Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Profil

Robert Ndrenika, aktori që shndërroi çdo rol në monument të artit tonë skenik

January 19, 2026
in Profil, Slider, Të përzgjedhurat
Robert Ndrenika, aktori që shndërroi çdo rol në monument të artit tonë skenik
1
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Robert Ndrenika sot ka ditëlindjen.
Lavdi Zotit ne sot e urojmë për shëndet dhe të lutemi që ta kemi sa më gjatë mes nesh, sepse ai është dëshmi e frytshme e një gjenerate, e një brezi, e shpirtit dhe përkushtimit të atyre që e lartësuan në tempull artin skenik shqiptar.
Sot nuk feston vetëm një artist, një emër dhe një vlerë. Sot feston vetë arti shqiptar, arti i madh që e bëri më të madh kontributi dhe përkushtimi i tij.
Në ditëlindjen e 84-t të Robert Ndrenikës, fjala “festë” merr një kuptim më të gjerë dhe më të thellë, duke u shndërruar në një akt mirënjohjeje kombëtare, në një përulje të përkorë përpara një jete që nuk iu përkushtua vetëm skenës, por vetë njeriut. Sepse Robert Ndrenika nuk ka qenë kurrë thjesht interpretues rolesh, ai ka qenë përkthyes i shpirtit njerëzor në gjuhën e artit.
Duke u rrekur për të kapur shkëlqimin e nderimit dhe mirënjohjes së një njeriu që i dedikoi gjithë jetën artit skenik shqiptarë, kësaj tradite të shkëlqyer, në panteonin e të cilit shkreptijnë dhjetëra e qindra yje që përcaktojnë galaksinë e atij shpirti që ishte diell për përkatësinë tonë në art, kujtojmë se në vitin 1979 i është akorduar titulli “Artist i Merituar” dhe ne vitin 1988 titulli “Artist i Popullit”. Është nderuar gjithashtu me Kupën për Aktorin më të Mire në Festivalin Kombëtar te Teatrit, më 1994, për rolin e Di Spetes në shfaqjen “Magjia e Madhe”, te De Filipos dhe ne Festivalin e Filmit te vitit 1979, për rolin e Prefektit në filmin “Koncert në vitin 1936”. Është nderuar me titullin lartë “Nderi i Kombit”, një meritë dhe vlerësim.
Këto nderime dhe kjo mirënjohje e shënjuar në tituj, janë të mjaftueshme për vendin që ai rrëmbeu nga përkushtimi me mish e me shpirt. Këto tituj i takojnë institucioneve që ai i ka tejkaluar. Ai është, mbi të gjitha, mjeshtër i përjetimit, aktor që nuk luan, por jeton; që nuk reciton, por rrëfen; që nuk shfaqet, por mishërohet. Çdo rol i tij është një copëz jete e vërtetë, një pasqyrë ku breza të tërë shqiptarësh janë njohur, kanë qeshur, janë mallëngjyer, janë lënduar dhe janë menduar.
Me portretin e tij të dashur, me një zë që di të hyjë nën lëkurën e personazhit dhe të qëndrojë aty, Robert Ndrenika ka ndërtuar një galeri figurash që nuk i përkasin vetëm teatrit apo kinemasë, por kujtesës kolektive. Ai e ka pasuruar artin shqiptar me një finesë interpretative ku humori nuk rrëshqet kurrë në banalitet, drama nuk bëhet patetike dhe tragjikja nuk e humb dinjitetin njerëzor. Në çdo karakter të tij, qoftë komik apo dramatik, pulson gjithmonë njeriu.
Rrugëtimi i tij është shembullor edhe si histori përkushtimi. I lindur në Tiranë më 10 janar 1942, talenti i tij u shfaq herët, në mjediset e Shtëpisë së Pionierit, ku pasioni për teatrin nisi të marrë formë. Pas gjimnazit “Qemal Stafa”, ai u formua profesionalisht në Shkollën e Lartë “Aleksandër Moisiu” (1960–1964), duke hedhur themelet e një karriere që do të bëhej shtyllë e artit skenik shqiptar. Vitet në Teatrin “Skampa” të Elbasanit, më pas në Teatrin e Institutit të Lartë të Arteve dhe në fund në Teatrin Kombëtar, nuk janë thjesht etapa pune, por kapituj të një misioni artistik të pandërprerë.
Ka qënë ndër aktorët që ka pasur ngarkesën më të madhe në teatër dhe kinematografi. Nga dramaturgjia kombëtare, midis të tjerash, ka interpretuar: “Besa” e Sami Frashërit, “Ura” e Minush Jeros, “Prefekti” i Besim Levonjës, “Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkës, “Bashkë me agimin” e Kolë Jakovës, “Midis dy njerëzve” e Kiço Blushit, “Skënderbeu” i Lec Shllakut, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Stinë e mërzitshme në Olimp” të Ismail Kadaresë, “Lumi i vdekur” i Jakov Xoxës, “Fytyra e dytë” dhe “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” të Dritëro Agollit, “Shkallët” dhe “Shtëpia me dy porta” të Ruzhdi Pulahës.
Do të ishte i paplotë ky personazh pa rolet e mëdha të të mëdhenjve, vlera e vlerave të tij të lartësuara në role ikonike. Nga dramaturgjia e huaj mund te përmendim “Shumë zhurme për asgjë”, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Zbutja e kryeneçes” te Shekspirit, “I sëmuri për mend” dhe “Kopraci” të Molierit, “Udha e largët” e Arbuzovit, “Luiza Miler” e Shilerit, “Prometeu” dhe “Njeriu që pa vdekjen me sy” të Viktor Eftimiut, “Dashuri e tillë” e Kohoutit, “Banja” e Majakovskit, “Arturo Ui” e Brehtit, “Vdekja e një komisioneri” e Millerit, “Vizita e damës plake” e Dyrrenmatit, “Magjia e madhe” dhe “Cilindri” të De Filipos, “Darka e të marrëve” e Veberit, “6 vjet shtatzënë” e Cikliropulosit, “Pulëbardha” e Anton Çehovit, “Histori zooparku” e Ollbit, etj.
Kinematografia shqiptare mban vulën e tij të pashlyeshme. Mbi 30 role në filma si “I teti në bronz”, “Kapedani”, “Shtigje lufte”, “Në shtëpinë tonë”, “Koncert në vitin 1936”, “Mësonjëtorja” e shumë të tjerë, dëshmojnë një aftësi të rrallë për t’i dhënë jetë karaktereve të larmishme, duke i bërë jo vetëm rolet, por edhe vetë filmat, të pavdekshëm. Në interpretimin e Ndrenikës, personazhi nuk mbaron me skenarin; ai vazhdon të jetojë në kujtesën e publikut.
Panoramën e kontributit të tij filmografik ë përbëjnë rolet; më 1966, Gjergji në filmin “Oshëtimë në bregdet”; 1968, Azemi në “Horizonte të hapura”, 1970, Xhemali në filmin “I teti në bronx”; 1972 “Kapedani”; 1972, “Odiseja e tifozëve; 1972, “Kryengritje në pallat”; 1974, “Shtigje të luftës”; 1974, “Rrugë të bardha”; 1974, “Duke kërkuar 5-orëshin”; 1977, “Shembja e idhujve”; 1978, “Koncert në vitin 1936”; 1979, “Në shtëpinë tonë”. Për të vijuar në rolin brilant të Kostës më 1979 në filmin “Mësonjtorja”.
Dhe vijon kolona e filmave dhe roleve të Robert Ndrenikës me; më 1980 ”Një shoqe nga fshati”; 1982” Vëllezër dhe shokë”; 1982 “Prefekti”; 1982 :Nëntori i dytë”; 1982 “Besa e kuqe”; 1983 “Kohë e largët”; 1984, “Nxënësit e klasës sime”; 1984, “Shirat e vjeshtës”; 1984, “Shi në plazh”; 1985, “Tre njerëz me guna”; 1985, “Gurët e shtëpisë sime”; 1986 “Dhe vjen një ditë”; 1987, “Përrallë nga e kaluara”; 1987 “Botë e padukshme”; 1997, “Bolero”; 2001, “Parullat”; 2002, “Njerëz dhe fate” ; më 2004 “Tifozët”; 2009, “Kronikë provinciale”; 2023, “Bolero në vilën e pleqve”, etj.
Këto nuk ishin thjeshtë filmat që Ndrenika luajti, solli role dhe skaliti karaktere, deshifroi botë dhe depërtoi thellë në misterin e qenies. Këto ishin shumë më shumë, këto u ngjitën në monumente të artit të madh, artit që zuri vend në adhurim dhe kujtesë, artit që u shndërrua në një galeri të artë të kinematografisë shqiptarë, kësaj tradite ku fate dhe njerëz, botë dhe ndijime, pasione dhe përkushtime, si Robert Ndrenika ju flijuan këtij tempulli të lërtë të përkatësisë sonë identitare.
Veprimtaria e tij kalon me patjetër përmes asaj vlere që reflekton te roli i tij edhe si bashkëpunëtor i veçantë. Ka punuar me regjisore teatri si Kujtim Spahivogli, Mihallaq Luarasi, Lec Shllaku, Pirro Mani, Esat Oktrova, Drita Agolli, Gëzim Kame, Fatos Haxhiraj, Kiço Londo, Kastriot Çipi, Hervin Çuli, dhe kineastë si Dhimitër Anagnosti, Viktor Gjika, Muharrem Fejzo, Piro Milkani, Saimir Kumbaro, Vladimir Prifti, etj.
Robert Ndrenika është një pasuri morale dhe kulturore e Shqipërisë. Një artist që ka ditur të mbetet i thjeshtë në madhështi dhe i madh në thjeshtësi; një figurë që i ka dhënë artit shqiptar jo vetëm mjeshtëri, por edhe etikë, jo vetëm talent, por edhe shpirt.
Për disa vite ka punuar si pedagog i mjeshtërisë së aktorit dhe fjalës artistike, në degën e aktrimit, në Institutin e Lartë te Arteve.
Sot, në ditëlindjen e tij, nuk numërojmë vitet. Numërojmë gjurmët. Dhe ato janë të thella, të ndritshme dhe të pashlyeshme. Sepse Robert Ndrenika na mësoi se arti i vërtetë nuk është shfaqje, por jetesë; nuk është rol, por dëshmi; nuk është moment, por trashëgimi. Dhe për këtë, sot, feston jo vetëm ai, feston vetë arti shqiptar.
Albert Vataj

Tags: Albert Vataj
Previous Post

Lisa Marie, vajza e Elvis Presley-t, një dashuri atërore që mbeti përgjithmonë dashuri

Next Post

Pse dashuria nuk është pretendim pronësie por respekti i distancës që i mban dy qenie të veçanta?!

Next Post
Pse dashuria nuk është pretendim pronësie por respekti i distancës që i mban dy qenie të veçanta?!

Pse dashuria nuk është pretendim pronësie por respekti i distancës që i mban dy qenie të veçanta?!

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Umberto Eco për librin si nevojë, jo si konsum, për bibliotekën si kabinet i mjekësisë së shpirtit

Umberto Eco për librin si nevojë, jo si konsum, për bibliotekën si kabinet i mjekësisë së shpirtit

January 19, 2026
Vetmia si një çelës që na mundëson për të hapur veten ndaj të tjerëve dhe botës

Vetmia si një çelës që na mundëson për të hapur veten ndaj të tjerëve dhe botës

January 19, 2026
Romani “Doktor Zhivago” i  Boris Pasternak, një histori dashurie që u bë kërcënim për pushtetin totalitar

Romani “Doktor Zhivago” i Boris Pasternak, një histori dashurie që u bë kërcënim për pushtetin totalitar

January 19, 2026
“Utopia” e Thomas More në një pasqyrim të kthyer drejt modernitetit dhe ballafaqim i vetes sonë ëndrrash utopike

“Utopia” e Thomas More në një pasqyrim të kthyer drejt modernitetit dhe ballafaqim i vetes sonë ëndrrash utopike

January 19, 2026
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj