Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Prozë

“Morella”, një kryevepër nga Edgar Allan Poe

September 27, 2019
in Prozë, Slider, Të përzgjedhurat
196
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

E vlerësoja me një ndjenjë ngrohtësisht të thellë dhe tepër të veçantë, miken time Morella. I gjëndur rastësisht në shoqërinë ku ajo përkiste shumë vjet të shkuara, që në takimin e parë, ndjeva shpirtin të më digjej nga njëlloj flake që nuk e kisha njohur kurrë më parë; por nuk ishin flakë Erosi ato dhe më torturonte brënda meje mendimi që unë në një mënyrë apo në një tjetër duhet të përcaktoja kuptimin e tyre të zakonshëm apo të kthjelloja zjarrin e vagullt që ato më sillnin. Ne u takuam dhe fati na çoi të dyve drejt altarit, por unë kurrë ndonjëherë nuk i fola për pasion dhe as për dashuri. Ajo gjithsesi, u largua nga shoqëria e saj dhe qoftë edhe ky përkushtimi i saj për të qëndruar vetëm për vetëm me mua, më mbushte me lumturi. Ishte lumturi ta mendoje; një lumturi deri në ëndërrim.

Njohuritë e Morellës mbi botën, ishin tepër të thella. Sipas gjithë dijeve të mija, talenti i saj i kalonte kufinjtë e normales dhe mëndja e saj kishte një fuqi tepër të madhe. E ndjeja ketë dhe në shumë gjëra, bëhesha nxënësi i saj. Shpejt mora vesh që ndoshta për shkak të edukimit të saj në Presburg, ajo kishte njohur përpara meje një numur të madh të atyre shkrimeve mistike, të cilat zakonisht janë konsideruar vetëm mbeturina të letërsisë së hershme Gjermane. Ato, për ca arsye që unë nuk mund ti imagjinoja, ishin të preferuarat e saj – dhe me kalimin e kohës ato u bënë po ashtu edhe për mua,- dhe studimi i vazhdueshëm i tyre duhet ti atribuohet ndikimit të thjeshtë por të efektshëm, të forcës së zakonit dhe shëmbëlltyrës.

Nëse nuk gabohem, arsyeja ime, kishte shumë pak të bënte me të gjithë ketë. Bindjet e mija,- me sa mbaj mënd unë,- asnjëherë nuk ishin bazuar mbi gjëra ideale, dhe as që kishin pasur ndonjë pigment misticizmi, i cili u lexua më vonë, vetëm në qofsha i gabuar në atë çka besoja apo në atë çka mendoja atëherë. I bindur për ketë, unë e braktisa thellësisht pa kushte veten në duart e gruas time, dhe u futa me një zemër të dlirë në labirintet e studimeve të saj. Dhe pastaj- pastaj, ndërsa derdhesha përmbi faqet e ndaluara, ndjeja një shpirt të privuar që ndizej brenda meje- Morella vinte atëherë dorën e saj të ftohtë mbi timen, dhe ndriçonte me një zë të fikur,- nga hiri i një filozofie të vdekur- disa fjalë të veçanta, kuptimi i çuditshëm i të cilave i bënte të flakëronin përmbi kujtesën time. Pastaj, për orë të tëra, qëndroja si i humbur përkrah saj, dhe vegjetoja nën tingujt jetësorë të muzikalitetit të zërit të saj, derisa në vazhdimësi melodia e tij fillonte ndërthurej me nota tmerri, dhe një hije gradualisht zbriste mbi shpirtin tim, e unë zbehesha e zbehesha, dhe fërgëlloja brënda meje nën këto tinguj kaq jotokësorë. Pastaj, tingujt jetësorë në zërin e saj, shuheshin papritur nën dridhjet e tmerrit, dhe gjëja më e bukur kthehej në atë më të neveritshmen, ashtu si Hinnon kthehet në Ge-Henna.

Është e panevojshme të theksoj karakterin e saktë të këtyre analizave të cilat, -në fakt ishin shumë më voluminoze nga ç’kam treguar unë,- përbënin, për një kohë të gjatë, pothuajse të vetmin bashkëbisedim mes meje dhe Morellës. Të mësuara në atë që emërtohet moral teologjik, ato do dukeshin lehtësisht te përtypeshe për mendjen, por nëse do ishe i pamësuar me të, sido që ta ktheje, të gjitha pikat e diskutimit, do të dukeshin shumë pak të kuptueshme.

Pantheismi i egër i Fichte; Paliggenedia e modifikuar e Pitagorianëve; dhe mbi të gjitha, doktrina e Identitetit e inkurajuar me forcë nga Shchelling, ishin kryesisht pikat e diskutimit që i referoheshin gjësë më të bukur të Morellës imagjinative. Ketë identitet i cili është emërtuar personal, Z. Locke,- më duket,- e përkufizon si diçka që konsiston në gjykimin e shëndoshë të qenies njerëzore. Dhe përderisa me njeri ne nënkuptojmë një thelb inteligjent që arsyeton, dhe përderisa ekziston një ndërgjegje që shoqëron mendimin, është pikërisht kjo që na bën të jemi ajo që ne e quajmë vetja jonë, dhe në të njëjtën kohë na dallon ne nga format e tjera të qenieve që mendojnë, dhe na jep identitetin personal. Por principi i të qenit i veçantë, nocioni i këtij identiteti që pas vdekjes është ose nuk është i humbur përgjithnjë, përbënte për mua në atë kohë, objektin e një interesi tepër të fortë; tashmë jo dhe aq për natyrën përpëlitëse dhe ngacmuese të pasojave të tij, se sa për nga mënyra e spikatur dhe emocionale me të cilën Morella e përmendte atë.

Por ja erdhi një kohë kur misteri i gruas time më përfshiu të tërin si të ishte një formulë magjike. Unë fillova të mos i duroja dot më prekjet e gishtërinjve të saj të hollë e të zbehtë, as tonin e ulët dhe muzikalitetin e të folurës, dhe as shkëlqimin e syve të saj melankolikë. Dhe ajo i dinte të gjitha këto, dhe asnjë kundërshtim nuk shprehte; dukej sikur dobësia dhe budallallëku im ishin gjëra të pritshme dhe të njohura që më parë nga ajo dhe duke buzëqeshur e quante të gjithë këtë thjesht fat. Ajo dukej gjithashtu e vetëdijshme për shkakun ,- për mua krejt të panjohur-, të tjetërsimit gradual të vëmendjes time; por asnjëherë nuk dha ndonjë arsye për ketë apo për natyrën e asaj që po ndodhte. Nga ana tjetër ishte ajo grua e cila tretej ditë pas dite.

Në momentet kur e kuqja e faqeve të saj thellohej dhe venat në ballë i bëheshin gjithnjë e më blu; përnjëherë qenia ime shkrihej në keqardhje dhe kur pas atij momenti kapja vështrimin e syve të saj të menduar, shpirti më dhembte dhe më trazohej, me trazimin e atij që hedh vështrimin poshtë në humnera të pamat.

Mund të them vallë që në ato momente unë dëshiroja thellësisht me një dëshire të zellshme dhe gërryese momentin e mbarimit të Morellës? Po, e dëshiroja; por shpirti i brishtë, rezistonte dhe i ngjitej mureve prej balte të godinës së tij, për ditë, javë dhe muaj të pafund të lodhshëm, derisa nervat e mija të torturuara arrinin të sundonin mbi logjikën time, zemërimi rritej brenda meje për shkak të vonesës, dhe me zemrën e një shpirti të keq, mallkoja ditët, orët dhe momentet e hidhura që dukeshin sikur zgjateshin dhe zgjateshin pa fund, ndërkohë që jeta e saj delikate shuhej, si hijet që vdesin në fund të ditës.

Por një mëngjes vjeshte, kur erërat akoma flinin në shtretërit e tyre qiellore , Morella më thirri të qëndroja pranë saj. Një mjegull e dendur e mbështillte tokën, një shkëlqim i ngrohtë shtrihej mbi ujërat dhe një ylber që nga kupa qiellore i dorëzohej gjetheve të dendura të vjeshtës në pyll.

“Është dita e ditëve,” me tha, ndërsa unë i afrohesha; “një ditë e të gjitha ditëve, të jetës apo të vdekjes qofshin. Është një ditë e këndshme për bijtë e tokës dhe jetës – ah, por po aq e këndshme për bijat e qiellit dhe vdekjes!”

Unë e putha në ballë dhe ajo vazhdoi:

“ Unë po vdes, por akoma do rroj.”

“Morella!”

“Ditë që ti të me kesh dashur, nuk ka pasur, por atë që ke neveritur gjatë jetës tënde, në vdekje ke për ta adhuruar.”

“Morella!”

“ Ja po ta them përsëri që jam duke vdekur. Por brenda meje pengu i dashurise time është ngjizur – oh sa e vogel!- dhe ajo ndjen për mua, Morrella. Dhe kur shpirti im të niset fëmija do jetojë – fëmija yt dhe i imi, i Morellës. Por ditët e tua do jenë ditët e dhimbjes- Një dhimbje më e gjata ndër ndjenjat siç është qiparisi më i forti ndër drurët. Për ty orët e lumturisë kanë mbaruar dhe gëzimi nuk këputet dy herë në jetë, ashtu si trëndafilat e tempujve në Paestum që mblidhen dy herë në vit. Kjo nuk do zgjasë dhe pastaj, ti nuk do luash më Tenianin por duke lënë mënjanë manjolat dhe hardhitë, ti do mbështjellësh qefinin në kokë, siç bëjnë myslimanët në Mekë.

“Morella!” klitha, “Morella! Si mund të parathuash të tilla gjëra?” Por ajo ktheu kokën mënjanë mbi jastëk dhe një dridhje e lehtë i kaloi nëpër gjymtyrë, dhe kështu ajo vdiq dhe zëri i saj nuk u dëgjua më.

Por ashtu siç e parashikoi,- fëmija që ajo lindi gjatë vdekjes, dhe që nuk mori frymë deri në momentin që e ëma e saj pushoi së marri frymë,- fëmija i saj, një vajzë, erdhi në jetë. Ajo u rrit në mënyrë të çuditëshme në trup dhe intelekt ; ishte ngjashmëria perfekte e asaj që kishte ikur, dhe unë e desha atë me dashurinë më të ethëshme që do kisha besuar ndonjëherë që do mund ta ndjeja për ndonjë qënie të kësaj toke.

Por atje tej, shumë larg, qielli i kësaj dashurie të pastër, errësohej, dhe melankolia e thellë, tmerri, dhe dhimbja e mundimshme rrëshqistnin si një re në qiellin e saj. Siç thashë, fëmija u rrit e çuditëshme në trup dhe në mëndje. Me gjithë mënd e pabesueshme ishte rritja e shpejtë e përmasave të saj trupore, por me të tmerrëshme,- oh sa të tmerrëshme- ishin mendimet e trazuara që shëmbeshin mbi mua ndërsa shikoja zhvillimin e gjëndjes së saj mendore. E si mund të ishte ndryshe, kur unë çdo ditë zbuloja në konceptet e fëmijës, fuqinë e mëndjes së një të rriture dhe aftësitë e gruas ? kur mësimet e përvojës më servireshin nga buzët e njoma të fëmijës?… dhe kur urtësia ose pasioni i pjekurisë që unë e gjeja në çdo moment shkrepte nga sytë e saj të plotë e kureshtarë? kur,- le të themi,- të gjitha këto spikasnin përpara ndjesive të mija të lemerisura, kur nuk mundesha më ta fshihja të gjithë këtë prej shpirtit tim, por as ta flakja tej perceptimeve të mija që dridheshin nga frika e pranimit të atij realiteti, duhej vallë të hamëndësoja në këtë dyshim, të një natyre të frikëshme dhe ngacmuese, që më pushtonte ngadalë shpirtin tim, apo ti lija mendimet e mija të përballeshin të tmerruara me përrallat e egra dhe teoritë tronditëse të Morellës së pavarrosur? Unë e rrëmbeva prej vëmëndjes së kësaj botë atë qënie të cilën fati m’a kishte dhënë për ta adhuruar, dhe mes izolimit të ethshëm në shtëpinë time, vështroja me një agoni mbytëse mbi çdo gjë që i përkiste kësaj krijese që aq shumë e doja.

Dhe siç rrokulliseshin vitet, unë vështroja ngultazi ditë pas dite fytyrën e saj të shenjtë, të butë dhe shprehëse, si dhe derdhjen mbi të të formave të pjekurisë dhe ditë pas dite unë zbuloja pika të reja të ngjashmërisë se fëmijës me nënën e saj, melankolinë dhe vdekjen. Orë pas ore,rritej dëndësia e këtyre hijeve të ngjashmërise,dhe ato bëheshin më të plota, më të qarta, më turbulluese dhe tmerrësisht neveritëse në mënyrën e tyre. Që buzëqeshja e saj ishte krejtësisht si e nënës se saj, kjo nuk ishte gjë dhe kaq e papranueshme; por pastaj unë dridhesha nga ngjashmeria kaq perfekte, që sytë e saj kishin me të Morellës, por mund ta duroja edhe ketë; por më pas ato dy sytë shpesh më shikonin thellë brënda thellësisë së shpirtit tim me domethënien vazhdimisht trullosëse si të Morellës dhe me të njëjtin mendim trullosës. Në konturet e ballit të lartë, dhe në valëzimet e flokëve të mëndafshtë, edhe në gishtrinjtë e hollë e të zbehtë që varrosnin vetveten, edhe në tonet e dëshpëruara të muzikalitetit të të folurës së saj, dhe mbi të gjitha- oh mbi të gjitha këto,- në frazat dhe shprehjet e të vdekurve në buzët e asaj të gjallës që kaq shumë e doja, gjeta ushqim për mendimet dhe tmerrin që harxhohej për një krimb që nuk donte të vdiste.

Megjithëse kishin kaluar dhjetë vjet nga jeta e saj, vajza ime kishte mbetur e paemër mbi tokë. “ Fëmija im” dhe “ dashuria ime” ishin përkedheljet zakonisht të projektuara nga dashuria e një babai dhe fshehja e rreptë e ditëve të saj i bënë të panevojshme të gjitha ndërhyrjet e tjera. Emri i Morellës vdiq së bashku me të në vdekjen e saj. Nuk i kisha folur kurrë vajzës për nënën e saj, e kisha të pamundur ta bëja këtë. Në të vertetë, gjatë përiudhës së shkurtër të ekzistencës së saj, kjo mungesë nuk kishte bere ndonjë përshtypje në botën e jashtëme, e ruajtur aq sa mund të ishte e lejuar nga kufijtë e ngushtë të vetmisë së saj. Siç kalonte koha, ceremonia e pagëzimit filloi të më trokiste në mëndjen time të dobësuar dhe çoroditur, si një çlirim i mundshëm nga tmerri i asaj që ishte shkruar të ndodhte. Por në enën e pagëzimit, unë hezitova të thosha emrin e saj. Shumë emra të urtë dhe të bukur të kohëve të vjetra dhe moderne, nga vendlindja ime apo vënde të tjera, vinin deri në buzë të buzëve të mija, emra shumë të përshtatshëm të butë, të lumtur, dhe të mirë. Po çfarë ishte ajo që më nxiti mua atëherë të shqetësoja kujtimin e të vdekurës së varrosur ? Cili demon më urdhëroi që të gërmëzoja atë tingull, pikërisht atë i cili sa herë që rithirrej ishte mësuar ta bënte gjakun e purpurt të rridhte në rrëkera prej tempujve të zemrës ? Cili shpirt i keq foli që prej rrënjëve të shpirtit tim, kur përmes atyre shtigjeve të errëta, dhe në qetësinë e natës, unë pëshpërita në veshët e pagëzorit, rrokjet- Morella ? E çfarë tjetër përveç se një shpirt i keq e tronditi ashtu të ardhmen e fëmijës tim, dhe e spërkati me spektrin e vdekjes, dhe sapo tingujt e lehtë u dëgjuan, ajo ktheu sytë e saj të qelqtë nga toka për në qiell, dhe duke rënë në gjunjë në rrasën e zezë të kubesë sonë stërgjyshore, u përgjigj- « Jam ketu ! »

Dallueshëm, ftohtësisht, qetësisht dallueshëm, i lëshoi këto pak tinguj të thjeshtë në veshët e mi te cilat në të njëjtin moment si plumb i shkrirë u rrokullisën duke fërshëllyer edhe në trurin tim. Vite- shumë vite- kaluan, por kurrë nuk u shua tek mua kujtimi i asaj epoke. Jo se unë vërtetë i lashe mënjane manjolat dhe hardhitë – por hija e bredhit dhe qiparisit më ndoqi nga pas ditë e natë. Kurrë nuk i numërova më kohën dhe vëndet, yjet e fatit tim u shuan në qiell, errësira mbuloi tokën dhe kur figurat e saj më kaluan pranë si hije që rrëshqasin, në mes atyre të gjithave unë dallova Morellën. Erërat e kupës qiellore frymuan të vetmin tingull të njëjtë në veshët e mi, llokocitja e dallgëve mbi det mërmëriti përgjithmonë- Morella. Por ajo vdiq ; me duart e mija unë e varrosa në varrin e saj ; dhe qesha me një të qeshur të zgjatur, të hidhur sepse nuk gjeta asnjë shenjë nga çfarë kisha varrosur më parë, në gropën ku unë kalla trupin e të dytës.-Morrella.

Tags: Edgar Allan PoeHorrorLetersiMorellaProzeShkrimtariTregimi
Previous Post

Letrat e mrekullueshme të dashurisë së shkrimtares Hannah Arendt dhe filozofit, Martin Heidegger

Next Post

Është në vullnetin tuaj të zgjidhni nëse do të jenë dritshmëri apo zjarr?!

Next Post

Është në vullnetin tuaj të zgjidhni nëse do të jenë dritshmëri apo zjarr?!

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj