Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Esse

Kerubinët (engjëjt) e hyjshëm të Rafaelit dhe ëndja jonë e brishtë e përjetimit

September 24, 2025
in Esse, Slider, Të përzgjedhurat
“Sistine Madonna” (1513–1514), kryevepra e Rafael Urbinos (1483–1520) Albert Vataj

“Sistine Madonna” (1513–1514), kryevepra e Rafael Urbinos (1483–1520) Albert Vataj

0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj
Shumë përfytyrime kanë endur atë çfarë përfaqëson prekjen qiellore – shkasin e një përshkimi drithërimash drite që vibron në havanin e dimensioneve të ndërmjetme, aty ku jetët tona dhe krijuesit përplasen e gërshetohen në një frymë. Kjo zbraztësi që shugullon, ky amshim që mbush kraharoret e shpirtrave të etur, gjithnjë është kërkuar të ravijëzohet me figura, me imazhe jetësore, me pëshpërima pulsimesh që lypin ritmin e vet brenda nesh. Dhe ja ku shfaqen, si një shndritje e bekimit hyjnor, kerubinët e Rafaelit, fëmijë engjëllorë, të ngjizur si vetëtima të pafajësisë mbi horizontet e galaksive.
Në praninë e tyre, ne gjejmë vetveten të përkundur nga ndjenja më delikate, një ëndje e thyeshme, por qëndruese, një brishtësi që kërkon të lidhet me fijet e dritës dhe të na ngrejë lart drejt gjendjeve të hyjshme. Engjëjt, të përjetuar përmes artit, bëhen udhërrëfyesit tanë të dëshirës për të shkuar përtej, për të prekur të paprekshmen. Falë talentit të mjeshtrave si Rafaeli, ne kemi pasur fatin të prekim këtë botë të epërme, të cilën edhe pse nuk e jetojmë, e njohim si një pjesë të pandashme të dëshirave dhe mallëngjimeve tona më të thella. Kerubinët mbeten një magjepsje e përhershme që ushqen shpirtin.
Edhe pas pesëshekujsh, ëndrra e këtyre engjëjve nuk është tretur. Ngulmëtia e vështrimit të tyre mbetet po aq depërtuese, brishtësia e qëndrimit të tyre po aq e dlirë e ngasëse, duke na ofruar një kungim estetik e shpirtëror. Ata janë ndoshta engjëjt më të hyjshëm që kanë ngacmuar andjen e njeriut ndër shekuj, engjëjt që kanë mbetur në kujtesën e artit si gjurmë të përjetshme të pafajësisë.

Si asnjë vepër tjetër arti, Sistine Madonna e Rafaelit në Dresden ka ndezur imagjinatën e gjermanëve, duke i bashkuar ose duke i ndarë ata në debatin rreth artit dhe fesë… Vazhdimisht, kjo pikturë është cilësuar si ‘më e larta midis pikturave të botës’ dhe i është dhënë epiteti ‘hyjnor’, jo vetëm sepse paraqet një fëmijë hyjnor si idealin më të lartë të artit.

Madonna Sistine , e quajtur edhe Madonna e San Sistos , është një pikturë me vaj nga artisti italian Rafael . Piktura u porosit në vitin 1512 nga Papa Julius II për kishën e San Sistos, Piacenza , dhe ndoshta u realizua rreth viteve 1513–1514. Kanavaca ishte një nga Madonnat e fundit të pikturuara nga Rafael. Giorgio Vasari e quajti atë "një vepër vërtet e rrallë dhe e jashtëzakonshme".
Madonna Sistine , e quajtur edhe Madonna e San Sistos , është një pikturë me vaj nga artisti italian Rafael . Piktura u porosit në vitin 1512 nga Papa Julius II për kishën e San Sistos, Piacenza , dhe ndoshta u realizua rreth viteve 1513–1514. Kanavaca ishte një nga Madonnat e fundit të pikturuara nga Rafael. Giorgio Vasari e quajti atë “një vepër vërtet e rrallë dhe e jashtëzakonshme”.

Ata nuk janë një pikturë më vete, por një fragment i shkëputur nga një vepër e pakrahasueshme: “Sistine Madonna” (1513–1514), kryevepra e Rafael Urbinos (1483–1520), e porositur nga Papa Julius II si një akt devocioni. Megjithatë, kjo copëz e vogël e mrekullisë së Rilindjes ka marrë jetë të vetën, duke u shndërruar në një ikonë universale, në një imazh që ka shoqëruar njerëzimin për më shumë se 500 vjet.
Në vështrimin e tyre të kthjellët, që qëndron midis lodhjes dhe ëndjes, midis ëndrrës dhe ndërgjegjes, njeriu sheh një pasqyrim të vetvetes: brishtësinë e shpirtit që druhet nga drita dhe, njëkohësisht, e kërkon atë me zjarr. Ç’nuk është thënë e shkruar për këta engjëj që qëndrojnë mbi parvaz, mes qiejve dhe tokës, të pafajshëm, të heshtur, por gjithnjë dëshmitarë të mallëngjimit tonë për të pranuar Zotin dhe për të gjetur tek dëlirësia e tyre një strehë për shpirtin e etur.

Tags: “Sistine Madonna” (1513–1514)Albert Vatajkryevepra e Rafael Urbinos (1483–1520)
Previous Post

Çfarë përfaqësonte burrnesha në kontekstin e kohës së sundimit nga kodet e rrepta zaknore ku femta ishte e përjashtuar?

Next Post

Mahatma Gandhi na këshilloi: “Mos lejoni që zemra juaj të largohet nga ata që duan ta dëgjojnë atë se si rreh”

Next Post
Mahatma Gandhi na këshilloi: “Mos lejoni që zemra juaj të largohet nga ata që duan ta dëgjojnë atë se si rreh”

Mahatma Gandhi na këshilloi: “Mos lejoni që zemra juaj të largohet nga ata që duan ta dëgjojnë atë se si rreh”

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0

E gjithë dija e botës së një shekulli në një foto nga konferenca e 5-të “Solvay” dhe Zoti, Bruksel 24 -29 tetor 1927

September 24, 2025
Mahatma Gandhi na këshilloi: “Mos lejoni që zemra juaj të largohet nga ata që duan ta dëgjojnë atë se si rreh”

Mahatma Gandhi na këshilloi: “Mos lejoni që zemra juaj të largohet nga ata që duan ta dëgjojnë atë se si rreh”

September 24, 2025
“Sistine Madonna” (1513–1514), kryevepra e Rafael Urbinos (1483–1520) Albert Vataj

Kerubinët (engjëjt) e hyjshëm të Rafaelit dhe ëndja jonë e brishtë e përjetimit

September 24, 2025
Burrneshat_fotomontazh-Albert-Vataj

Çfarë përfaqësonte burrnesha në kontekstin e kohës së sundimit nga kodet e rrepta zaknore ku femta ishte e përjashtuar?

September 24, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj