Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Nga jeta e korifejve

Heinrich Heine, poeti gjerman i realizmit kritik, ai që kishte si postulat shprehjen: “Shpata ime është pena ime”

February 17, 2017
in Nga jeta e korifejve
719
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

 

Christian Johann Heinrich Heine, u lind më 13 dhjetor 1797 në Düsseldorf dhe vdiq më 17 shkurt 1856 në Paris. Ai ishte poet i shquar i realizmit kritik. Veprimtar kurajoz dhe sqim i esse-ve dhe një ndër gazetarët më të shquar gjerman i kohës së tij. Ishte si pakkush; i shumëdebatuar, i anatemuar, i sulmuar dhe i ridimensionuar, dhe… mbeti atëditë e sot një personalitet i spikatur i mendimit. Për asnjë figurë tjetër të madhe të letërsisë gjermane nuk është diskutuar aq ashpër e aq gjatë, sa për Hajnrih Hajnen. Për asnjë tjetër mendjet e shquara nuk kanë qenë aq të ndara mes tyre sa për hebreun gjerman të mërguar në Paris. Dhe asnjë tjetër nuk është hedhur poshtë e nuk është përndjekur aq shumë në atdheun e vet sa ky “rrëmujaxhi frankofil” e “vatërnjollosës”.

Ai njihet më së shumti jashtë Gjermanisë për poezinë e tij të hershme lirike , e cila ishte vendosur në muzikë nga kompozitorë si Robert Schumann dhe Franz Schubert . Vargu dhe proza ​​e mëvonshme e Heine dallohen për zgjuarsinë dhe ironinë e tyre satirike. Ai konsiderohet pjesë e lëvizjes së Gjermanisë së Re . Pikëpamjet e tij radikale politike çuan në atë skajshmëri të hakërrisë sa shumë prej veprave të tij të ndalohen nga autoritetet gjermane – të cilat, megjithatë, i shtuan vetëm famën e tij. Ai i kaloi 25 vitet e fundit të jetës së tij si një mërgimtar në Paris.

*****

Në moshën 19-vjeçare, Hajne i tregoi profesorit të tij të latinishtes një revistë me disa poezi, që mbanin si autor Frudhold Riesenharh. Hafne i tha se ky ishte miku i tij nga Hamburgu dhe se këto vargje sipas tij, vlenin shumë pak.

Këto poezi në të vërtetë ishin të Hajnes. Kur profesori e quajti autorin e këtyre vargjeve poet të madh, djaloshi iu hodh në qafë nga gëzimi.

*****

I vëllai e këshillonte Hajnen të shkruante me hekzametrin gjerman, që të imitonte elegjitë e famshme të Gëtes. Kur ia lexoi poezitë, i tha se prej hekzametrave të tij kishte vetëm pesë këmbë.

Hajne e grisi fletën dhe nuk tha asgjë. Disa ditë më vonë i tha të vëllait.

– Maks, sikur ta dije t’i se ç’ëndërr të tmerrshme kam parë mbrëmë. Ky hekzametri fatkeq me pesë këmbë m’u shfaq në ëndërr, duke çaluar dhe duke u ankuar. Nuk pranoi që të më falte, po të mos isha betuar që të mos shkruaja më në hekzametër për gjithë jetën.

*****

Një mik i vjetër i familjes e mërziste shumë poetin me biseda politike. Një ditë po shëtisnin të dy bashkë gjatë bregut të lumit. Miku nisi me bisedat e tij të zakonshme. Hajne i tregoi me gisht diçka që po lundronte përsipër ujit dhe i tha.

– Ju, që shikoni më mirë se unë, më thoni, ju lutem, se çfarë është ajo që po lundron atje poshtë?

– Një guralec, – u përgjigj rëndë tjetri.

– Idetë tuaja për politikën më janë dukur gjithnjë të reja dhe interesante, por do të më dukeshin edhe më të reja dhe interesante, po të mësoja prej jush se gurët lundrojnë.

Miku e mbylli gojën dhe nuk e bezdisi më me biseda politike.

*****

Një herë, Hajne po e pinte kafenë pranë një hoteli dhe po lexonte gazetën. Papritur plasi një shi i madh dhe lokali u mbush me disa anglezë, që nisën të bisedonin me zë të lartë dhe po bënin shumë zhurmë.

– Mbasi duroi një copë herë, Hajne u ngrit në këmbë, u afrua te grupi dhe pyeti me ton të druajtur dhe si i penduar:

– Më falni, ju lutem, mos i jap ndonjë çikë mërzi bisedës suaj, në qoftë se unë lexoj gazetën?

*****

Hajne ishte i zoti dhe me shpirt të madh sakrifice për të ndihmuar miqtë ose të afërmit. Po ta merrte vesh njeri atë që bënte për të tjerët, turpërohej sikur po bënte ndonjë të keqe.

– Kur në Paris plasi kolera. Hajneja, delikat dhe i druajtur siç ishte, pa menduar fare për rrezikun, shkonte nëpër lagjet më të fëlliqura dhe më të molepsura për t’i shërbyer njerzve.

*****

Kur e pyesnin se pse nuk ishte larguar edhe ai nga Parisi sikurse edhe shumë të tjerë, Hajneja përgjigjej:

– Nuk është për trimëri. Jua them me sinqeritet, kjo ka ndodhur më shumë nga përtacia.

*****

E pyetën Hajnen përse nuk ishte larguar nga Parisi që të kthehej në Gjermani. Ai u përgjigj:

– Me shumë kënaqësi do të kthehesha, por me kusht që më parë të më jenë dorëzuar të gjitha kështjellat gjermane.

*****

Hajne shoqërohej me njerëz demokratë, sensimonistë dhe republikanë dhe shpesh mbetej i zhgënjyer prej tyre.

– Më ka ndodhur si asaj pulës, që padashur ngrohu vezët e rosës dhe pastaj u habit, kur zogjtë e saj u lëshuan gjithë shend në ujë.

*****

Në një shtëpi ishin mbledhur disa miq. Një poet danez lexoi një tragjedi të tijën në gjermanisht, por me një theks të fortë danez.

Ishte i pranishëm edhe Hajneja dhe të gjithë prisnin me padurim mendimin e tij.

Ai tha:

– Nuk do të kisha, imagjinuar kurrë, se do ta kuptoja aq mirë gjuhën danze.

*****

Hajne ka lindur më 13 dhjetor 1799, por prindërit e regjistruan si të lindur më 1800 që ta shpëtonin nga shërbimi ushtarak, në kohën e mbretit të Prusisë. Prej këtij ndryshimi, përfitoi më vonë poeti për ta paraqitur veten një vit më të ri. Për këtë thoshte shpesh:

– Unë jam njeriu i parë i shekullit.

*****

Solomen Hajne e pyeti të nipin, Henrikun:

– Më thuaj pak se ti, një hiç, guxon të merresh me një mbret?

– Ke të drejtë, – iu përgjigj poeti me qetësi, – unë që nuk jam asgjë mund të bëj vargje, sepse ky është zanati im. Po ai që është mbret përse shkruan vargje? Eshtë një garë që bëhet në kushte të pabarabarta… dhe nuk mund ta duroj.

*****

Shpotitë e tij të ashpra i sollën Hajnes mjaft sfida dhe disa herë ai doli i mundur. Herë të tjera dilte nga situatat me zotësi të rrallë.

– Në qoftë se je i lodhur nga jeta, – i tha njërit prej këtyre provakatorëve, – nuk ke se ç`të bësh tjetër, veçse të varësh veten.

*****

Poezinë e tij të parë e shkroi në moshën dymbëdhjetë vjeç. Studionte gjithë ditën, madje edhe natën deri vonë. Dhoma, ku punonte, ishte shumë e ftohtë dhe djaloshi u sëmur. Pasi u shërua nisi prapë të punonte deri vonë dhe një plakë aty pranë i jepte qirinj për dritë.

*****

Hajne ishte ende i ri, kur u takua me Gëten për herë të parë. Edhe pse nuk ishte njeri i druajtur, u hutua aq shumë sa i tha vetëm këto fjalë:

– Në rrugën nga Jena për në Vajmar ka shumë kumbulla të mira.

*****

Një ditë, Maksi i tha të vëllait se donte edhe ai të shkruante vargje. Pastaj i lexoi disa prej tyre.

– Shkruaj në prozë i dashur Maks, – i tha poeti, kur i dëgjoi vargjet e të vëllait. – Vetëm një poet është fatkeqësi e mjaftueshme për një familje. Një ditë, një autor i kërkoi Hajnes mendimin për një libër që kishte shkruar.

– Dëgjo këtu, – i tha Hajne, – duke lexuar librin tuaj mua më zuri gjumi dhe duke fjetur, m’u bë në ëndërr sikur po lexoja prapë librin dhe mërzitja ishte kaq e madhe sa më bëri të zgjohem.

*****

Kur Hajnes i filloi sëmundja vdekjeprurëse, iu paralizuan gjymtyrët dhe disa muskuj të fytyrës.

– Nuk shkon më kështu, – thoshte pa hequr dorë nga shakatë.- Edhe buzët e mia janë paralizuar aq sa nuk jam në gjendje të jap një të puthur… Eshtë e pamundur të jetosh pa puthur.

*****

Edhe pse i sëmurë për vdekje,Hajne u thoshte miqve me shaka:-Po humbas shikimin, por si bilbili do të këndoj më mirë… Më vonë, kur iu keqësua gjendja dhe paraliza po nguroste muskujt e anës së djathtë të fytyrës, ai prapë nuk hiqte dorë nga humori: – Oh medet! Nuk mund të përtypem veçse nga një anë, nuk mund të qaj veçse me një sy. Nuk jam veçse një gjysmë njeriu. Nuk mund t’i pëlqej gratë veçse me anën e majtë. Tashmë, nuk do të kem më të drejtën të dua, vetëm se me gjysmën e zemrës. Kur u godit nga një paralizë e pjesshme, nuk i hapte dot sytë. Atëherë me gishta hapte qepallat dhe i thoshte të shoqes:

– Të lutem, hape pak perden e syve që të të admiroj.

Pastaj sëmundja e keqësoi më shumë dhe ai nuk mundi të ngrihej më nga shtrati deri sa vdiq. E shoqja, Matilda, e ndihmoi me vullnet të madh, por mjerisht nuk kishte lindur për infermiere.

*****

Njëherë, mjeku neurolog që e kuronte pasi e vizitoi tha se i sëmuri nuk ishte kuruar mirë. Matilda e zemëruar e nxori doktorin te porta dhe i këputi një pëllmbë turinjve.

*****

Për t’ia rregulluar shtratin, njëra nga infermieret e merrte në krah si fëmijë dhe e vendoste Hajnen në divan.

– Një ditë, kur ishte pranë tij edhe i vëllai, Maksi, ai i tha:

– Maks, kur të shkosh në Gjermani, mund t’u thuash bashkatdhetarëve tanë se në Paris më kanë mbajtur në pëllëmbë të dorës.

*****

I mbërthyer në shtrat prej vitesh dhe gjysmë i verbër, Hajne i shkruante shpesh nënës së tij plakë, në Hamburg, për ta siguruar për shëndetin e tij. Dhe kur gazetat gjermane shkruajtën se poeti ishte shumë

i sëmurë, ai e bëri nënën të besonte se lajmet për gjendjen e tij i përhapnin botuesit për spekulim.

*****

Hajne lëngoi në shtrat i sëmurë për disa vite. Në mes të dhimbjeve u thoshte njerëzve:

– Gjendja ime ka edhe ndonjë përmirësim. Ata që duan të më takojnë janë të sigurt se më gjejnë në shtëpi.

Përgatiti: Albert Vataj

Tags: Albert VatajChristian Johann Heinrich HeineNga jeta e shkrimtarit dhe gazetarirPoeti gjerman i realizmit kritik
Previous Post

Molier-Jean-Baptiste Poquelin: Komedia duhet ta bëjë spektatorin të vetëkorrigjohet duke qeshur

Next Post

Niko Kazanxaqis, gjigandi “heretik” i letërsisë moderne greke, i shumëdebatuari në qarqet konservatore helene

Next Post

Niko Kazanxaqis, gjigandi "heretik" i letërsisë moderne greke, i shumëdebatuari në qarqet konservatore helene

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Kur besimi bëhet zgjedhje e vështirë, një reflektim për masën e drejtë të dyshimit dhe vlerën njerëzore të papërsosmërisë

Kur besimi bëhet zgjedhje e vështirë, një reflektim për masën e drejtë të dyshimit dhe vlerën njerëzore të papërsosmërisë

May 10, 2025
Erich Fromm: “Fatet e pakënaqura janë shpesh rezultat i zgjedhjeve që nuk i kemi bërë kurrë.”

Erich Fromm: “Fatet e pakënaqura janë shpesh rezultat i zgjedhjeve që nuk i kemi bërë kurrë.”

May 10, 2025
“Froni i Fjalëve” ra me heshtjen e Noam Chomsky, duke ardhur kështu fundi i epokes së mendimit të ndritur

“Froni i Fjalëve” ra me heshtjen e Noam Chomsky, duke ardhur kështu fundi i epokes së mendimit të ndritur

May 10, 2025
Nëna dhe fëmija nën rrënojat e tërmetit apokaliptik në Messina, arti që e ruajti dhimbjen në shpirt

Nëna dhe fëmija nën rrënojat e tërmetit apokaliptik në Messina, arti që e ruajti dhimbjen në shpirt

May 8, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj