Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Figura të ndrituna

Homeri shqiptar Atë Gjergj Fishta dhe dëshmia filmike e një epoke

August 11, 2025
in Figura të ndrituna, Slider, Të përzgjedhurat
4
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest
Nga Albert Vataj
Një nga rrallësit e çmuar dokumentarë që na sjellë imazhin e Atë Gjergj Fishtës, Homerit të Shqipërisë, është një material filmik ku ai shfaqet duke dalë nga godina e sapoinuguruar e Bashkisë së Tiranës, në vitet ’30. Në këtë pamje, Fishta ecën i ngadalshëm, duke mbajtur një shkop dhe duke çaluar, një dëshmi vizuale që flet për një histori më të thellë që i mbetet pas.
Ky shikim i thjeshtë, por plot domethënie, na udhëheq drejt ngjarjes së rëndësishme që i solli poetit një dëmtim të rëndë fizik: inaugurimi i Fabrikës së Çimentos në Shkodër, një projekt i madh industrial i kohës, i quajtur Portland Cemento Shkodra, i cili u inaugurua me një ceremoni madhështore më 24 prill 1930.
Fabrika, vendosur në skajin e malit Taraboshi, buzë lumit Buna pranë bashkimit me Drinin, ishte një investim i rëndësishëm, një gur themeli i zhvillimit ekonomik të qytetit dhe të Shqipërisë në përgjithësi. Kapitali i saj vinte nga tregtarë dhe industrialistë vendas, ndër ta industrialisti Fasli Ademi, i cili investoi 100 mijë franga ari në këtë sipërmarrje.
https://www.albertvataj.com/wp-content/uploads/2025/08/Fishta-ne-nje-material-filmik-te-vitit-1930.mp4
Në këtë ditë solemne të inaugurimit, e cila mbajti humor dhe buzëqeshje, siç dëshmohet nga anegdota me pyetjen ironike të një prej aksionerëve se ku do të transferohej fabrika kur mbaronte mali Taraboshi, duke shkaktuar të qeshura e lot gëzimi në mes të të pranishmëve –, mori pjesë edhe Atë Gjergj Fishta, i cili mbajti një fjalë përshëndetëse plot emocion dhe krenari.
Por gjatë vizitës në ambientet e brendshme të fabrikës ndodhi një incident serioz. Një nga makineritë e mëdha kapi valadonin e Atë Fishtës dhe e lëndoi rëndë, duke rrezikuar jetën e tij. Ky aksident, i cili mund të kishte përfunduar tragjikisht, la pasoja të dukshme në shëndetin e poetit dhe klerikut të madh, duke e detyruar të ecte i çaluar dhe i ndihmuar me shkop, siç dëshmohet edhe në materialin filmik nga Tirana.
Në banketin pas ceremonisë, ku ishin të pranishëm figura të njohura të kohës, mes tyre edhe bejtaxhiu i famshëm Hetoja i Molla Sylos, Fishta, me shpirtin e tij të madh dhe humorin karakteristik, përpiqej të lehtësonte atmosferën dhe të largonte hidhërimin nga aksidenti me një bejte ironike:
“Ti me vjersha je i parë,
shpirtin tonë na amelson!
Humori yt s’paguhet me ar,
as peshohet me kandar!..”
Hetoja iu përgjigj me shpirt dhe respekt:
“Për ty soj të shkon urtija.
Babë e gjysh i ke pasë me namë.
Sido të sillet Shqypnija,
vendin tand s’ka kush me e xhanë!..”
Por dëmtimi i këmbës së djathtë nuk u shërua plotësisht dhe shenjat e tij shoqëruan Atë Fishtën deri në ditën kur ai ndërroi jetë më 30 dhjetor 1940.
Në këtë periudhë reflektimi mbi veten dhe fatin e tij, Fishta lëshoi edhe vargjet e njohura që janë bërë proverbiale për lidhjen e thellë midis origjinës, identitetit dhe kufizimeve sociale:
“Katundar more burre,
Në nderrosh shtatë lekurë,
Qytetar s’bahesh kurrë.”
Me një ironinë e tij të thellë, Fishta shpreh këtu një mësim të përjetshëm: pavarësisht transformimeve që mund të pësojmë, thelbi ynë i brendshëm rrënjoset thellë në origjinën dhe traditat tona, dhe nuk mund të ndryshohet me thjeshtësi.
Një dokumentar filmik i rrallë, një varg i përjetshëm dhe një histori e paharrueshme, bashkohen për të përkujtuar figurën e një prej kolosëve më të mëdhenj të kulturës shqiptare dhe betejën e tij personale me fatin dhe kohën.
Albert Vataj
Tags: Albert VatajAtë Gjergj Fishta
Previous Post

Shkodra e andjeve të adhurimit, që ndryshon duke u bërë më e bukur

Next Post

Nata e fundit e Robin Williams dhe fundi fatal i komedianit të madh në monografinë e gazetarit të New York Times, Dave Itzkoff

Next Post
Nata e fundit e Robin Williams dhe fundi fatal i komedianit të madh në monografinë e gazetarit të New York Times, Dave Itzkoff

Nata e fundit e Robin Williams dhe fundi fatal i komedianit të madh në monografinë e gazetarit të New York Times, Dave Itzkoff

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Cili ishte ndikimi i i dy kolosëve të muzikës klasike, Ludwig van Beethoven mbi Frédéric Chopin

Cili ishte ndikimi i i dy kolosëve të muzikës klasike, Ludwig van Beethoven mbi Frédéric Chopin

October 7, 2025
Rekordet e Çmimit Nobel

Rekordet e Çmimit Nobel: Udhëtimi i lavdisë, dijes dhe ndërgjegjes njerëzore

October 6, 2025
HYJNIA E DASHURIS' ARDHT TE JU N'ÇDO RREZE

Hyjnia e dashnis’ ardht te ju n’çdo rreze, vullneti juej u baft vepër e shpërblyse e t’lumit Zot

October 6, 2025
Polemikat rreth “Vargjeve Satanike” nuk filluan me Salman Rushdie më 1988, ato janë shekullore

Polemikat rreth “Vargjeve Satanike” nuk filluan me Salman Rushdie më 1988, ato janë shekullore

October 6, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj