burojnë si rezultat i analfabetizmit dhe injorancës që ka pllakosur sot shqiptarët. Pa harruar edhe terminologjinë turko-arabe të përdorur nga disa klerikë, një sharlatanizëm i pashoq në historinë moderne.
Kur akademikët e shkencës së gjuhësisë, shkrimtarët dhe poetët ndërtuan platformën e gjuhës standarde (natyrisht sipas direktivave shkencore të kohës), ata e formalizuan shqipen dhe e përshtatën për kohën, por nuk e përsosën në mënyrë përfundimtare. Ajo duhet të vezhgohet me kujdes ndër vite e shekuj, sepse gjuha nuk është një monument i ngrirë.
Kombet e civilizuara standardizimin e kanë pasur prioritet nacional e shkencor katër-pesë shekuj përpara nesh. Ndërsa ne shqiptarët kemi qene tepër të vonuar. Më keq akoma, ne karakterizohemi nga një nihilizëm i paprecedent ndër popujt e tjerë: të gatshëm të shkatërrojmë gjithçka të mirë e kombëtare që u ndërtua nga paraardhësit tanë.
Gegnishtja dhe toskërishtja janë cilesuar si dy degë të të njëjtit trung, ndersa e verteta flet se Toskenishtja eshte dege e trungut te Gegnishtes dhe kjo e fundit eshte Shqipja vete. Krijimi dhe ndarja e Shqipes ne dy dialekte duket sikur eshte bere enkas, apo pa vetedije, qe me barazvleren e dy dialekteve te mos merrej ne konsiderate historia dhe pesha qe i takon Gegnishtes.
Gjithsesi po pranojme se morfemat e tyre përbëjnë pazëllin mbi të cilin u krijua gjuha letrare kombëtare. Në pamje të parë, duket sikur nuk ka rëndësi cili prej tyre është më i moçëm apo më dominant – por kjo është një gabim i madh, që duhet ndrequr në të ardhmen e afërt.
Gjuha ka për mision komunikimin dhe transmetimin sa më të saktë të gjithë spektrit emocional. Shqipja jonë ka aftësi mahnitëse në këtë drejtim. Shqiptarët merren vesh për bukuri në të dy dialektet, madje edhe krahinizmat nuk na pengojnë më – përveç “djerrizimit”, që përbën një pengesë serioze në komunikimin midis brezash dhe zonash.
Në një emision me disa profesorë të gjuhës shqipe, në një TV kombëtar, më bëri përshtypje mungesa e argumentimit të plotë të disa fjalëve dhe sidomos rënia e “ë”-së, nga i ndjeri Kolëc Topalli.
Këmbëngulja e disa akademikëve për vendosjen në standard të paskajores “me punu”, sjell në vëmendje dallimet e habitshme mes dy degëve të shqipes. Për shembull: “me punu” në gegnisht dhe “për të punuar” në toskërisht. Ndërtimi fonetik i tyre ka të bëjë me elokuencën dhe kuptimësinë. Gegnishtja ka tendencë për ta mbyllur fjalën me tinguj të mbyllur, si “u”, ndërsa toskërishtja përdor “ar”, që del lirshëm në aparat të gojës dhe ka më shumë rrjedhshmëri.
Po ashtu, për njëshimin e fjalëve si:
“gjysëm” → “gjysmë”,
“gojëz” → “gojzë”,
“fjalëz” → “fjalzë”,
“përrallëz” → “përrallzë”,
…mendoj se gjuha vetë, në evolucionin e saj, i ka zgjidhur natyrshëm. Por, kur vjen puna te fjalë me prapashtesë përkëdhelëse, si “këngëz” apo “kështjellëz”, kalimi në forma si “kengzë” apo “keshtjellzë” krijon lemsh tingujsh që nuk përtypen lehtë.
Toskërishtja nuk prodhon fjalë të “ngurta” që kërcasin si kokrra rëre. Prandaj gjuha standarde, për 40 vjet, ka marrë një zhvillim të pakthyeshëm. Ajo nuk ka nevojë sot të frenohet nga një imponim i paskajores në gegnisht.
Me të drejtë, shumë akademikë theksojnë se ndërhyrja në gjuhën standarde është e pavend dhe jashtë kohe. Nuk besoj se midis shqiptarëve të kulturuar të gegnishtes ka “qejf-mbetje”, sepse mbizotëron paksa toskërishtja. Në fakt, unë vetë do të doja ta quaja “toskenisht” në gegërisht, dhe do më pëlqente që në shumë fjalë të zëvendësoja “r”-në me “n”, si “i lartë” me “i naltë”, “rërë” me “ranë”, etj.
Tendenca e disa studiuesve për të ndërhyrë më duket se del jashtë funksionit. Studiuesit e gjuhës janë si botanistët: ata vezhgojnë, hulumtojnë dhe shënojnë fenomenet – por nuk i paragjykojnë, as i frenojnë ato.
Gjuha e një kombi i vendos vetë tendencat e saj. Ndërsa një akademik, që flet vetëm gegnisht dhe nuk di të flasë po aq mirë edhe toskërisht, nuk ka tagër të propozojë ndryshime radikale në standard.
Sa për referendumin se cili dialekt duhet të dominojë variantin zyrtar të shqipes, kjo është një rrugë e rrezikshme për shqiptarët në të gjitha trojet etnike. Kushtetuta e gjuhës nuk është si kushtetuta e shtetit: nuk buron nga sistemet politike, por nga vetëdija kulturore e gjallë e popullit.
Gjuha është e gjallë – si deti, si pylli, si lumi, si ajri që lëviz.
Fatkeqësisht, shumica e njerëzve flasin, këndojnë, shajnë, pa ditur rregullat dhe mekanizmat e saj. Prandaj e deformojnë, e shpërdorojnë dhe e degradojnë, sipas rastit.
Sistemi i kaluar bëri të mundur dhe menjëherë institucionalizimin e shqipes. Ai ngriti Fakultetin Filologjik me katedrën përkatëse, krijoi Institutin e Gjuhësisë dhe Albanologjisë, atë të Folklorit dhe shumë të tjera. Kishim një strukturë të plotë akademike, me personalitete si: Eqerem Çabej, Mahir Domi, Shaban Demiraj, Selman Riza, Rahmi Memushaj, Fatmir Agalliu, Emil Lafe e shumë të tjerë, që nga Akademia e Shkencave deri në shkollat e fshatit.
Sot? Ky sistem u shkatërrua – si çdo vlerë tjetër.
Dhe askush nuk e përmend këtë krim kombëtar, ndërkohë që vazhdohet me sulme ndaj vetë shqipes. Natyrisht, ky komplot, i bërë me duart e tradhtarëve, ka tre qendra: Beograd – Shkup – Athinë.
Thirrje për një Kongres të Ri
Shpresoj tek bashkimi dhe reflektimi i të gjithë akademikëve, gjuhëtarëve, historianëve, shkrimtarëve, poetëve e publicistëve në gjithë botën shqiptare, që një ditë të organizojnë Kongresin e parë Panshqiptar të Gjuhës, për të unifikuar shqipen në të gjitha kurrikulat ku flitet gjuha jonë – kjo dhuratë më e bukur dhe më identifikuese për kombin shqiptar.
Ajo duhet të marrë pozicionin që meriton si “Nënëmadhja” e familjes së gjuhëve indoevropiane dhe të lërë në hije tërë falsitetin e ngritur në këto tri dekada.
Si shqiptar dhe qytetar i këtij vendi, uroj të ndodhë sa më shpejt një ngjarje e tillë, në të mirë të kombit tonë!

Tags: “TOSKERISHT”Albert VatajDialektetGegnishtGjuhaPasuriaShqipeYmer Nurka
Previous Post

Dita e Shën Marisë Magdalenë dhe magjia e penelit të Tizianit, një vështrim kritik mbi “Magdalena Pendimtare” në Pallatin Pitti

Next Post

“Moisiu i gjunjëzuar para shkurres që digjet”, plastikiteti i trupit, monumentaliteti i gjesteve dhe gjallëria e vijës së Rafael

Next Post
“Moisiu i gjunjëzuar para shkurres që digjet”, plastikiteti i trupit, monumentaliteti i gjesteve dhe gjallëria e vijës së Rafael

"Moisiu i gjunjëzuar para shkurres që digjet", plastikiteti i trupit, monumentaliteti i gjesteve dhe gjallëria e vijës së Rafael

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Oriana Fallaci: Të jesh grua, do të thotë të luftosh për të drejtën për të qenë vetvetja

Oriana Fallaci: Të jesh grua, do të thotë të luftosh për të drejtën për të qenë vetvetja

July 22, 2026
“Moisiu i gjunjëzuar para shkurres që digjet”, plastikiteti i trupit, monumentaliteti i gjesteve dhe gjallëria e vijës së Rafael

“Moisiu i gjunjëzuar para shkurres që digjet”, plastikiteti i trupit, monumentaliteti i gjesteve dhe gjallëria e vijës së Rafael

July 22, 2026
Rreth përgjigjes që Ymer Nurka i jep pyetjes: “Gegnisht”, apo “Toskerisht”?!

Rreth përgjigjes që Ymer Nurka i jep pyetjes: “Gegnisht”, apo “Toskerisht”?!

July 22, 2026
Dita e Shën Marisë Magdalenë dhe magjia e penelit  të Tizianit, një vështrim kritik mbi “Magdalena Pendimtare” në Pallatin Pitti

Dita e Shën Marisë Magdalenë dhe magjia e penelit të Tizianit, një vështrim kritik mbi “Magdalena Pendimtare” në Pallatin Pitti

July 22, 2026
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj