Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Kuriozitete

Në udhëtimin e heshtur të përjetësisë, një mumje, një qytetërim i zhdukur dhe thirrja që dëgjohet nga thellësia e kohës

May 17, 2025
in Kuriozitete, Qytetërim
Në udhëtimin e heshtur të përjetësisë, një mumje, një qytetërim i zhdukur dhe thirrja që dëgjohet nga thellësia e kohës
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest
Albert Vataj 
Përfytyroni një hapësirë të thatë e të heshtur, ku era fërkon rërën si të donte të zgjonte kujtimet e lashtësisë. Aty, në zbehjen e kufirit mes tokës dhe kohës, shfaqet një trup i mbledhur në heshtjen e vet, i ruajtur jo nga dora e njeriut, por nga vetë përkujdesja e natyrës. Një figurë njerëzore e ngrirë në përqafim me dheun, jo si relike e vdekjes, por si një përkujtues i gjallë i një jete që ka qenë dhe një qytetërimi që ka folur me gjuhën e shenjave, të artit dhe të besimit, dhe përjetësisë që zgjohet për të dëshmuar caqet e kohës.
Në veriun e largët të Perusë, në një truall që tashmë frymon veç qetësi shkretëtire, u zbulua një mumje natyrale e një djali të popullit Chimu, një kulturë që lulëzoi si një enigmë midis detit dhe shkretëtirës, midis viteve 1200 dhe 1400 pas Krishtit. Ai nuk është më thjesht një trup, është një dëshmi që shpon errësirën e shekujve dhe flet me zë të pashprehur për një botë të humbur, një zë që thërret nga thellësia e kohës dhe moshës, ngaku vijnë pëshpërima të dritshme jete të blatuar në gjithmonshmëri.
Mumja u gjet e mbështjellë me përkushtim, në pozicionin e fetusit, si të kërkonte kthimin tek fillimi, tek barku i tokës që i dha jetë. Gjymtyrët e lidhura me kujdes, tekstilet e pambukut dhe leshit që e mbulojnë si një mantel të përjetësisë, dhe objektet që e rrethojnë, të gjitha flasin për një dashuri të thellë, për një ceremoni të heshtur që nuk ishte vetëm përkujtim, por një akt i shenjtë kalimi. Çdo detaj është një fije e padukshme që na lidh me botëkuptimin e Chimu-ve, një popull që shihte vdekjen jo si fund, por si kthesë, si hyrje në një rreth tjetër të ekzistencës.
Në këtë zbulim nuk ka vetëm antropologji. Ka poezi. Ka një intimitet të rrallë me një kulturë që nuk na kërkon të flasim për të me terma shkencorë, por të ndjejmë frymën e saj në heshtje. Objektet e varrit, ndoshta mjete, ndoshta simbole, ndoshta shpresa, nuk janë thjesht “artefakte”; ato janë fjalë të pathëna, dëshmi e përpjekjes njerëzore për të kuptuar të përtejmen. A ishin për të ndihmuar të ndjerin në botën e mëposhtme? A ishin për të mbajtur gjallë kujtimin e tij në mesin e të gjallëve? Apo ishin një mënyrë për të ndërtuar urën midis botëve?
Në këtë trup të heshtur ruhet një mister i përjetshëm, jo për t’u zgjidhur, por për t’u ndjerë. Chimu-të nuk ndërtuan vetëm qytete, por edhe mite, rituale, mënyra për të dialoguar me të padukshmen. Dhe kjo mumje, e mbështjellë në tekstile, e përkulur në gjirin e dheut, është si një dorëshkrim i fshehur, një lutje që ka mbetur pezull në ajrin e thatë të Perusë.
Ajo na sfidon jo vetëm të admirojmë atë që ka mbetur, por të rimendojmë edhe marrëdhënien tonë me jetën, me vdekjen, me kujtesën. Sepse ndoshta, më shumë se gjithçka tjetër, ajo që gjejmë aty është pyetja që njeriu ka bërë gjithmonë: Çfarë mbetet nga ne, kur zëri ynë hesht, dhe gjurma jonë mbulohet nga koha?
Në këtë pikë, mumja Chimu nuk është më një objekt i së kaluarës, është një pasqyrë. Dhe në atë pasqyrë, shohim vetveten, mëtojmë tashmërinë e një zgjimi që vjen për të nënshkruar përjetësinë.
Tags: Albert Vataj
Previous Post

Teenminnie, hije e ngrohtë amësie dhe dinjiteti identitar aborigjen, në prag të shuarjes

Next Post

Lutja që troket në zemrat e mbyllura për të çelur qiellin e shpresës

Next Post
Lutja që troket në zemrat e mbyllura për të çelur qiellin e shpresës

Lutja që troket në zemrat e mbyllura për të çelur qiellin e shpresës

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Melodia e fundit, djali që luante violinë në shi, Homazh për Eliasin dhe tingullin që mbijetoi terrorin

Melodia e fundit, djali që luante violinë në shi, Homazh për Eliasin dhe tingullin që mbijetoi terrorin

May 17, 2025
Gjithçka në pulsin e jetës nisi te trupi, si një himn i pjellorisë dhe tokës, mrekullim i hirit dhe epshit

Gjithçka në pulsin e jetës nisi te trupi, si një himn i pjellorisë dhe tokës, mrekullim i hirit dhe epshit

May 17, 2025
Këpucët e mashtrimit të gjurmëve, një shpikje e viteve 1920 nga një hajdut bagëtish

Këpucët e mashtrimit të gjurmëve, një shpikje e viteve 1920 nga një hajdut bagëtish

May 17, 2025
Kur kujtesa kthehet në strehë dhe qyteti në mit, John Updike mbi Kadarenë dhe Márquezin

Kur kujtesa kthehet në strehë dhe qyteti në mit, John Updike mbi Kadarenë dhe Márquezin

May 17, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj