Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Forum

Më 20 nëntorit 2022, Ura e Bahçallekut, e dyta urë që gllabërojnë përmbytjet në Shkodër

November 25, 2022
in Forum, Të përzgjedhurat
Më 20 nëntorit 2022, Ura e Bahçallekut, e dyta urë që gllabërojnë përmbytjet në Shkodër
54
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Më në fund u dorëzua edhe ajo!

Pas 108 viteve shënjim, si një nga ngjarjet kulmore të infrastrukturës dhe zhvillimit në Shkodër, rezistuar me qëndresë, kjo relike e së shkuarës, kjo sprovë e kurajshme inxhinierike e një shekulli më parë, ura e vjetër e Bahçallekut, monument kulture i kategorisë së dytë që më 2010, nuk është më.

Pjesë të konsiderueshme të saj kanë përfunduar nën pushtetin e dhunshëm të përmbytjeve që u shkaktuan në zonën e Shkodrës pas hapjes së portave të hidrocentraleve në kaskadën e lumit Drin mbrëmjen e 20 nëntorit 2022.

E inauguruar më 4 shkurt të vitit 1914, Ura e Bahçallëkut, ajo lidhte qytetin e Shkodrës me pjesën tjetër të saj, që shtrihet përtej rrugëtimit të Drinit e të Kirit për në Bunë. Njëkohësisht mundësoi komunikimin e qytetit me pjesën tjetër vendit, duke shërbyer si arterie kruciale komunikimi të një prej qendrave më të rëndësishme historike, ekonomike dhe kulturore.

Ura e Bahçallekut mësohet të jetë ura e parë me kontruksion metalik në vendin tonë, e pasuar nga dhjetra të tjera.

Ura e Bahçallëkut është e dyta urë që gllabëron përmbytja e zemërimit të natyrës. Ura prej guri me harqe ishte ndërtuar në vitin 1768 ne kohën e Mehmet Pashe Bushatit, në vitin 1858-59. Kjo urë shembet nga përmbytjet e mëdha të ujërave të Drinit në vitin 1880. Ura tjetër me konstruksion metalik ndërtuar nga inxhinierë italianë në vitin 1914 dorëzohet 20 nëntorin e 2022, pasi këmbët u shkulën nga ujërat e rrëmbyeshëm, duke hedhur në vërshimin e përbindshëm pjesën metalike që mbahej prej tyre.

Siç dihet, urat janë më shumë se sa vetëm kapërcimi i një pengese, janë një hap i hovshëm zhvillimi dhe për kohën ishte një arritje e përmasave, të kësisojtë ishin edhe urat që i blatuam si kurban qëndrese përballë sulmeve të përvitshme të Drinit zemërak.

Ura e Bahçallekut, sjo që barti historinë e qytetit të Shkodrës mbi kurrizin prej metali, që priti dhe përcolli, uzurpatorë e çlirimtarë, miq e armiq, që u bë dëshmitar e dasmave e morteve, ajo është tashmë një trup i gjymtuar që vështron ashtu pikëllueshëm kërcënimin e natyrës dhe syt që e sodisin me trishtim.

Tashmë Ura e Bahçallekut, dëshmitarja e një hershmërie do të vijojë të shohë si një krijesë e kafshuar nga mosha, në një muzeum natyror. Do jetë aty e këputur si një e shkuar në kujtesë, … dhe tash, si një statistikë e dëmeve që përmbytja e ditëve të fundit bëri në Shkodër.

Albert Vataj

Tags: Albert VatajBunaDriniFatkeqesiHistoriKiriLajmNatyraNgjarjePermbytjetShkodraUra e Bahcallekut
Previous Post

Kongresi i Manastirit, tubimi gjithëshqiptar i alfabetit, kahjes së perëndimit që meritoi gjuha dhe kultura jonë

Next Post

Kur arti i magjepsjes së jetësuar në mermer, shpërblen përmes një vullneti qiellor krijues

Next Post
Kur arti i magjepsjes së jetësuar në mermer, shpërblen përmes një vullneti qiellor krijues

Kur arti i magjepsjes së jetësuar në mermer, shpërblen përmes një vullneti qiellor krijues

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj