Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Autorë

Një rrëfim nga Charles Bukowski për Linda Lee, gruan që e frymëzoi të shkruante “Femrat”

March 9, 2020
in Autorë, Slider, Të përzgjedhurat
Një rrëfim nga Charles Bukowski për Linda Lee, gruan që e frymëzoi të shkruante “Femrat”
421
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Ai la gotën e uiskit dhe vijoi të vështronte lëvizjet e vajzës që hynte e dilte në banakun e atij lokali. Kishte veshur një fustan të kuq me pika, ndërsa flokët e verdhë i shtriheshin poshtë qafës… Ajo u buzëqeshte klientëve, dhe kur kaloi pranë tij nuk e hodhi vështrimin… Ishte viti 1976, dhe portreti i Charles Bukowski-t ishte i njohur për të gjitha femrat amerikane… Të gjitha do të donin të ishin një moment pranë tij… Proza e tij e shkurtër, poezitë plot melankoli e erotizëm, i bënin femrat të donin të gjenin burrin që i kishte shkruar ato, burrin që dukej se njihte aq mirë çdo qelizë të trupit të një gruaje…. Por ajo, Linda Lee Beighle, nuk e ktheu vështrimin nga ai… as kur mori xhaketën e varur bri derës, dhe humbi tej në rrugë. Portreti i heshtur i vajzës do ta shoqëronte gjatë gjithë mbrëmjes poetin, i cili do të kthehej të nesërmen në të njëjtën orë për ta parë sërish atë… Vetëm fustani i saj kishte ndryshuar, ndërsa historia ishte po ajo… Kur ai iu afrua dhe i tha se donte të dilte në mbrëmje me të, ajo me mirësjellje i tha se “nuk kishte kohë”. Të njëjtën fjali ia përsëriti me muaj me radhë, çdo ditë teksa ai kalonte për të drekuar në restorantin e saj, deri sa një ditë, Linda Lee vendosi të ndryshonte mendim. Tek e shihte të ulur në tavolinën e tij të përditshme me një tufë librash pranë tij, ajo iu afrua dhe i tha se donte të dilte me të atë mbrëmje. Ajo mbrëmje do të ndryshonte shumë gjëra në jetën e Charles Bukowski-t. Gruaja që ai kishte pranë nuk ishte vetëm e bukur, por dhe një adhuruese e fshehtë e vargjeve të tij… Ajo kishte ditur gjithçka për burrin që i lutej çdo ditë të dilte me të… Ashtu si Bukowski, ajo e dashuronte pijen, dhe orët e gjata pas mesnate në lokal… Tashmë ai nuk ishte vetëm në dëshirën e tij për të jetuar ndryshe. Bukowski do ta kthente pasionin për këtë grua në një muzë frymëzimi për një nga romanët më të famshëm të tij që do të shkruante më pas. Nata për ta ishte ndjellëse drejt pijes dhe seksit… Linda do të kthehej në personazhin kryesor që Bukowski do të kishte në mendje gjatë gjithë kohës, teksa hidhte në letër një nga librat më të lexuar të të gjitha kohërave. Për të, “Femrat” nuk është vetëm një roman erotik, por një roman ku mund të gjesh dhe ndjenja që atij, në moshën 56-vjeçare, ia ringjalli sërish një grua. Pas 9 viteve bashkëjetesë, Bukowski do të martohet me Linda Lee, e cila tashmë do të marrë mbiemrin e tij, Bukowski, më 1985-n. Për shumë kritikë të veprës së shkrimtarit, kjo grua do të ndikojë pozitivisht në jetën e tij private e letrare. Ai i referohej asaj “Sara” në romanin “Femrat” dhe “Hollywood”.

Për mikun e tij Taylor Hackford, Linda i shtoi edhe një dekadë tjetër jetë shkrimtarit, pasi para se ta njihte atë, ai i ishte përkushtuar pijes. Linda do të ishte gruaja që deri në momentin e fundit të jetës, më 9 mars 1994, kur ai mbylli sytë përgjithmonë nga leucemia në San Pedro, do të ishte gjithnjë pranë tij. Humbjen e tij ajo e ktheu në përkushtim ndaj veprave që ai la pas, duke qenë se ishte trashëgimtarja e veprës së tij letrare. Në vitin 2006, ajo i dhuroi bibliotekën private të të shoqit Bibliotekës Hungtington në San Marino Kaliforni. Femrat kanë qenë gjithnjë frymëzimi i vetëm i Bukowski-t. Para se të martohej me Lindën, jeta e tij endej femrave dhe alkoolit. Takimet dashurore ai i kthente në materiale letrare. Në novelën “I lindur kështu”, Bukowski tregon si e humbi virgjërinë në moshën 24-vjeçare me një lavire, për të cilën kishte paguar 300 paund, dhe gjatë mbrëmjes me të kishte thyer të gjitha këmbët e krevatit. Kjo përvojë e tmerrshme do të ndikonte në jetën e mëvonshme seksuale të shkrimtarit. Më 29 tetor të vitit 1955, ai u njoh me poeten dhe shkrimtaren Barbara Frye, me të cilën do të martohej më vonë në Las Vegas. Frye ishte redaktore e një reviste të përjavshme, në të cilën Bukowski dërgoi një cikël me poezi, të cilat do të tërhiqnin vëmendjen e gruas që i pëlqente letërsia. Në një letërkëmbim që patën bashkë, ajo i tha që ishin poezitë më të mira që kishte lexuar ndonjëherë. Dashuria e tyre nisi përmes letrave, dhe propozimin për martesë Bukowski ia bëri në një prej tyre. Ajo iu përgjigj duke i thënë se ishte dakord të martoheshin që në atë moment, dhe në cilin stacion treni do ta priste. Kjo dashuri si në libra nuk do të zgjaste shumë për djaloshin që i pëlqente të ishte i lirë si era. Frye dëshironte të kishte një fëmijë, Bukowski nuk donte. Kur ajo mbeti shtatzënë, nuk mundi ta mbante fëmijën, për shkak të një komplikacioni dhe dështoi. Në mendjen e saj ajo mendonte se shkak i dështimit ishte pija e Bukowski-t. Më 18 mars të vitit 1958 ata divorcohen. Dhe pse Frye mendonte se ndarja nuk do të ndikonte në marrëdhëniet e tyre letrare, Bukowski nuk do të botonte më në revistën ku ajo punonte. Pas ndarjes, ai iu përkushtua më tepër alkoolit dhe nisi të shkruante më shumë poezi. Jane Cooney Baker ishte e dashura e ardhshme e Bukowski-t, një vajzë e alkoolizuar. Ata u njohën në një nga baret ku shkrimtari kalonte mbrëmjet duke pirë. Ajo vdiq më 22 janar 1964 nga cirroza e shkaktuar prej pijes. Vdekja e saj do ta çonte Bukowski-n në një depresion të gjatë. Ai vazhdoi të shkruante poezi dhe të vuante nga kompleksi i vetëvrasjes. Më 7 shtator 1964, Bukowski do të bëhej baba krejt rastësisht. Marina Louise Bukowski lindi nga e dashura e tij Frances Smith. Bukowski nuk kishte përdorur perzevativ, pasi mendonte se e dashura e tij 42-vjeçare ishte e vjetër për të mbetur shtatzënë. Kur mësoi për lindjen e vajzës, ai mori mbi vete të gjitha përgjithësitë dhe vendosi që të jetonte për Frances për të rritur fëmijën. Frances do të shprehej më vonë se ai ishte një baba i mrekullueshëm, vazhdimisht i vëmendshëm. Nëse më parë ai dyzohej mes mendimit të vetëvrasjes, tashmë kishte dy arsye të forta pse duhet të vazhdonte të jetonte: vajza e tij dhe shkrimet. Pak kohë më vonë, ai nisi të dilte me skulptoren Linda King për një kohë të gjatë. Ajo ishte më e madhe se ai, por nuk ishte ky problemi i lidhjes së tyre. Si dy artistë, ata shpesh kishin përplasje idesh, dhe shpesh kundërshtonin njëri-tjetrin. Linda realizoi një portret në skulpturë të Bukovski-t, portret ku gruaja ka derdhur gjithë pasion e saj për të. Linda do të kishte ndikim në letërsinë e mëvonshme që Bukowski shkroi. Ajo e inkurajoi atë të shkruante mbi femrat e jetës së tij. Linda ishte e bindur se nëse ai do të hidhte në një libër përvojat e tij seksuale, do të ishte mbreti i shkrimtarëve, i adhuruari i femrave… Dhe King kishte të drejtë, libri i tij “Femrat”, të cilin e shkroi gjatë kohës kur jetonte me një tjetër Linda, do ta bënte atë burrin që çdo grua do ta donte ta kishte pranë…

a.b.

Tags: 22 janar 19647 shtator 19649 mars 1994Charles BukowskiDashurieFemratLeterLinda Lee BeighleShkrimtariVdekja
Previous Post

Çfarë është ligji i Greshamit, kur “monedha e keqe nxjerr nga qarkullimi monedhën e mirë”

Next Post

Krijimi i Shqipërisë në Londër, si rezultat i një kompromisi të Fuqive të Mëdha

Next Post
Krijimi i Shqipërisë në Londër, si rezultat i një kompromisi të Fuqive të Mëdha

Krijimi i Shqipërisë në Londër, si rezultat i një kompromisi të Fuqive të Mëdha

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj