Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Pikturë

“Mëshira”-t pikëlluese të vdekjes së Jezusit, në tablotë e paraprijësit të barokut italian, Annibale Carracci

July 15, 2025
in Pikturë, Slider, Të përzgjedhurat
“Mëshira”-t pikëlluese të vdekjes së Jezusit, në tablotë e paraprijësit të barokut italian, Annibale Carracci
10
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Ka çaste në historinë e artit ku peneli bëhet më i mprehtë se shpata, më i dhembshëm se klithma, më i përjetshëm se lutja. Tablotë e Krishtit të kryqëzuar janë ndër ato çaste, ku arti dhe feja nuk janë më dy realitete të ndara, por bashkëvuajnë në një përqafim të ngurtë mbi të njëjtin kryq. Nëpër shekuj, çdo epokë ka rikthyer me ngjyrë, dritë dhe gjuhë të vetën këtë tragjedi që nuk zbehet kurrë. Por në sythin e fundme të shekullit të 16-të dhe më pas, një shpirt si Annibale Carracci sjell jo thjesht një skenë biblike, por një thirrje të thellë njerëzore: një mëshirë që nuk është as abstrakte, as e ftohtë, por e gjallë, therëse, e palexueshme pa ndjerë zemrën duke u rënduar.

Vdekja e Jezu Krishtit në Kryq është një nga caqet kulmore të historisë biblike dhe një nga momentet më tragjike që mbamendja e artit dhe teksteve të shenjta kanë ruajtur. Shpirtja krijuese, zotërimi i shtresimeve eterne të besimit, drita e shkëlqim e krejt përjetimeve, kanë arritur të sjellin prej kohëve të largëta një përjetim që na përshkon e na drithëron si atëherë, ashtu edhe sot, në një shpërthim të pamatë tragjizmi.

Njeriu është bërë pjesë e ndijshme e këtij misteri të dhembjes falë mjeshtrisë së përjetësimit që piktorë të periudhave të ndryshme kanë lënë si testament të përballjes së tyre me Krishtin e kryqëzuar. Carracci, me një ndjeshmëri të rrallë, sjell atë që nuk mund të thuhet dot me fjalë: mëshirën. Ai nuk kërkon të tronditë me dhunë, por me heshtjen e pikëllimit; nuk kërkon të skandalizojë, por të rrëqethë me qetësinë e pamjes së Jezusit të zbritur nga kryqi.

Tablotë e tij mbajnë një peshë therëse dhimbjeje dhe trishtimi. Në to, zbritja e Jezusit të vdekur nga kryqi është trajtuar me tonalitete të forta koloriti, me një depërtim transparent të dritës dhe me mishërimin e një shpirti që merr pjesë në këtë tragjizëm biblik me një ndjesi që godet çdo zemër e trondit çdo vetëdije që është dëshmitare e kryqëzimit. Çdo tablo është e veçantë, e dallueshme, por të gjitha bartin një përshkueshmëri të thellë emocionale, një pikëllim që nuk tretet. Edhe sot, pas katër shekujsh, kjo mëshirë vazhdon të na vështrojë prej kornizës së saj dhe të na pyesë: a jemi ne të denjë për këtë vuajtje që na u dha?

Annibale Carracci mbetet shpesh i harruar në historinë e artit të shekullit të 17-të, por kjo nuk zhbën vlerën e tij.

Annibale Carracci (3 nëntor 1560 – 15 korrik 1609) ishte një piktor dhe instruktor italian, aktiv në Bolonjë dhe më vonë në Romë. Së bashku me vëllain dhe kushëririn e tij, Annibale ishte një nga prijësit e stilit barok, duke integruar në të huazime nga stilet e veriut dhe jugut të qytetit të tyre të lindjes, dhe duke aspiruar për një rikthim në monumentalitetin klasik, por duke shtuar një dinamizëm më jetësor.

Ai qe një ndër zërat më të thellë të paraprijesit barok italian, duke sintetizuar ndikimet e veriut e jugut të Italisë me një vizion të ri mbi figurën dhe ndjenjën njerëzore. Në tablotë e tij, mëshira nuk është vetëm një temë biblike; ajo është një ftesë për të parë thellë në shpirtin tonë, atje ku dhembja dhe shpresa përqafohen në hijen e një kryqi që mbetet gjithnjë i gjallë.

Kështu, tablotë e Annibale Carracci-t nuk janë vetëm dritare drejt një epoke të artit, por pasqyra ku secili prej nesh sheh fytyrën e vet të munduar. Ato nuk shërbejnë thjesht për të kujtuar një ngjarje të largët biblike, por për të ndezur në shpirtin tonë një ndërgjegje të re për dhimbjen dhe mëshirën që ndajnë njerëzit me njëri‑tjetrin. Në këtë udhëtim përmes ngjyrave dhe dritës, Krishti i zbritur nga kryqi nuk është më vetëm figura e një epoke, por simboli i përjetshëm i çdo sakrifice që na bën më njerëzorë.

E njëjta ndjesi e “Mëshirës” ka frymëzuar edhe artistë të tjerë, të cilët e kanë shndërruar këtë motiv në gur, mermer dhe pikturë, duke e lënë përjetësisht të gjallë në ndërgjegjen e artit botëror. Mjafton të kujtojmë Michelangelo-n, me “Pietà”-n e tij madhështore në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, ku Virgjëresha mban në prehër trupin e pajetë të Birit – një skulpturë që rrëqeth nga delikatesa dhe dhembja e gdhendur në mermer. Apo Giotto-n, i cili në fresket e tij të Kapelës Scrovegni sjell një thjeshtësi të thellë në skenën e Zbritjes nga Kryqi, duke e bërë më të prekshme dhimbjen e njerëzve që e rrethojnë Krishtin. Po ashtu, Rogier van der Weyden, me “Descent from the Cross”, e shpalos me një dramë të mbytur, ku çdo figurë duket e gjallë në pikëllimin e saj. Në barokun e mëvonshëm, Rubens-i me “The Descent from the Cross” e ngriti këtë temë në një vorbull të fuqishme drite dhe trupi, duke na bërë dëshmitarë të një çasti që të merr frymën.

Këta artistë, secili në kohën dhe mënyrën e tij, kanë marrë të njëjtin motiv dhe e kanë kthyer në një lutje të heshtur, në një dëshmi se mëshira nuk është vetëm një ndjenjë fetare, por një gjuhë universale që flet për të gjitha kohët. Dhe pikërisht këtu qëndron fuqia e këtyre veprave: ato na thërrasin të ndalemi, të përkulemi e të kuptojmë se arti nuk është vetëm për t’u admiruar, por për të na prekur në zemër dhe për të na rikthyer te ajo që është më e çmuara tek njeriu – mëshira.

Tags: “Mëshira”-t pikëlluese të vdekjes së JezusitAlbert VatajAnnibale Carraccinë tablotë e paraprijësit të barokut italian
Previous Post

Pesha e padukshme, gruaja që mban botën mbi supe, kumt për një skulpturë që flet më shumë se fjalët

Next Post

Kur aroma vendos përpara ndjenjës, çfarë na thotë era e djersës për dashurinë?

Next Post
Kur aroma vendos përpara ndjenjës, çfarë na thotë era e djersës për dashurinë?

Kur aroma vendos përpara ndjenjës, çfarë na thotë era e djersës për dashurinë?

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Kur aroma vendos përpara ndjenjës, çfarë na thotë era e djersës për dashurinë?

Kur aroma vendos përpara ndjenjës, çfarë na thotë era e djersës për dashurinë?

July 15, 2025
“Mëshira”-t pikëlluese të vdekjes së Jezusit, në tablotë e paraprijësit të barokut italian, Annibale Carracci

“Mëshira”-t pikëlluese të vdekjes së Jezusit, në tablotë e paraprijësit të barokut italian, Annibale Carracci

July 15, 2025
Pesha e padukshme, gruaja që mban botën mbi supe, kumt për një skulpturë që flet më shumë se fjalët

Pesha e padukshme, gruaja që mban botën mbi supe, kumt për një skulpturë që flet më shumë se fjalët

July 15, 2025
Lisa del Giocondo, fisnikja që koha e ktheu në misterin më magjepsës të artit botëror të njohur si Mona Lisa

Lisa del Giocondo, fisnikja që koha e ktheu në misterin më magjepsës të artit botëror të njohur si Mona Lisa

July 15, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj