Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Persiatje

Valbona, e pangjashme me kurrnji harbim tjetër dëshirues

December 1, 2025
in Persiatje, Slider, Të përzgjedhurat
Valbona, e pangjashme me kurrnji harbim tjetër dëshirues
10
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Valbona, me gurgullimin e vet t’zallamahishme, për synin dhe veshët e shumkujt ngaset me ken jo ma shum, se një proces rutinor i vërshimit, gjasmimit të përplasjes së shkaku mbi pasojën, ngulmit eroziv të prejkohjes me të tashmen, të mbetun dorzan paaftësisë për tu ba pjesë e pranis tonë toksore. Gërshetat e kësaj vashe biblike, e derdhin joshjen e kandshme, drojshëm, tue e lan rrugëtimin e këtij hiri hyjnie në këtë gufim shkëmbor që lshohet turraz përmes maleve që e strukin nën vedi.

Për shumkënd që yshtet prej nevojet për me ken qoftë dhe një dekik, pulsi i fuqishëm i këtyre maleve, i këtij gurrimi prej gjoksit të tokës, vërshimi i Valbonës është i pangjashëm me kurrnji harbim tjetër dëshirues. Gojtari s’ka me pas me e lëmu këtë gërshet që shkumëzon përmes krekosjeve madhështore të maleve, këtij kushtrimi që thepon prej t’pamundunes me i kap majat, t’cilat pothuaj tanaheret kredhin kryet në re.  E njata që kanë sos me i dal ballë zotnimit tonë të andshëm, bora e përjetshme ua qëndis thinjat, e nji oshëtimë që përplaset në heshtjen tonë, si një cohë e hollë i lëshohet hera-heras, tue ia skuq faqet si e xanun n’faj, kur pahet me perëndimin.

Ngërthimi i këtij vërshimi shkëmbor pas gurëve mitik, asht tharmi i një kompozimi të heshtur, që tue u përzi me fëshfërimën e gjetheve luejnë nji simfoni, kohët e së cilës i gjejm të shtresume në ngazëllimin që na pataks kjo melodo që mëkon pamja. Këto shkëmbinj ciklopik, që Zoti e din se si kanë shtruar gjithë atë udhë që merr përposhtë Valbona. Ata janë vetë epika e këtij motivi folklorik, kësaj piskame që na ngjeth me ngjyrën dhe thellësinë që cek.

Tags: “Valbona”Albert VatajLugina e ValbonesLumiNatyra
Previous Post

Lorenzo Ghiberti, mjeshtri fiorentin që na dhuroi “Portat e Parajsës”

Next Post

Të dehesh në magjepsjen e një çasti, në madhështinë që natyra fsheh në dukshmërinë e asaj ëndje

Next Post
Të dehesh në magjepsjen e një çasti, në madhështinë që natyra fsheh në dukshmërinë e asaj ëndje

Të dehesh në magjepsjen e një çasti, në madhështinë që natyra fsheh në dukshmërinë e asaj ëndje

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Sot përvjetori i tërmetit apokaliptik të 15 prilli 1979 që tronditi Shkodrën dhe Lezhën

Sot përvjetori i tërmetit apokaliptik të 15 prilli 1979 që tronditi Shkodrën dhe Lezhën

April 15, 2026

Morgan Robertson, amerikani që shkroi 14 vjet para tragjedisë, fatin tragjik të transoqeanikut “Titanik”

April 15, 2026
Një burrë që nxjerr në ankand gruan e tij, viti 1832, në qytetin anglez të Carlisle

Një burrë që nxjerr në ankand gruan e tij, viti 1832, në qytetin anglez të Carlisle

April 14, 2026
La Fontaine, fabulisti që i dha zë natyrës njerëzore përmes heshtjes së kafshëve

La Fontaine, fabulisti që i dha zë natyrës njerëzore përmes heshtjes së kafshëve

April 14, 2026
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj