Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Figura të ndrituna

Filozofia e Xhon Lok, nga empirizmi te liberalizmi klasik dhe teoria morale politike

October 28, 2022
in Figura të ndrituna
2k
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Xhon Loku dallonte qartësisht atë që ne mund ta dimë nga ajo për të cilën kemi vetëm një përvojë të pasigurt dhe subjektive. Duke bërë këtë, ai kërkonte të gjente një bazë konsensuale mbi të cilën të mundej të vendosej sa shkenca aq edhe shoqëria. Këtu janë themelet e teorisë moderne të njohjes, të shkencave të natyrës dhe të politikës:”Common sense”, liberalizëm dhe empirizëm.


Në teoritë e tij mbi marrëdhëniet midis pronës, punës dhe parasë, Loku del si një pararendës i ekonomisë politike moderne. Në shumë nga shkrimet e tij, Loku ka kërkuar të vendosë themelet e tolerancës fetare, duke formuluar një bazë mirëkuptimi midis besimeve të ndryshme të krishtera, një lloj krishterimi “minimal”, tek i cili do të mund të mermin pjesë të gjithë anglezët. Toleranca fetare është thelbësore për paqen e jetës në bashkësi.
Për Lokun është e sigurt vetëm nuhatja që e sigurojmë nëpërmjet vetes sonë, duke e lënë veten të priret nga ndijimi i shqisave. Vetëdija jonë mbushet me përmbajtje, “ide”, vetëm përmes rrugësh të tërthorta. Këto qëndrime themelore e bëjnë Lokun një empirist radikal, përfaqësuesin e parë të një empirizmi “me kulturë” të mendimit modem. Por ky empirizëm ka gjithashtu një anë “racionaliste” dhe karteziane: sepse edhe sikur asnjë përmbajtje e vetëdijes të mos jetë e bashkëlindur, megjithatë zotërojmë “nga natyra” aftësinë për “të menduar” mbi idetë që ne i kapim nëpërmjet shqisave të ndijimit, domethënë duke verifikuar cilësinë. Ne mësojmë përmes të menduarit të bëjmë ndryshimin midis “ideve të lëndës”, paraqitjeve të përbërësve të pavarur dhe “ideve të marrëdhënies”, që lidhen në kontaktin midis këtyre paraqitjeve.


Përfundimisht, mund të themi se njohja intuitive është ajo që na jep siguri; njohja demonstrative na tregon ekzistencën e Zotit dhe njohja shqisore na tregon se njerëzit dhe gjërat e tjera ekzistojnë, por vetëm atëherë kur ne i perceptojmë ato. Teoria morale dhe politike e Lokut. Fjala kyçe e etikës, e mirë, është plotësisht e kuptueshme, sepse kushdo e kupton se fjala e mirë përdoret për: ‘Gjërat që janë të mira ose të këqija vetëm në lidhje me gëzimin dhe hidhërimin. Pra ne quajmë të mirë atë që është e aftë të sjellë apo të rrisë kënaqësitë, ose të largojë dhimbjen…’. Disa lloj sjelljesh na sjellin kënaqësi, ndërkohë që disa të tjera na sjellin dhimbje. Morali ka të bëjë pra me zgjedhjen e së mirës e dëshirën për të. Si përcaktim më të plotë për etikën, Loku thoshte se ‘e mira morale dhe e keqja janë vetëm pajtim ose mospajtim i veprimeve tona të vullnetshme vetëm me disa ligje’. ‘Dhe ai flet për tre lloj ligjesh, ku përfshihen: ligji i opinioneve, ligji civil dhe ligji hyjnor. Ligji i opinioneve jep gjykimin e komunitetit për llojin e sjelljeve që do të çonin drejt lumturisë: përputhja me këtë ligj është quajtur virtyt, megjithëse është vënë re se komunitete të ndryshëm kanë ide të ndryshme për domethënien e virtytit. Ligji civil është krijuar nga shteti dhe është zbatuar nga gjykata. Ligji hyjnor, të cilin njeriu mund ta njohë si nëpërmjet arsyes së tij ashtu edhe nga kërkimet, është ligji i vërtetë i sjelljes njerëzore: ‘i cili i është dhënë njeriut nga Zoti për të qeverisur veten dhe unë mendoj’, thotë Loku, ‘që asnjëri nuk është kaq mosmirënjohës, sat a mohojë këtë’. Kështu që, në perspektivë, si ligji i përshtypjeve, ashtu edhe ligji civil, duhet të bëhet në përputhje me ligjin hyjnor, ‘kriterin e vërtetë të të drejtave morale’. Arsyeja e mospërputhjes ndërmjet këtyre tre ligjeve është sepse njeriu kurdoherë tenton të zgjedhë kënaqësinë e çastit në vend që të zgjedhë atë që ka vlerë të qëndrueshme.
John Locke (Xhon Loku) u lind më 29 gusht 1632 në Vrington, në rrethinat e Bristolit. Pasi ndoqi një formim klasik dhe filologjik në Westerminster School të Londrës.

Në Amerikë, filozofi britanik i shekullit të 17 – të, John Locke është ndoshta më i njohur si një nga frymëzuesit për Etërit Themelues. Dy Traktatet e tij të Qeverisë argumentojnë kundër të drejtës hyjnore të mbretërve dhe në favor të qeverisjes me pëlqimin e të qeverisurve. Pikëpamjet e tij u admiruan shumë nga Jefferson dhe themeluesit e tjerë. Locke ishte një aktivist politik si dhe një filozof.

Krejt pavarësisht nga filozofia e tij politike, John Locke do të llogaritet ende si një nga filozofët e mëdhenj. Eseja e tij në lidhje me të kuptuarit njerëzor është një nga librat më të rëndësishëm në historinë e filozofisë. Ai shpiku pak a shumë lëndët e identitetit personal dhe filozofinë e gjuhës.


Ka qenë një filozof dhe mjek britanik. Konsiderohet babai i liberalizmit klasik, i empirizmit modern dhe një nga paraprirësit më me ndikim të iluminizmit dhe kriticizmit. Ai vdiq më 28 tetor 1704 në vilën e fshatit Wuts, pranë Londrës, ku kishte kaluar vitet e fundit të jetës.
Albert Vataj

Tags: 28 tetor 170429 gusht 1632Albert VatajFilozofiJohn LockeMendimi
Previous Post

Energjia dhe lënda e errët, forca që ushtron zgjerimin e universit dhe masa dominuese e gjithçkasë

Next Post

Epidemia e vallëzimit e vitit 1518 në Strasburg të Francës, e vërteta që mbeti mister

Next Post

Epidemia e vallëzimit e vitit 1518 në Strasburg të Francës, e vërteta që mbeti mister

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Pesë shekuj e një portret që vijon të magjepsë, misteri dhe madhështia e një fytyre flamande

Pesë shekuj e një portret që vijon të magjepsë, misteri dhe madhështia e një fytyre flamande

July 12, 2025
“Dorëzimi i kalasë së Moresë gjeneralit francez, Nicolas Joseph Maison”, historia në pikturë

“Dorëzimi i kalasë së Moresë gjeneralit francez, Nicolas Joseph Maison”, historia në pikturë

July 12, 2025
Fëmijët në thasë leshi dhe tabela “Në Shitje”, një plagë ngjethëse në ndërgjegjen e Europës së pasluftës

Fëmijët në thasë leshi dhe tabela “Në Shitje”, një plagë ngjethëse në ndërgjegjen e Europës së pasluftës

July 11, 2025
Karrigia e Qetësimit, anatomia e një dëshmie mbi dhimbjen dhe pushtetin si një tentativë drejt trajtimit psikiatrik

Karrigia e Qetësimit, anatomia e një dëshmie mbi dhimbjen dhe pushtetin si një tentativë drejt trajtimit psikiatrik

July 7, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj