Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Pikturë

Gjenevra de ‘Benci, shprehja e mermertë e një shpirti të trazuar, sprova e parë e Leonardo da Vinçit

March 13, 2024
in Pikturë, Slider, Të përzgjedhurat
Gjenevra de ‘Benci, shprehja e mermertë e një shpirti të trazuar, sprova e parë e Leonardo da Vinçit
4
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Albert Vataj

Mjeshtri i Rilindjes së Artë, Leonardo da Vinçi ishte vetëm 26 vjeç kur përfundoi portretin e Gjenevra de ‘Benci. Plot 39 vite më vonë ai “nxori” në jetë Mona Lizën, një tjetër portret gruaje, ajo që do të ishte skaji i epërm i mbërritjes së mjeshtrit. Portret i Gjenevra de ‘Benci  është një pikturë e realizuar nga Leonardo da Vinci rreth viteve 1474-1478. Është me bojra vaji, realizuar në dru. Përmasat e saj janë 42 x 37 cm. Aktualisht kjo pikturë është në pronësi të Galerisë Kombëtare të Artit, Washington, DC dhe konsiderohet si e vetmja pikturë e Leonardo da Vinçit që ndodhet në Amerikë.

Gjenevra de ‘Benci ishte vajza e një bankieri të pasur fiorentin, dhe portreti i saj ishte e porositur për kohën e martesës së saj në moshën 16-vjeçare. Mjeshtri asokohe ishte ende nxënës i Verrochio kur realizoi këtë punë. Portreti është një ndër eksperimentet e tij më të hershme të punës me bojërat e vajit në dru. Disa rrudhosje të sipërfaqes së pikturës, tregojnë se ai ishte ende duke mësuar për ta kontrolluar këtë teknikë dhe zotëruar magjinë e krijimit. Megjithatë, vëzhgimi i kujdesshëm i natyrës dhe tredimensionaliteti delikat i fytyrës së Gjenevrës, padyshim që i referohet natyralizmit të ri, me të cilin Leonardo da Vinçi do të transformonte pikturat e Rilindjes.

Karakteristika e portretit të Gjenevrës zbulojnë të riun Leonardo si novator. Ai e vendosi atë në një mjedis të hapur, ndërkohë që gratë, aristokratet dhe ato në periudhën paramartesore, veçanërisht, mbaheshin nën përkujdesje të rreptë shërbëtorësh dhe kujdestarësh, brenda mureve të shtëpive të tyre familjare, dhe peizazhet mund të bëheshin pjesë e jetës së tyre vetëm nga dritaret e hapura.

Gjenevra de ‘Benci është një nga 17 pikturat ekzistuese që i atribuohen Leonardo da Vinçit. Ndryshe nga portretet e tjera të Leonardos, me tematikë gratë, kjo zonjë duket e ngrysur, e ndrojtur dhe krenare. Ky tipar theksohet nga vështrimi i saj. Syri i saj i majtë duket se është i drejtuar direkt nga ne, ndërsa i djathta duket i anuar përtej në një pikë të vdekur. Ashtu si gratë e tjera fiorentine, por edhe ato të gatitjes për martesë, Gjenevra de ‘Benci i ka hequr vetullat, gjë e cila do të jetë lehtësisht e dukshme edhe te Mona Lisa. Shprehja e Gjenevrës tregon se ajo nuk është e lumtur për martesën e saj të ardhshme. Ndoshta është edhe karakteristikë e vetë personalitetit të saj, por gjithsesi piktori e ka evidentuar më fuqimisht këtë tipar si shprehje e gjendjes së saj të trazuar emocionale. Kjo vrazhdësi e tipareve ndoshta është edhe një lloj droje për një 16-vjeçare që pret të bëhet bashkëshorte, grua, nënë, të marrë mbi vete jetën, nga ajo e një vajze të shkujdesur tek ajo e një zonje ku gjithçka është e diktuara dhe tepër e rreptë.  Në një farë mënyre ajo që Leonardo ka shprehur me portretin e kësaj vajze është edhe historia e jetës së saj të mëvonshme. Një martesë në moshë fare të re. Një ikje diku larg dhe e torturuar nga një dashuri e keqe, një ndjenjë që i shuan një e nga një të gjitha dritat e shpirtit të saj. Kjo pamje e mermertë është përpjekur të ngrohet me elementë përbërës të portretit dhe sfondit, por gjithsesi ajo është trishtuar. Një shprehi që ndjehet edhe sot.

Albert Vataj

Tags: Albert VatajArtBotaDijeLeonardo da VinciMendimiPiktura
Previous Post

Fridrih Niçe për gjenitë e muzikës, Bethoven, Mozart, Sebastian Bah, Hendel, Franc Shubert, Feliks Mendelson dhe Robert Shuman

Next Post

John Milton (9 dhjetor 1608 – 8 nëntor 1674) një prej poetëve të mëdhenj anglezë

Next Post
John Milton (9 dhjetor 1608 – 8 nëntor 1674) një prej poetëve të mëdhenj anglezë

John Milton (9 dhjetor 1608 - 8 nëntor 1674) një prej poetëve të mëdhenj anglezë

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Emily Dickinson, poetja që zgjodhi vetminë si shëlbim i shpirtit dhe e pranoi atë si një ndëshkim

Emily Dickinson, poetja që zgjodhi vetminë si shëlbim i shpirtit dhe e pranoi atë si një ndëshkim

May 15, 2025
Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

May 13, 2025
Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

May 12, 2025
Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

May 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj