Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Esse

Kamilo Hose Sela, mbi vetminë e shkrimtarit, këtë ilaç të pashoq dhe perandorinë e vetëdijes

March 3, 2017
in Esse
48
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Thuhet se fjala e shkrimtarit i ka rrënjët thellë në sinqeritetin e tij, tek ajo lule me ngjyra të gjalla dhe delikate që ngandonjëherë lind dhe lulëzon edhe në shkrtëtirat më të thata.

Unë që po shkruaj këto radhë, mendoj se shkrimtari, njeriu që ka për profesion të shkruarit, është një kafshë llupëse pejsazhesh dhe stolisjesh, një qenie e babëzitur grykëmadhe që sngopet së përlari gjeografi njerëzore: qytetare, fshatare, detare. Secilën nga këto në kohën e duhur.

Shkrimtari – edhe ky shkrimtar që në këto momente është duke shkruar pikërisht këto rreshta – beson, gjer tani, se krijuesi –  militanti i kësaj disipline  (e trëndafiltë apo e hekurt, varet nga letra që paraqet), dmth i të shkruarit , kudo që të lindë, i mëson artet e veta gjatë adoleshencës; triumfon dhe bëhet  njeri në qytetin e madh; pi në popull likerin tretës – po edhe të hidhur -, likerin e jetës; pastron shpirtin e vet – deri edhe stilin e vet – në kontakt me hapsira të pamata, dhe punon, në qoftë se do të punojë, e qëndron në vetmi, në vetminë e gëzuar e nganjëherë të ashpër të provincës, në brigjet e detit, buzë livadheve apo në këmbët e një mali të lartë e të mbështjellë me re. Nga që sdi të lëvizë në kohën e duhur (dhe do të ishte mizori e kotë të japësh përcaktim  më të saktë), shkrimtarin – këtë, atë, apo tjetrin më tej -, nganjëherë, e gëlltit qyteti, po ai qytet i cili e pa të triumfojë dhe që e ngriti lart, siç ngrenë një  mbasdite mbi supet dhe kokat e tyre turmat popullore një torero. Sepse – të mos gënjehemi  shkrimtari është vërtet një pjesë e qytetit, veç (dhe kjo është një nga anët më delikate të tij) nuk është pjesa themelore, por pjesë plotësuese dhe, për çdo rast, e ndryshueshme. Në të vërtetë, në stivën e ndërlikuar të aktorëve dhe faktorëve, të veprimeve dhe kundërveprimeve, të prove dhe kundrave, të virtyteve dhe veseve, të konfuzioneve dhe simulimeve, me të cilat  është i mbushur qyteti i madh, gjithçka – dhe është e qartë se në atë gjithçka hyn edhe shkrimtari, edhe pse është gjë aq e paktë  mund të jetë kalimtare dhe  e shkëmbyeshme dhe vetëm qyteti është i përhershmi.

Për shkrimtarin, qyteti është plot rreziqe dhe vetëm deklarimi i tyre do të ishte sa i stërzgjatur aq edhe i bezdisshëm. Grupimet e shkrimtarëve e ndihmojnë  atë, por edhe i prishin punë. Politika i jep zjarr, por edhe e bën shterp. Jeta shoqërore e kënaq, por edhe e bën ti vijë krupë. Konkurrimi e nxit, por edhe e ndal në vend. Vetëm prirja, kjo dhunti e perëndive – vetëm ato ia japin apo nuk ia japin -, dhe përkushtimi i plotë e i vërtetë, në qoftë se do të dijë ta ruaj, e bëjnë të denjë dhe e gjallërojnë. Dhe, mbi të gjitha, e lehtësojnë prej vajit vetmitar që shkakëton profesioni i të krijuarit. Shkrimtari, pavarësisht Aristotelit, nuk është një qenie e shoqërisë letrare, por një ilaç i rrallë për vetminë.

Shkrimtari  duke mos ditur të sillet ndryshe, në rastin më pak të keq, historia e tij shpesh paraqitet e stërpikur nga marrëzitë – duke jetuar në qytet harron se nuk duhet të shkojë i tërhequr nga politika, si vazhda pas anijes, por duhet ti paraprijë historisë në rrugën e saj, në rolin kapitenit të shquar dhe heroik  për tu treguar rrugën.

Shkrimtari që shkëlqen në sallone është i gllabëruar, as për mirë as për keq, nga armiku i tij i natyrshëm: shoqëria e mirë. Askush nuk duhet të harrojë se tashmë nuk jemi në kohën e pushtuar nga kalorësit, as në shekullin e njerëzishëm dhe të hijshëm të Iluminizmit, as në periudhën e dhunshme dhe të idealizuar të romantizmit.

Shkrimtari që lëviz nga impulset e konkurrencës me bashkëkohësit e tij, shpejt ndalet papritur sepse bashkëmoshatarët e tij, vetëm pse janë të tillë, akoma nuk janë klasifikuar e as qartësuar. Prirja është frutë që lidh kokërr vetëm në vetmi, në vetminë e gëzuar, shoqëria e të trishtuarve, gjë që na i ka thënë i vetmuari, po edhe i potershmi Migel de Servantes. Dhe shkrimtari bën të pamundurën që të ndihet shkrimtar. Ai, me mundim të madh, do të shtrydhë vetëdijen e vet prej shkrimtari – e vetmja gjë që joshkrimtarët se kanë bërë dot – dhe, po qe nevoja, në prag të pjekurisë, do të kthehet tek ajo vetmi e shenjtë që adoleshenca ia ruajti të paprekur edhe në mes të rrëmujës.

Për të dhimbshmin Gustavo Adolfo, vetmia është perandoria e vetëdijes. Dhe vetëdija  ky superioritet  mbahet vetëm duke mos e lënë të infektohet. Një shkrimtar pa vetëdije është si një kafshë e egër pa sy, një lloj qenieje që nuk preferon të ruaj kujtesën. Epërsia e shkrimtarit  dogmë shoqërore që e proklamojmë  për të qenë e sigurt, duhet të strehohet tek vetmija. Në fshat, në mal, në det…, me të gjitha  të metat e veta.

Përktheu Bajram Karabolli

Tags: Albert VatajDita nderkombetare e shkrimtareveKamilo Hose Sela
Previous Post

Udhërrëfyesi drejt ndriçimit shpirtëror, Eckhart Tolle predikon fuqinë e tanishmërisë, energjinë e mendimit

Next Post

Át Daniel Gjeçaj, dëshmon për Át Gjon Shllakun, martirin e kishës dhe vlerave krenuese të shqiptarizmës

Next Post

Át Daniel Gjeçaj, dëshmon për Át Gjon Shllakun, martirin e kishës dhe vlerave krenuese të shqiptarizmës

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Nëna dhe fëmija nën rrënojat e tërmetit apokaliptik në Messina, arti që e ruajti dhimbjen në shpirt

Nëna dhe fëmija nën rrënojat e tërmetit apokaliptik në Messina, arti që e ruajti dhimbjen në shpirt

May 8, 2025
Ajo nuk është thjeshtë një grua, ajo mishëron fuqinë e feminitetit hyjnor

Ajo nuk është thjeshtë një grua, ajo mishëron fuqinë e feminitetit hyjnor

May 8, 2025
Al-Khwārizmī, dija që driti në shekullin IX, guri i themelit mbi të cilin qëndron qytetërimi digjital

Al-Khwārizmī, dija që driti në shekullin IX, guri i themelit mbi të cilin qëndron qytetërimi digjital

May 8, 2025
Kur talenti ngatërrohet me çrregullimin, historia e jashtëzakonshme e koreografes, Gillian Lynne

Kur talenti ngatërrohet me çrregullimin, historia e jashtëzakonshme e koreografes, Gillian Lynne

May 8, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj