Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Shëndetësi

Luleshurdha është diuretik efikas, tonik digjestiv dhe laksativ për mëlçi dhe veshkë, hepatik, antireumatik, depurgativ, etj

November 3, 2019
in Shëndetësi, Slider, Të përzgjedhurat
566
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Luleshurdha – Taraxacum officinale

Është bimë shumëvjeçare, nga kërcelli i sëcilës, nëse e prejmë, del një lëngë i bardhë qumështor, me shije të idhët në të ëmbël. Bimën mund ta gjejmë në gjatësi deri në 40 cm. Kjo bimë është e njohur gati për të gjithë, prandaj, gati pothuajse nuk nevojitet edhe ta përshkruajm. I takon familjes Compositae (Asteraceae). Rrënjët i ka të trasha dhe boshtore, me ngjyrë të verdhë dhe të kaftë, të futura thellë në dhe, e që riten gjer në 50 cm. Luleshurdha gjethet i ka karakteristike, të çara, dhe të radhitura në formë rozete, nga qendrae së cilave del një trugëz në formë gypi, e që në maje mbanë lulesën e cila në vete përmbanë mbi 200 lulëza hermafrodite. Lulesat janë me ngjyrë të verdhë dhe e arrijnë diametrin deri në 4 cm. Lulet e kësaj bime, në kohët me shi si dhe natën mbyllen. Kjo bimë lulëzon gjatë tërë vitit, e kryesisht gjat muajve prill-tetor. Prejardhjen e ka nga Azia qendrore, ndërsa sot mund ta gjejmë kudo në botë. Është e përhapur në vende me lagështi, në livadhe, buzë rrugëve, në vende të pasura me materie ushqyese etj. Është bimë tejet adaptabile. Në fitoterapi përdoren gjethet (Taraxaci folia), rrënja (Taraxaci radix) dhe lulet (flos).

Gjethet e reja të kësaj bime janë mjaft të pasura me vitamin C, dhe mblidhen kur janë të reja. Pastaj ato po ashtu janë të pasura me kripën natyrore (28%) e cila i neutralizon thartësirat dhe e bën pastrimin e gjakut, prandaj dhe në shumë vende përdoret si sallatë (Francë, Holandë). Shumë ekspertë botërorë gjethet e kësaj bime i preferojnë (si sallatë) sidomos atyre që vuajnë nga anemia (pagjakësia) ngase sipas tyre anemia është pasojë e mungesës së kripërave që ndodhen në gjethet e kësaj bime. U preferohet edhe atyre që përdorin ushqim dietal. Luleshurdha në vete përmban edhe këto materie: glikozidet e idhëta, supstancat e ngjashme me hormonet (sitosterolin, taraxasterolin, taraxerolin), inulinën, taninet, vitaminën B, C, dhe provitaminën A, shumë minerale, ka përqindje të lartë të kripërave të kaliumit sidomos në gjethe, karotinoide, proteine, pektinën,holinën etj.

Sipas librit Fitonomia Shqipe e Kosovës të autorit Shefki Sejdiu (Instituti Albanologjik në Prishtinë), kjo bimë shumëkund në vendet shqipfolëse quhet edhe: lulë verigu, tamëlçak i livadheve, tamëlçak i butë, lulë krahoshi, lulëpampure, carme, luleajce, luleshurdhe, luledylli, lulegomari, lule tambli, bartambli etj.

Përdorimi:

Luleshurdha (e tërë bima) përdoret si pjesë përbërese e shumë çajeve për prodhimin e ekstrateve e tinkturave të ndryshme. Është diuretik efikas, tonik digjestiv dhe laksativ për mëlçi dhe veshkë, hepatik, antireumatik, depurgativ, bar antilitik, bar për pankreas,aperient i butë, etj. Rrënja e bluar imtë (pasi të thahet) e kësaj bime, e cila mblidhet në pranverë apo në vjeshtë, mund të pihet në vend të kafesë, ka shije të mrekullushme ndërsa ajo që është më me rëndësi, ndikon pozitivisht te sëmundja e reumatizmit, te gjakderdhjet e nsryshme, te sëmundja nervore, pagjumësia, çrregullimet e shpnetkës (lienit), te diabeti (sëmundja e sheqerit). Ndërsa ekstrakti i përgatitur nga rrënja e luleshurdhës përdoret në rastet e çrregullimit të mëlçisë së zezë, rrugëve të tëmblit, për nxitjen e oreksit, për pastrimin e fshikëzës së urinës. Kundër hemoroideve, ekzamave të ndryshme, reumatizmit, sëmundjes së mëlçisë së zezë, çrregullimeve në lukth, gurit në fshikëzës e vrerit (idhëza) etj, përdoret çaji i përgatitur nga bima e thatë.

Natyra, luleshurdhën e ka pasuruar me kripëra të kaliumit tre herë më tepër se bimët tjera të gjelbëra. Përmban rreth 4.28% të kripës së kaliumit, e cila në organizëm mbetet më shumë se që është humbur me diurezë. Si rezultat i kësaj vie gjer te humbja e natriumit, e kjo paraqet rastin e volitshëm, te tensioni i lartë i gjakut, kur akumulimi i fluideve në trupë është e përcjellur me disbalancin e raporteve kalium – natrium, në favor të natriumit. Luleshurdha është bar i mrekullueshëm edhe kundër sëmundje të artritisit, e sidomos jep efekte të mrekullueshme kur të kombinohet me sherpin (Apium Graveolans).

Indianët e Amerikës Veriore, luleshurdhën e kanë përdorur për çrregullimet e lukthit. Në bazë të disa hulumtimeve shkencore që u kryen në Angli nga Paeri, Rutherfordi, Brauningu dhe Vignali, është vërtetuar se kjo bimë jo vetëm që e forcon lukthin, por shumë mirë ndikon edhe në mëlçi si dhe në tajimin e vrerit. Mjeku dhe shkencëtari francez Leklerk theksonte se të sëmurit nga idhëza që kanë konsumuar çajet, infuzin, etj., të kësaj bime për një kohë të caktuara, gjendjen në fshikëzën e vrerit dhe mëlçi e kanë pasur të rregulluar. Në lëngun e rrënjës dhe gjetheve të kësaj bime ndodhet materia Taraksin e cila ndikon si agjens veprues për tajimin e vrerit. Ndërsa në bimën e thatë ndodhet një materie që ndikon në tajimin më të shpejtë të urinës. Pra për rëndësinë e kësaj bime te sëmundjet e “gurëve” është e tepërt të flitet më shumë.

Dr. Brismoure u preferon këtë reçetë të gjithë atyre që vuajnë nga: lukthi, fshikëza e vrerit, mëlçia etj. -Merret 100 g. lëng nga rrënja e freskët e luleshurdhës, 10 g. alkool 90%, 15 g. glicerin dhe 17 g. ujë. Të gjitha këto përzihen së bashku dhe nga kjo përzierje mirren 1-2 lugë në ditë. Nëse nuk mund të siguroni lëng nga rrënja e bimës në fjalë, mund të përdorni edhe ekstraktin e përgatitur nga bima e tharë.

Te sëmundja e mëlqisë, aplikohet me sukses dhe vepron si hepatorestorativ. Po ashtu e stimulon edhe idhëzën dhe është e vlefshme edhe si koleretik. Ja edhe një recetë. Merren 4 – 10 gr. gjethe të thara, dhe përgatiten si infuz. Pihen tre herë në ditë. Po ashtu, 2 – 8 gr. rrënjë të imtësuara, përgatiten si dekokt dhe merren tre herë në ditë. Preferohet edhe përdorimi i gjetheve të freskëta si sallatë, si dhe e rrënjës, të prerë në copëza më të mëdha, dhe fërguarja e saj si kafe.

Tinktura: merret tre herë në ditë nga 30 pika.

Tags: Albert Vatajantireumatikaperient i butëbar antilitikbar për pankreasCdepurgativdhe provitaminën Adiuretik efikasglikozidet e idhëtahepatikholinëninulinënka përqindje të lartë të kripërave të kaliumit sidomos në gjethekarotinoideLuleshurdhapektinënproteineshumë mineralesupstancat e ngjashme me hormonet (sitosterolintaninetTaraxacum officinaletaraxasterolintaraxerolin)tonik digjestiv dhe laksativ për mëlçi dhe veshkëvitaminën B
Previous Post

Mendra, çaji përdoret edhe kundër vjelljes, dhembjesve të stomakut, mëlçisë, sëmundjeve të lëkurës, etj

Next Post

Eufrazia, anti inflamator i eufrazisë është shumë i dukshëm tek sanimi i procesit të përflakjes së syve, gojës dhe fytit

Next Post

Eufrazia, anti inflamator i eufrazisë është shumë i dukshëm tek sanimi i procesit të përflakjes së syve, gojës dhe fytit

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj