Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Esse

Gazetaria “prostitucion intelektual”, tha 143 viteve me parë ish-kryeredaktori i New York Times, John Swinton… po sot?!

April 3, 2026
in Esse, Forum, Të përzgjedhurat
Gazetaria “prostitucion intelektual”, tha 143 viteve me parë ish-kryeredaktori i New York Times, John Swinton… po sot?!

Ish-kryeredaktori i New York Times, John Swinton (Fotomontazh)

0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest
Ka disa të vërteta tronditëse, si kjo, për të cilën duhet kurajë dhe integritet të flitet, dhe… kyçja e gojëve, prostituimi i mëndjeve, shitja e shpirtit, tradhtia ndaj betimit dhe linçimi i misionit, vetëm se e kanë relativizuar të keqen, duke e bërë këtë kërcënim një realite rreziku ndaj informimit dhe të vërtetës.
Kur John Swinton, ish-kryeredaktor i “The Neë York Times”, deklaroi para 143 vitesh se “gazetaria është prostitucion intelektual”, ai nuk bëri thjesht një provokim retorik. Ai ngriti një akuzë që tronditi nga themelet ngrehinën e pushtetshme të medias. Se fjala, e cila duhej të ishte e lirë, ishte shitur. Se e vërteta, e cila duhej të ndriçonte, ishte bërë mall.
Por sot?
Sot, kjo fjali nuk tingëllon më si një revoltë e vetmuar, por si një diagnozë e zakonshme e një sëmundjeje pa shërim, metestazat e së cilës kanë cënuar vlerat, shkallmuar idealet dhe shndërruar trupin e drobitur të informimit në një lëngim që shpërndan pasiguri, mospërfaqësim dhe denigrim të atyre pak gazetarëve që ende besojnë. Në një epokë ku informacioni prodhohet me ritme industriale dhe shpërndahet me shpejtësinë e algoritmit, gazetaria nuk rrezikon më vetëm të blihet, ajo rrezikon të mos ketë më nevojë të blihet, sepse thjeshtë vetëofrohet. Jo gjithmonë për para, por për klikime, për ndikim, për mbijetesë në një treg ku e vërteta konkurron me sensacionin dhe shpesh humbet përmbajtjen dhe thelbin.
Dhe kështu, pyetja që mbetet pezull është më e rëndë se vetë deklarata, a është sot gazetaria ende një mision… apo thjesht një profesion që e ka shitur shpirtin e vet atij që paguan më shumë dhe atyre që dinë të nënshtrojnë me më poshtërsi?
“Nuk ka në këto kohë të historisë së botës, gjithashtu dhe në Amerikë, diçka si media e pavarur. Ju e dini dhe unë e di. Edhe sikur një nga ju të merrte guximin të shkruante mendimin e tij të sinqertë, si një gazetar i mirëfilltë, ju thjesht do jeni të sigurt se ai shkrim nuk do të publikohet kurrë. Unë paguhem çdo javë që t’i mbaj mendimet e mia të sinqerta larg nga puna ime dhe artikujt që shkruaj.” Do të citonte John Swinton.
Duke vijuar ai thekson se “Të tjerë nga ju paguhen afërsisht njësoj për të njëjtat gjëra, dhe në qoftë se njëri nga ju do të ishte aq i pamend sa të shkruante mendimet e veta, do të dilte shumë shpejt në rrugë dhe do të kërkonte një punë tjetër. Në qoftë se do të lejoja që mendimet e mia të shfaqeshin në një nga punët e mia, brenda 24 orësh do të mbetesha i papunë.
Biznesi i gazetarëve është i prirur drejt shkatërrimit të së vërtetës, për të qenë gjithmonë të bindur për të thënë gënjeshtrën të parët, të manipulojmë, të shpifim, të biem në gjunjë përpara parasë dhe të shesim kombin dhe popullin tonë për vaktin tonë të përditshëm. Ju e dini dhe unë e di por çfarë budallallëku do të ishte të besonim te shtypi i lirë? Ne jemi mjetet dhe vasalët e të pasurve prapa skenës. Ne jemi marionetat, ata tërheqin fijet, ne kërcejmë. Talenti ynë, mundësitë tona dhe jetët tona janë prona të njerëzve të tjerë.
Ne jemi prostitutat intelektuale” pwrfundon John Swinton, ish‑kryeredaktor i Neë York Times, i cili në një fjalim rreth vitit 1883 denoncoi varësinë e shtypit nga interesat e pasura dhe e quajti gazetarinë “prostitucion intelektual”.
John Swinton (1829–1901), ishte ai guxoi kaq shumë dhe shkoi kaq larg, sa t’i shpallte luftë një pushteti absolut.
Kujtojmë se ai ishte kryeredaktor i prestigjozes amerikane New York Times. Më vonë themeloi gazetën e tij, John Swinton’s Paper.
Deklarata e tij e ububushme u bë gjatë një banketi gazetarësh në Nju Jork, kur iu kërkua të ngrinte një dolli për “shtypin e lirë”. Në vend të lavdërimit, ai shpërtheu në kritikë të ashpër ndaj sistemit të mediave.
Sipas Swinton, nuk ka media të pavarur. Çdo gazetar paguhet për të mos thënë të vërtetën. Shtypi është i kontrolluar nga interesat e të të pasurve që “tërheqin fijet”.
Çfarë ka mbetur e vërtetë sot nga kjo deklaratë tronditëse?!
Varësia nga interesat ekonomikë. Mediat moderne varen kryesisht nga reklamat, paraja si shërbestari ndaj të pavërtetësisë dhe interesave, të ligjvënësve ekonomikë dhe politikë, atyre që me para sjellin në pushtet klika të inkriminuara dhe të korruptuara, dhe me të njëjtat para imponojnë shtetin ligjor të së drejtës së më të fortit.
Dhe vijmë te manipulimi dhe propaganda, te cënimi i përmbajtjes dhe cilësisë së ofruar si standard. Fenomeni i “fake news” dhe dezinformimit tregon se presioni për të kontrolluar narrativën vazhdon. Fjala e së vërtetës ka zbritur nga froni, për t’i lënë vendin vulgaritetit dhe mediokritetit si kualitete që imponojnë shoqërisë si shije dhe model.
Për të vënë theksin gjithashtu te gazetaria nën presion, gazetaria për bukën e gojës. Është fakt se në vende të ndryshme, gazetarët ende përballen me censurë, presion editorial dhe rrezik për punën e tyre nëse shprehin mendime të pakëndshme. Shefat nuk ngurojnë të të tregojnë derën nga dilet, dhe e bëjnë këtë si legjitimitet i një rendi feudal, i zotërimit të lirisë intelektuale dhe integritetit personal. Thjeshtë je një rrogtar që duhet të bindesh.
Çfarë ka ndryshuar?!
Duke cekur, pluralizmin mediatik. Sot ekziston një shumëllojshmëri e madhe mediash, përfshirë platforma të pavarura online, blogje dhe media sociale. Rrjetet sociale u japin individëve mundësinë të sfidojnë narrativat zyrtare, gjë që nuk ekzistonte në kohën e Swinton.
Deklarata e Swinton mbetet një manifest i përjetshëm kundër iluzionit të “shtypit të lirë”. Sot, megjithëse teknologjia ka hapur hapësira të reja për fjalën e lirë, rreziku i kapjes së mediave nga interesat e fuqishme është po aq real. Gazetaria e vërtetë kërkon guxim, integritet dhe mbrojtje institucionale, përndryshe rrezikon të mbetet, siç tha Swinton, një “prostitucion intelektual”.
Tags: Albert VatajGazetariaJohn SwintonMisioniNew York Times
Previous Post

Basorelievi i Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Castello de Monti, Pulia, një prani që tejkalon gurin dhe kohën

Next Post

NË DITËN E AUTIZMIT… “Unë e mbaj atë, por në të vërtetë, është ai që më mban mua… të mos rrëzohem

Next Post
NË DITËN E AUTIZMIT… “Unë e mbaj atë, por në të vërtetë, është ai që më mban mua… të mos rrëzohem

NË DITËN E AUTIZMIT... "Unë e mbaj atë, por në të vërtetë, është ai që më mban mua... të mos rrëzohem

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Historia e gjashtëmbëdhjetë murgeshave karmelitane të Compiègne, një dëshmi e rrallë e dinjitetit njerëzor përballë barbarisë

Historia e gjashtëmbëdhjetë murgeshave karmelitane të Compiègne, një dëshmi e rrallë e dinjitetit njerëzor përballë barbarisë

April 3, 2026
Albert Vataj: Ardhun me ju dhan shpërthimit të nji ylli, vezullueshëm

Albert Vataj: Ardhun me ju dhan shpërthimit të nji ylli, vezullueshëm

April 3, 2026
NË DITËN E AUTIZMIT… “Unë e mbaj atë, por në të vërtetë, është ai që më mban mua… të mos rrëzohem

NË DITËN E AUTIZMIT… “Unë e mbaj atë, por në të vërtetë, është ai që më mban mua… të mos rrëzohem

April 3, 2026
Gazetaria “prostitucion intelektual”, tha 143 viteve me parë ish-kryeredaktori i New York Times, John Swinton… po sot?!

Gazetaria “prostitucion intelektual”, tha 143 viteve me parë ish-kryeredaktori i New York Times, John Swinton… po sot?!

April 3, 2026
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj