Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Histori

Ngjarjet kulmore, të cilat kanë ndodhur për Krishtlindje dhe kanë lënë gjurmë në histori

December 25, 2019
in Histori, Slider, Të përzgjedhurat
129
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Evan Andrews

Ndërkohë që Krishtlindja është parë tradicionalisht si një kohë për t’u mbledhur si familje, për të shkëmbyer dhurata dhe për të shkuar në Kishë, kjo festë ka përkuar gjithashtu me disa prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë. “Koha më e mrekullueshme e vitit” është ndërprerë nga beteja legjendare, kurorëzime mbretërish dhe shpikje shkencore, e madje ka shërbyer edhe për të frymëzuar një prej armëpushimeve më të famshëm në kohë lufte. Ja shtatë prej ngjarjeve më të njohura historike që kanë ndodhur në prag dhe në ditën e Krishtlindjes.

1. Charlemagne kurorëzohet Perandor i Shenjtë i Romës
Shpesh herë i quajtur “Babai i Europës”, Charlemagne ishte një mbret-luftëtar frank i cili bashkoi pjesën më të madhe të kontinentit nën flamurin e Perandorisë së Karolingëve. Duke filluar nga fundi i viteve 700, Charlemagne krijoi një mbretëri shumë të madhe përmes fushatave ushtarakëve kundër saksonëve, lombardëve dhe avarëve. Një katolik i devotshëm, ai i konvertoi në mënyrë agresive të nënshtruarit në Krishtërim dhe vuri në zbatim reforma të rrepta fetare.
Ditën e Krishtlindjes të vitit 800, Papa Leo III kurorëzoi Charlemagne (Karlin i Madh) “perandor të romakëve”, gjatë një ceremonie në bazilikën e Shën Pjetrit. Ky kurorëzim riktheu në emër Perandorinë Romake të Perëndimit dhe vendosi Charlemagne si udhëheqësin e caktuar në mënyrë hyjnore të pjesës më të madhe të Europës. Më e rëndësishmja, e vendosi atë në pozicion të barabartë me perandoreshën bizantine, Irenën, e cila sundonte Perandorinë e Lindjes në Kostandinopojë. Charlemagne do të ishte perandor për 13 vjet dhe reformat e tij ligjore dhe arsimore shkaktuan një ringjallje kulturore si dhe bashkuan pjesën më të madhe të Europës, për herë të parë që nga rënia e Perandorisë Romake.

2. Uilliam Pushtuesi kurorëzohet Mbret i Anglisë
Gjatë sezonit të festave të vitit 1066 ndodhi një ngjarje e cila ndryshoi një herë e mirë kursin e historisë së Europës. Ditën e Krishtlindjes, Uilliami, Dukë i Normandisë – i njohur më mirë si Uilliam Pushtuesi – u kurorëzua Mbret i Anglisë në Uestminster Abbey në Londër. Kurorëzimi ndodhi pas pushtimit legjendar që Uilliami i bëri ishujve britanikë, që kishte përfunduar në tetor të vitit 1066 me fitore kundër Mbretit Haroldi II në Betejën e Hastings.
Gjatë sundimit 21-vjecar të Uilliam Pushtuesit, zakonet dhe ligjet normanë do të zinin vend në jetën britanike. Pasi konsolidoi pushtetin e tij duke ndërtuar struktura të famshme, si Kulla e Londrës dhe Kështjella Uindsor, Uilliami u dha me bollëk toka edhe aleatëve të tij francezë. Kjo gjë jo vetëm ndryshoi një herë e mirë zhvillimin e gjuhës angleze – pothuajse një e treta e anglishtes moderne e ka burimin nga fjalë të frëngjishtes – por edhe kontribuoi për ngjitjen e sistemit feudal të qeverisjes, që karakterizoi pjesën më të madhe të Mesjetës.

3. 1776: George Uashingtoni dhe Ushtria Kontinentale kalojnë Lumin Delëuer
Në fund të vitit 1776, Lufta Revolucionare dukej se po humbej për forcat koloniale. Një seri humbjesh e britanikëve kishte shkaktuar rënie të moralit, dhe shumë ushtarë kishin dezertuar nga Ushtria Kontinentale. Në kërkim të një fitoreje vendimtare, Gjenerali Uashington udhëhoqi 2400 trupa në një micion të guximshëm për të kapërcyer gjatë natës lumin e ngrirë Delëuer. Pasi u fut fshehtas në Nju Xhersi në 26 dhjetor, ushtria kontinentale realizoi një sulm të beftë në Trenton, një qytet që deri atëherë mbahej nga një forcë ushtarësh gjermanë të njohur si Hessians.
Basti i Uashingtonit ia vlejti. Shumë prej Hessianëve ishin ende të corientuar prej festimeve të një nate më parë, dhe forcat koloniale i mundën me një gjakderdhje minimale. Ndërkohë që Uashingtoni kishte arritur një fitore tronditëse, ushtria e tij nuk ishte e mirëpajisur për të mbajtur qytetin dhe ai u detyrua të rikapërcejë Delëuerin po atë ditë – këtë herë bashkë me 1000 të burgosur Hessianë. Uashingtoni do të vazhdonte me fitore të njëpasnjëshme në Betejat e Asunpinkut dhe Princtonit, dhe kalimi i guximshëm i Delëuerit shërbeu si një thirrje për ushtrinë e dekurajuar kontinentale.

4. 1814: Traktati i Ghentit i jep fund Luftës së 1812-ës
Në 24 dhjetor 1814, ndërkohë që shumëkush në botën perëndimore festonte Krishtlindjen, SHBA dhe Britania e Madhe u ulën të firmosnin një marrëveshje të famshme paqeje që i jepte fund luftës së 1812-ës. Negociatat kishin nisur në Ghent, Belgjikë në fillim të gushtit – në po të njëjtin muaj kur forcat britanike kishin djegur Shtëpinë e Bardhë dhe Capitol-in në Uashington. Pas më shumë se katër muaj debat, delegacionet amerikan dhe britanik ranë dakord për një marrëveshje që i jepte fund luftës si barazim. Të gjithë territoret e pushtuar u lëshuan, dhe ushtarët e zënë rob bashkë me mjetet iu kthyen shteteve respektivë.
NDërkohë që Traktati i Ghentit i dha fund konfliktit 32-mujor, ai nuk hyri në fuqi në SHBA deri kur u ratifikua në shkurt 1815. Në fakt, një prej fitoreve më të mëdha amerikane të luftës – në betejën e Nju Orlinsit në janar 1815 – erdhi më shumë se një javë pas firmosjes së Traktatit të Ghentit.

5. 1868: Presidenti Endrju Xhonson firmos faljen për ushtarët e Konfederatës
Në fundin e mandatit të tij si president, Endrju Xhonson u dha një dhuratë të famshme Krishtlindjeje një grushti rebelësh të Konfederatës. Përmes Shpalljes 179, në 25 Dhjetor 1868, Xhonsoni firmosi amnistinë për “të gjithë personat” që kishin luftuar kundër Shteteve të Bashkuara gjatë Luftës civile.
Falja e Xhonsonit ishte në fakt e katërta në një seri urdhërash për amnisti të firmosur pas luftës. Marrëveshjet e mëhershme u kishin ridhënë të drejta ligjore dhe politike ushtarëve të Konfederatës në këmbim të betimeve me shkrim për besnikëri ndaj SHBA. Falja e Krishtlindjes ishte një akt final dhe i pakushtëzuar për jugorët, duke përfshirë edhe shumë gjeneralë të KOnfederatës.

6. 1914: Arrihet Armëpushimi i Krishtlindjeve i 1914-ës
Fryma e Krishtlindjeve u manifestua në vitin 1914 në vendin më të pagjasë: një fushëbetejë e Luftës së Parë Botërore. Duke filluar që në mbrëmjen e 24 dhjetorit, shumë ushtarë gjermanë, britanikë, francezë në Belgjikë ulën armët dhe nisën një armëpushim spontan krishtlindjeje. U tha se marrëveshja u nxit prej gjermanëve, të cilët i dekoruan llogoret e tyre me pemë krishtlindjeje dhe qirinj si dhe nisën të këndojnë këngë si “Silent Night”. Trupat britanikë u përgjigjën me versionin e tyre të “The First Noel” dhe luftëtarët u afruan në “tokën e askujt” – pjesa ndërmjet llogoreve – për të përshëndetur njëri-tjetrin dhe shtrënguar duart.
Sipas rrëfimeve të të pranishmëve, ushtarët shkëmbyen cigare dhe uiski, dhe disa madje shkëmbyen dhurata Krishtlindjesh me njerëzit kundër të cilëve vetëm pak orë më herët qëllonin me plumba. Duke përfituar nga pezullimi i përkohshëm i luftimeve, disa trupa skocezë, anglezë dhe gjermanë organizuan madje edhe një ndeshje futbolli mbi fushën e ngrirë. Armëpushimi nuk u sanksionua nga oficerët në secilin krah dhe ushtarët u thirrën të ktheheshin në llogore për të vazhduar luftimet. Përpjekjet e mëvonshme për takime gjatë festave kryesisht u ndaluan, por ndërkohë që lufta vazhdoi, Armëpushimi i Krishtlindjes qëndronte si një shembull i spikatur i njerëzillëkut dhe vëllazërisë në fushëbetejë.’

7. 1968: Apollo 8 në orbitë përreth Hënës
Si pjesë e misionit Apollo 8, astronautët Frank Borman, Jim Lovell dhe Uilliam Anders e kaluan natën para Krishtlindjes në orbitë përreth Hënës. Operacioni ishte menduar fillimisht të testonte modulin Hënor – që më vonë u përdor për zbritjen e Apollo 11 – në orbitën e Tokës. Por kur puna për modulin u pa se nuk do arrinte afatet, NASA në mënyrë ambicioze e ndryshoi planin e misionit. Apollo 8 vazhdoi më tej duke sjellë një seri kthesash të mëdha për fluturimet hapësinorë të njeriut: Tre astronautët u bënë të parët njerëz që i largoheshin tërheqjes gravitacionale të Tokës, të parët që shihnin të gjithë Tokën nga hapësira dhe të parët që shihnin anën e errët të Hënës.
Apollo 8 mbahet mend ndoshta më mirë sot për transmetimin në momentin kur astronautët hynë në orbitën e Hënës në pragun e Krishtlindjes. Ndërkohë që shikuesve u ofroheshin pamje të hënës dhe orbitës së Tokës nga orbita e Hënës, Borman, Lovell dhe Anders lexonin reshtat e parë të Librit të Zanafillës nga Bibla. Transmetimi – që përfundoi me “Gëzuar Krishtlindjen, dhe zoti ju bekoftë të gjithëve, të gjithëve ju në Tokën e mirë” – u bë një prej eventeve më të ndjekur në historinë e televizionit.

/History Channel – Bota.al

Previous Post

Gëzimi i Krishtlindjes depërtoftë në thellësi të zemrave që duan ta ndjejnë dritën që buron prej tyre

Next Post

Ta sodisim familjen dhe ta admirojmë përmbushjen e planit hyjnor për ta bërë familjen bashkësi jete e dashurie.

Next Post

Ta sodisim familjen dhe ta admirojmë përmbushjen e planit hyjnor për ta bërë familjen bashkësi jete e dashurie.

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Emily Dickinson, poetja që zgjodhi vetminë si shëlbim i shpirtit dhe e pranoi atë si një ndëshkim

Emily Dickinson, poetja që zgjodhi vetminë si shëlbim i shpirtit dhe e pranoi atë si një ndëshkim

May 15, 2025
Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

May 13, 2025
Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

May 12, 2025
Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

May 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj