Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Persiatje

“Me ken shkodran, t’tana i ban”

January 26, 2017
in Persiatje, Slider
177
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Më duhej t'i përgjigjesha dilemës së tim biri rreth kësaj përkufizimi, i cili më shumë se një flamur mburrjeje është një definicion vlerësues i karakteristikave që më duket se vendi injekton tek frymorët e vet. Ajo që u përpoqa t'i them telegrafisht, rreth pyetjes se çfarë do të thotë "Me ken shkodran, t'tana i ban", ishte se koha ka treguar se nga ky qytet kanë dalë personalitete që i janë dhënë kauzave të larta dhe kanë mundur të jenë protagonistë në skenën e madhe të sprovave. Me kaq mendova se e mbylla me të, por kisha harruar se nuk kisha mundur ta mbyll me veten.

A është e vërtetë se e virtytshmja ka edhe përkatësi krahinore? Pse duhet të besojmë se edhe vendi ushqen te njerëzit ideale? Në një përkatësi kaq të kufizuar territoriale sa është Shqipëria, gjithnjë e kam trajtuar si anakronike, pyetjen se "prej nga je?". Sikundër gjithnjë kam qenë i kujdeshëm të hidhem në krahët e mburrjes, se kam lindur dhe jam edukuar në një fshat ku ndodhte diçka, apo në një qytet me tradita. Gjithsesi, në gjithë këtë shtjellë vetëmburrjeje dhe anatemimi, diçka mbetet. Nuk mund të përjashtoj në mënyrë kadegorike se vendlindja, vendedukimi ndikojnë dukshëm në përcaktimin e profilit. Integriteti moral dhe intelektual, aftësia promovuese dhe atributet e kauzave, mund të manifestohen prej jush si një përkatësi thelbësisht personale, por nuk mund ta përjashtojnë atë krahinore.

Shkas i këtij kuvendimi dhe i shoshitjes së dilemës së tim biri është kjo foto me kolegët e mij shkodran, Indrit Isufi dhe Herion Mesi, e bërë në ditët e funvitit të shkuar. E përbashkëta nuk është vetëm kontributi angazhues, gazeta "Koha Jonë", as vendlindja, Shkodra. Qëllimsi e së përbashktës të ne të treve është, sipas meje, gjithçka përfaqësuese, konkuruese dhe e virtytshme, që nuk është një vlerë e jona përballjesh por dhe aftësishë. E sotmja ka nevojë për modele dhe më të mirët duhen promovuar. Në ne të tre nuk ka vend për përsosmëri, por për manifestim të mirash që janë shtysa vazhduese e përpjekjes për të qenë kolegë të mirë dhe të përkushtuar profesionalisht, bashkëshortë të devotshëm, prindër vlerash sublime vetmohimi, qytetar të angazhuar për të përfaqësuar përmes shembullit vetjak më të epërmet aspirata civilizuese.  Nëse jemi tipa, karaktere dhe profile të veçanta, ajo që kemi të përbashkët është se kemi të njëjtat ideale, i përulemi të njëjtave lartësi dhe ofrojmë garanci qytetarie dhe emancipimi, pa i konsideruar këto vlera të trashëguara si motivim vetmburrjeje dhe kapërdisje.  

"Flamuri" i përkufizimit "Me ken shkodran, t'tana i ban" më shumë se një valvitës mburrjeje mbetet një detyresë për t'i bërë të gjitha, si shkodran, me sa më shumë modesti.

Sepse nën peshën e saj përulemi ne, besojnë të gjithë ata që i përkasin gjeneratave që erdhën, dhe atyre që do të vijnë, për të marrë dritë nga dielli i saj dhe për të dhënë me mish e me shpirtë çfarë kushin dhe kanë, si blatim i kësaj hyjnie. Sepse Shkodra, ishte, është dhe do të jetë ajo, ajo që Migjeni e donte me një “dashuri tragjike”.

Ajo që mëton Kadare në kushtimoren e këtij vigani të poezisë,  Shkodra e bukur, mëkatare, me rrugët, portat, oborret plot mister, me tregtizat, kafenetë, prostitutat, me kambanoret, minaret, procesionet, erotizmin e fshehtë, me bisedat pas darke, mondanitetin, lypësat, inteligjencien, çmendurinë.

Shkodra ishte parajsa dhe ferri I tij. “Shkodra dashnorja e qiellit të kaltër… e liqenit ëndërrtar në të cilin, në mëngjese të kullueta lan hijen e vet. Kështu do të shkruajë për të kur ta sodiste që larg: “Këtu në këtë largësi ndjej damarët e saj që rrahin, e rrahin… edhe sikur mjeku që tharpton ftyrën kur shef se pacienti I tij ka ethe, q’ashtu edhe unë pezmatohem n’idhnim, tue pa se pulsi I dashnores seme nuk rreh siç duhet.”

Shkodra ishte qendër e madhe dhe plot jetë. Një nga qytetet më të lashta në krejt gadishullin, bashkëkohëse e Romës antike. Shkodra me gjithë furtunat që i kishtin kaluar përsipër e ruante peshën dhe hijen e saj. Hijen e pushtetit të dikurshëm të padronëve të saj, derës së famshme të Bushatllinjve, shpatëndëshkuese e krejt sulltanëve në Gadishullin e Ballkanit, madje më larg, gjer në Hungari e në Kretë, hijen e fesë katolike, kuvendet e kishat e së cilës nuk ishin më pak të fuqishme, dhe së fundi hijen e maleve, atë hije të rëndë tragjike që me mijëra kanale e udhë misterioze zbriste nga Malësia e Madhe, nga Bjeshkët e Nemuna, nga krejt Rrafshi verior I Shqipërisë, për të plotësuar, për të zëvendësuar apo për të korrigjuar diçka në statusin shpirtëror të këtij qyteti. Por nuk ishin vetëm këto. Përveç kështjellës dhe kishave, përveç kullave, kambanoreve dhe minareve, Shkodra kishte jetë kulturore, bibloteka, arkiva mesjetae, zyra konsujsh, revista letrare që shpërndaheshin në të gjithë vendin. Ajo kishte intelektualë, sallone ku fliteshin e diskutoheshin gjithfar problemesh, gra të bukura dhe histori të ndërlikuara dashurie, dyqane ku shiteshin libra, disqe e parfume të Parisit, aventurierë, skandale, maniakë nga ato që pjell qytetërimi etj, etj

Tags: "Me ken shkodran“Shkodra dashnorja e qiellit të kaltër…Albert VatajHerion MesiIndrit IsufiIsmail KadareKoha JoneKumtimMigjeniPersiatje per ShkodrenShkodra djepi i kulturesShkodra qyteti i traditaveShkodra vendi i ngjarjeve te megjat'tana i ban"
Previous Post

“Lutja Supreme” e Al-Farabi-t, “Aristotelit” të orientit, përulësia e një zëri që lartësohet te besimi  

Next Post

“Manifesti” i Paul VALÉRY: Dy rreziqe nuk reshtin së kanosuri botën janë rregulli dhe kaosi

Next Post

"Manifesti" i Paul VALÉRY: Dy rreziqe nuk reshtin së kanosuri botën janë rregulli dhe kaosi

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0

Më 2 korrik 1990, kur zemërata zgjonte kurajon për të guxuar të sfidoje diktaturën

July 2, 2025
Milan Kundera mbi të drejtat e kafshëve dhe çfarë do të thotë në të vërtetë mirësia e vërtetë njerëzore

Milan Kundera mbi të drejtat e kafshëve dhe çfarë do të thotë në të vërtetë mirësia e vërtetë njerëzore

July 1, 2025
Artemisa B e Pireut, Hyjnesha e bronztë që sfidon shekujt, për të dëshmuar përsosmërinë e artit

Artemisa B e Pireut, Hyjnesha e bronztë që sfidon shekujt, për të dëshmuar përsosmërinë e artit

July 1, 2025
Ismail Kadare, një vit pa penën dhe gjenialitetin krijues, që nënshkroi me vepër përjetësinë

Ismail Kadare, një vit pa penën dhe gjenialitetin krijues, që nënshkroi me vepër përjetësinë

July 1, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj