Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Forum

Rilindasit, ata që e blenë kombin… dhe këta të tashmit që po e plaçkisin dhe shesin

March 16, 2026
in Forum, Të përzgjedhurat
Rilindasit, ata që e blenë kombin… dhe këta të tashmit që po e plaçkisin dhe shesin
1
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj
Historia jonë është një paradoks i dhimbshëm ku sakrifica dhe lakmia shtrëngojnë duart përmes shekujve. Në njërën anë qëndrojnë Rilindasit, ata që me gjak, penë dhe pasuri të shkrirë, e blenë këtë komb duke e shkulur nga kthetrat e harresës dhe asimilimit. Në anën tjetër, shfaqet klasa politike e sotme, e cila duket se e ka gjetur rrugën e shtruar vetëm për ta përdorur si Pazar, pa vramendjen e një premtimi të bërë dhe amaneti të lënë. Sot, ne jetojmë në një epokë ku shteti që u ndërtua me idealet e atyre që dhanë gjithçka, po shitet dhe zhvatet, linçohet e sakatohet nga ata që s’kanë dhënë asgjë, duke mos ndalur para asgjëje… as moralit.
Burrat e vërtetë të çështjes kombëtare duket sikur kanë mbetur në një kohë që tashmë na flet nga largësia e historisë, nga kujtesa që del nga harrimi kremteve, për t’u zhdukur sërish nëpër raftet e pluhurosura dhe simpoziumet shabllone.
Ata u shuan bashkë me epokën e madhe të “Rilindjes Kombëtare”, atë kohë kur ideali për kombin nuk ishte një slogan i shterur, por një besë e dhënë me gjithë qenien, një amanet që nuk e tret as dheu. Ishin njerëz që nuk e matën kurrë atdheun me peshoren e përfitimit, por me përmasën e sakrificës. Për ta, Shqipëria nuk ishte një mundësi, por një detyrim moral; jo një privilegj për t’u gëzuar, por një barrë për t’u mbajtur me dinjitet.
Ata e blenë përkushtimin ndaj kombit jo me fjalë, por me gjithçka që kishin, me pasurinë e tyre, me mundin e përditshëm, me zellin e pashtershëm dhe me sakrificat që shpesh i çonin drejt varfërisë, mërgimit apo vdekjes. Nuk pritën kurrë të pyesnin se çfarë mund të bënte vendi për ta. Përkundrazi, e ndjenë si detyrë të shenjtë të bënin gjithçka për vendin e tyre. Ata u ngritën kundër errësirës së gjatë të sundimit osman, kundër një sistemi që për shekuj kërkoi të shurdhonte kujtesën dhe të shkelte dinjitetin, që na ndaloi të flisnim gjuhën e nënës, të këndonim me zërin tonë, të qanim me dhimbjen tonë, të ëndërronim një të ardhme që të na përkiste.
Ishte një përbindësh historik që synonte të na shndërronte në një popull pa zë dhe pa kujtesë. Por përballë tij u ngritën ata burra të rrallë, mëmëdhetarë të vërtetë, që e kuptuan se një komb nuk jeton vetëm me tokën, por me shpirtin që e mban atë gjallë. Ata e rikthyen këtë shpirt përmes gjuhës, përmes shkronjës, përmes flamurit dhe përmes idesë së atdheut si një shtëpi e përbashkët ku nderi dhe liria janë themelet.
Falë tyre, ne u bëmë me gjuhë që të na bashkonte, me flamur që të na përfaqësonte dhe me atdhe që të na jepte emër në hartën e botës. Ata e ndërtuan këtë me duar të zbrazëta, por me zemra të mbushura me një besim të palëkundur.
Dhe megjithatë, kur hedhim sytë mbi kohën tonë, pyetja lind e rëndë dhe e pashmangshme:
Po sot?
Sot duket sikur atdheu është shndërruar në një lopë për t’u mjelë. Një flamur për t’u tundur në ceremoni dhe për t’u harruar në ndërgjegje. Një tokë për pazare dhe për marrëveshje të fshehta. Një çështje për t’u përdorur si monedhë tregu. Një identitet për t’u tretur në harresë dhe për t’u shpërbërë në interesa të vogla.
Fjalët “komb” dhe “atdhe” shpesh tingëllojnë si dekor retorik në skenën e politikës, ndërsa në thelb ato janë zbrazur nga përmbajtja që dikur i bënte të shenjta. Ideali është zëvendësuar nga kalkulimi; sakrifica nga oportunizmi; ndërsa përgjegjësia nga justifikimi.
Kështu, çështja kombëtare, ajo që dikur ndezi zemrat e një brezi të tërë dhe i bëri njerëzit të flijonin gjithçka, sot duket sikur nuk është më në axhendë. Ajo është lënë në periferi të ndërgjegjes sonë kolektive, si një relike e një kohe heroike që e përmendim me nostalgji, por rrallë e jetojmë me përkushtim.
Dhe ndoshta tragjedia më e madhe nuk është se ata burra kanë vdekur.
Tragjedia është se ideali për të cilin ata jetuan dhe vdiqën rrezikon të mbetet jetim në kohën tonë.
Nëse historia do të ishte një bilanc kontabël, Shqipëria do të ishte rasti më i rëndë i keqmenaxhimit të aseteve. Rilindasit tanë ishin ‘investitorët’ e parë të këtij trualli. Ata që e blenë dinjitetin dhe identitetin tonë kur bota na shihte si thjesht një provincë pa emër. Rilindasit investuan jetën dhe shpirtin që ky komb të kishte një emër, një gjuhë, një kufi, një flmur, identitet dhe integritet, kulturë dhe trashëgimi. Por tragjedia qëndron te fakti se ata e blenë këtë komb me aq mund, vetëm që politikanët e sotëm të kishin më në fund diçka me vlerë për të nxjerrë në shitje, për të ngopur ambiciet e sëmura të përfitimeve… në emër të kombit.

Tags: Albert VatajAtdheuKombetareKombiRilindjaShqiptare
Previous Post

Vrasja e Julius Caesar, gjaku që u derdh në Idet e Marsit lindi një rend i ri politik, Perandoria Romake

Next Post

Konstatimi i Erich Fromm, si aktualiteti e ka shndërruar njeriun nga qënie në mekanizëm

Next Post
Konstatimi i Erich Fromm, si aktualiteti e ka shndërruar njeriun nga qënie në mekanizëm

Konstatimi i Erich Fromm, si aktualiteti e ka shndërruar njeriun nga qënie në mekanizëm

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Paradoksi i qytetërimit teknologjik, varësia absolute nga diçka që nuk kuptohet, një formulë e sigurt për katastrofë

Paradoksi i qytetërimit teknologjik, varësia absolute nga diçka që nuk kuptohet, një formulë e sigurt për katastrofë

March 16, 2026
Paulo Coelho, ai që ka pikasur një dritëshkurtësi moderne, që na ka dënuar me vetmi në mes të turmës

Paulo Coelho, ai që ka pikasur një dritëshkurtësi moderne, që na ka dënuar me vetmi në mes të turmës

March 16, 2026
Alarmi i Umberto Galimberti: Dashuria, një emocion që digjet dhe fiket si një shkëndijë e çastit

Alarmi i Umberto Galimberti: Dashuria, një emocion që digjet dhe fiket si një shkëndijë e çastit

March 16, 2026
Narcizi i modernitetit, një përkatësie identitare e burgosur në imazhin e vet

Narcizi i modernitetit, një përkatësie identitare e burgosur në imazhin e vet

March 16, 2026
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj