Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Histori

“Dorëzimi i kalasë së Moresë gjeneralit francez, Nicolas Joseph Maison”, historia në pikturë

July 12, 2025
in Histori, Pikturë, Slider, Të përzgjedhurat
“Dorëzimi i kalasë së Moresë gjeneralit francez, Nicolas Joseph Maison”, historia në pikturë
19
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest
Nga Albert Vataj 
Tabloja e dorëzimit të kalasë së Moresë, nxjerr në pah nënshtrimin e turqve, të cilët përcillen nëpërmjet kësaj tabloje, duke ju bindur autoritetit ushtarak francez, dhe suliotëve, siç thuhet apo arvanitasve, të cilët shfaqin një zemërim ndaj tyre, ndërkohë që janë të armatosur dhe nga momenti në moment mund të konfrontohen.
Piktori përveç ushtarëve; atyre që detyrojnë turqit e mundur të dorëzohen dhe atyre që mbajnë suliotët të mos përfshihen në përplasje, vendos në qendër të tablosë triumfalisht gjeneralin francez, Nicolas-Joseph Maison, i cili meri dorëzimin e Kalasë së Moresë. Ky ishte veprimi i fundit i ekspeditës së Moresë, një ekspeditë franceze gjatë luftës për pavarësinë greke që çliroi Peloponezin nga Ibrahim Pasha dhe trupat e tij osmano-egjiptiane.
Suliotët i përcjell piktori në këtë tablo, si një dëshmi e një armiqësie të ashpër, e cila i ka rrënjët thellë në historinë e Moresë, vrasjet, dhunimet, plaçkitjet dhe dëbimet, gjithashtu si një shprehje e reagimit ndaj gjithë atyre mizorive që rëndojnë mbi fatin e tyre të keq gjatë sundimit osman.
Ata janë në këtë pikturë, të tërbuar dhe gati të përfshihen në zjarrin e një urrejtje me rrënjë në gjak dhe varre, lot dhe dhimbje, por pala franceze në rolin e paqeruajtësit, nuk lejon të përshkallëzojë situata, si mbyllje e një kapitulli të së shkuarës.
Tabloja paraqet në sfond kalanë nga ku del ende tym, dhe formacione ushtarësh francezë, ku dallohen shkëlqimi i bajonetave. Dinamika e kapitullimit përcillet nga Jean-Charles Langlois, jo vetëm nga turqit e dorëzuar dhe të frikësuar për vdekje, nga flamuri që shtrihet përdhe, por dhe armët që paralajmërojnë mbylljen e një etape të rëndësishme të revolucionit për pavarësi të Greqisë.
Megjithëse evakuimi i Peloponezit përfundoi në tetor 1828, korpusi francez nuk u tërhoq menjëherë. Synimi i guvernatorit I. Kapodistrias ishte pjesëmarrja e ushtrisë së gjeneralit Maison në çlirimin e Greqisë Perëndimore dhe Evias, qëllim që ishte në përputhje me udhëzimet e ministrit francez të luftës për Maison.
Sipas mendimtarëve dhe historianëve pas pushtimit osmanë nga Morea fillon vala e shpërnguljes së shqiptarëve në drejtim të jugut të Italisë, ku themeluan kolonit e tyre arbëreshe. Po ashtu kjo kohë merret edhe si kohë e krijimit dhe popullarizimit të këngës së njohur e të riprodhuar edhe në ditët tona “Moj e bukura More”.
Pas pavarësimit të Greqisë, më 1822, finalizohet rikonfigurimi administrativ i territorit dhe njëherazi emërtimi i njësive sipas pagëzimeve të vjetra antike. Për hapësirën e përafërt të Moresë kthehet emri antik Peloponez.
Diku nga mesi i shekullit të 17-të, siç dëshmohet nga udhëtari Evlija Çelebiu, Morea u bë qendra e një ejaleti të veçantë, me kryeqytet Patra (Ballibadra). Venedikasit pushtuan të gjithë gadishullin gjatë Luftës së Moresë (1684–1699), duke themeluar “Mbretërinë e Moresë” (It. Regno di Morea) për të sunduar vendin. Sundimi venedikas zgjati deri në ripushtimin osman më 1715.
U rithemelua Ejaleti i Moresë, i kryesuar nga Mora valesi, i cili deri në vitin 1780 ishte pasha i rangut të parë dhe mbante titullin vezir. Pas vitit 1780 dhe deri në Luftën e Pavarësisë së Greqisë, provinca drejtohej nga një muhassil. Pashai i Moresë u ndihmua nga një sërë zyrtarësh vartës, duke përfshirë një përkthyes të krishterë (dragoman), i cili ishte zyrtari i lartë i krishterë i krahinës. Kryeqyteti ishte fillimisht në Nauplia, por pas 1786 në Tripolica.
Të krishterët moreote u ngritën kundër osmanëve me ndihmën ruse gjatë të ashtuquajturës “Kryengritja e Orlovit” të vitit 1770, por ajo u shtyp me shpejtësi dhe brutalisht. Si rezultat, numri i përgjithshëm i popullsisë u zvogëlua gjatë kësaj kohe, ndërsa përqindja e elementit mysliman në të u rrit. Megjithatë, privilegjet e dhëna popullatës ortodokse me Traktatin e Küçük Kaynarca, veçanërisht e drejta për të tregtuar nën flamurin rus, çuan në një lulëzim të konsiderueshëm ekonomik të grekëve vendas, e cila, së bashku me rritjen e kontakteve kulturore me Evropën Perëndimore (Iluminizmi modern grek) dhe idealet frymëzuese të Revolucionit Francez, hodhën themelet për Luftën e Pavarësisë Greke.
Tabloja “Dorëzimi i kalasë së Moresë gjeneralit francez Nicolas Joseph Maison” rreket të pasqyrojë një mënyrë ekstrakt atë periudhë të ndryshimeve që solli Luftës së Pavarësisë Greke ku një rol përcaktues padyshim që luajtën arvanitasit, ushtarët me fustanella.
Tags: Albert VatajDorëzimi i kalasë së Moresë gjeneralit francezNicolas Joseph Maison"
Previous Post

Fëmijët në thasë leshi dhe tabela “Në Shitje”, një plagë ngjethëse në ndërgjegjen e Europës së pasluftës

Next Post

Pesë shekuj e një portret që vijon të magjepsë, misteri dhe madhështia e një fytyre flamande

Next Post
Pesë shekuj e një portret që vijon të magjepsë, misteri dhe madhështia e një fytyre flamande

Pesë shekuj e një portret që vijon të magjepsë, misteri dhe madhështia e një fytyre flamande

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Pesë shekuj e një portret që vijon të magjepsë, misteri dhe madhështia e një fytyre flamande

Pesë shekuj e një portret që vijon të magjepsë, misteri dhe madhështia e një fytyre flamande

July 12, 2025
“Dorëzimi i kalasë së Moresë gjeneralit francez, Nicolas Joseph Maison”, historia në pikturë

“Dorëzimi i kalasë së Moresë gjeneralit francez, Nicolas Joseph Maison”, historia në pikturë

July 12, 2025
Fëmijët në thasë leshi dhe tabela “Në Shitje”, një plagë ngjethëse në ndërgjegjen e Europës së pasluftës

Fëmijët në thasë leshi dhe tabela “Në Shitje”, një plagë ngjethëse në ndërgjegjen e Europës së pasluftës

July 11, 2025
Karrigia e Qetësimit, anatomia e një dëshmie mbi dhimbjen dhe pushtetin si një tentativë drejt trajtimit psikiatrik

Karrigia e Qetësimit, anatomia e një dëshmie mbi dhimbjen dhe pushtetin si një tentativë drejt trajtimit psikiatrik

July 7, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj