Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Forum

Letrat që i shkroi së shoqes, Mark Shllaku, nga qelia e burgut të Shkodrës, pak para ekzekutimit

September 27, 2023
in Forum, Slider, Të përzgjedhurat
Letrat që i shkroi së shoqes, Mark Shllaku, nga qelia e burgut të Shkodrës, pak para ekzekutimit
46
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Mark Shllaku ishte një i dënuar me pushkatim për agjitacion dhe propagandë gjatë regjimit komunist në Shqipëri. Ende sot e kësaj dite eshtrat e tij nuk gjenden. Letra e tij drejtuar familjarëve, e shkruar dy ditë para pushkatimit u bë e njohur për opinionin publik pasi u publikua në portalin kujto.al. Juli, e bija e Markut tregoi për historinë e letrës në dokumentarin “Të zhdukurit”.

Kujto.al, para disa kohësh ka bërë publike letrat që Mark Shllaku i dërgonte të shoqes para se të ekzekutohej.

E dashtuna Angje e fëmijë!

Më kanë nda nga shokët për me më ekzekutu. Nuk po më dhimet jeta vetëm se ju po ma mërzisni shpirtin.

Mos u mërzit për mue vetëm mi rrit fëmijët me hir të zotit. Amanet babën e mos i trego për mue. Borgj i kam Halitit për tjegullat dhe në ardhtë dita, jepja për mue.

E dashtuna  Angje!

Jam lidh kamsh e duersh. Edhe pak orë me kanë mbet me jetue. Mëndjen e kam te ti e fëmija që nuk mujta më ju gëzue. Tashti më kanë pikëllue shumë fytyrat tuaja që më dalin parasysh e smë lanë me dekë… banu e fortë. Marku!

Angje! Ne tu mbushtë mëndja me u martue e ke lejen teme por mos me më harrue. Por amanet fëmijët. Të kam dasht me shpirt deri tash në çast të mrame të jetës teme. Edhe në atë jetë do të lutem për ty. Amanet  mos u mërzit për mue por shikjo fëmitë.  Ju puth me mall për herë të fundit. Marku.

E dashtuna Angje!

Të lutëm me mi ba hallall vuajtet që të kam shkaktue.

Të lutem me mu interesue për eshtrat  të mos më harrojsh për kurdoherë. Me mi marrë eshtrat e me mi çu në një varr. Kam me vedi një teneqe me emnin tem, me të mundësh me më njoftë.

Hallall  të gjithëve dhe ty të pares. Po vdes si një shqiptar i mirë dhe i ndershëm

Këto fjalë janë shkruar në një dhomë të errët, në qelitë e burgut të Shkodrës, aty ku ngryste orët e fundit të jetës, një prej viktimave të shumta të Gulagut komunist, golgota e të cilit vazhdon atë ditë e sot të zvarritet hekakeqe dhe e mundimshme, akuzuese dhe pa pendesë.

Ende kryqi i këtij “mëkatari” zvarritet në ndërgjegjen e fjetun e vetëdije apatike të një populli martir, një shoqërie në amnezi totale.

 Kryqi ku ai është gozhduar ka lënë plagë jo vetëm në trupin dhe dhimbjen e gjithë atyre që besuan dhe ëndërruan se Shqipëria ishte amaneti i të parëve, por kjo stigmatë po bëhet çdo ditë e më tepër një makth, një zezonë që ka kapluar gjithkah dhe gjithkënd që sikurse ai fatkeq, ende shpreson te virtytet, te nderi, te liria.

Kush ishte Mark Shllaku, ai i cili nëpërmjet kësaj letre që i ka dërguar së shoqes nga qelia e burgut të Shkodrës ku jetonte çastet e mbrame të jetës, para se të ekzekutohej, i tregon edhe të sotmes përmes kujtesës, gjeneratës që as në histori nuk e ka rrokur me njohje se çfarë ishte diktatura dhe cila mbeti kryevepra e saj e zezë e nënshtrimit dhe poshtërimit.

Kujto.al, nji krijes qi ka ardhur për të na prishur rehatin tonë të rrejshme, ka beh për të përmendur, me na kujtue të shkuarën, ma së shumti nëpërmjet kallzimit të kësaj letre, dëshmimit të kësaj drithërime

Mësuesi Mark Shllaku ishte dënuar me pushkatim nga regjimi komunist, për agjitacion dhe propagandë dhe për angazhim në një celule të PSD-së. Mark Shllaku ishte vetëm 31 vjeç, kur mësoi se po shkonte drejt pushkatimit. Në shtëpi, kishte lënë bashkëshorten Angje dhe dy bijat. Juli, vajza e Mark Shllakut, ishte vetëm 8 vjeç në atë kohë kur i ati ishte dënuar me pushkatim. Edhe pse ishte fëmijë i mitur, ajo u përball me ngjarjen e rëndë që po ndodhte në jetën e saj, vrasjen e të atit. Me nxitjen e së ëmës, Juli u detyrua t’i lutej kryetarit të degës që të mund ta lejonte të shihte babanë për herë të fundit. Pak ditë para se të pushkatohej, Juli dhe e ëma, Angjia e takuan për pak minuta Markun. Atë ditë, Marku i tha Angjes, se kur t’i merrte sendet e tij personale pas pushkatimit, atje do të gjente një letër me disa informacione të rëndësishme.

Kur një i dënuar me pushkatim ekzekutohej, familja nuk kishte asnjë të drejtë të merrte trupin e tij e asnjë informacion për vendin ku do të varrosej. Ndaj Mark Shllaku ishte përpjekur të paramendonte rrugën që të çonte drejt vendit ku mendohej se do të vritej e groposej. Shokët e tij ishin varrosur në Zallin e Kirit, ndaj Marku e kishte projektuar aty fundin e tij. Të gjitha i kishte shkruar në këtë letër që u publikua në kujto.al.

Juli është një prej personazheve në dokumentarin “Të zhdukurit”, ku rrëfeu disa nga vargjet e kësaj letre. Kujto.al e publikon të plotë letrën që Mark Shllaku e shkroi dy ditë para se të pushkatohej. Letra nuk e ndihmoi Angjen e fëmijët që ta gjenin trupin e tij. Juli e ruan prej 70 vitesh këtë letër, me shpresën se një ditë do të mund të gjejë eshtrat e të atit, Mark Shllaku.

Amaneti i këtij finsiku, gjetja e eshtnave dhe varrimi është i papërmbushur, por mbetet sublime ajo çfarë letra e tij na risjell, ajo çfarë te ky njeri ka mbetur ende për të treguar. Ai nuk akuzon askënd, nuk bën me faj asnjeri, por vetë ndihet fajtor se do të vdiste duke lënë kaq shumë amanete, kaq shumë dhimbje, kaq shumë pendesë dhe faj për të gjithë ne që na mjafton një pikëllim për ta pranuar dhe asgjë tjetër.

Sot ndoshta do të jetë dikush duke e shkruar një letër të tillë, atë nuk do ta ekzekutojë askush, nuk ka dënim për të, ka vetëm një fat të keq për të qenë i pafat në një vend ku askush nuk kujtohet për të, askush nuk e mëshiron, askujt nuk i dhimbset. Ai hiqet zvarrë në këtë baltë të ndytë poshtërimi dhe harrimi deri ditën kur do ta gjejnë poshtë këmbëve të një ure apo në ndonjë kanal anë rrugës ku kalon hijerëndë dhe e kapardisur një botë mospërfillse, fyese dhe arrogante, e tillë që ka ndot edhe të të pështyjë.

Ja ku na shpie amnezia. Ja cili ishte fati i një mësuesi. Ja cila është e ardhmja e këtij vendi ku të gjithë ikin pa shikuar pas, ndoshta edhe pa lënë të shkruar ndonjë letër apo amanet.

Albert Vataj

Tags: Albert VatajKomunizmiKujto.al
Previous Post

Henri Lebasque “piktori i dritës dhe gëzimit”, mjeshtri që sfidoi përmes penelit të tij unik

Next Post

S’ka një moment më sublim arti, që ndalon kohën dhe qiejt e mrekullimit t’i derdh më hirshëm se kaq

Next Post
S’ka një moment më sublim arti, që ndalon kohën dhe qiejt e mrekullimit t’i derdh më hirshëm se kaq

S'ka një moment më sublim arti, që ndalon kohën dhe qiejt e mrekullimit t'i derdh më hirshëm se kaq

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Emily Dickinson, poetja që zgjodhi vetminë si shëlbim i shpirtit dhe e pranoi atë si një ndëshkim

Emily Dickinson, poetja që zgjodhi vetminë si shëlbim i shpirtit dhe e pranoi atë si një ndëshkim

May 15, 2025
Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

May 13, 2025
Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

May 12, 2025
Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

May 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj