Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Esse

Marrëdhënia mes Dostojevskit dhe Tolstoit sipas vajzës së shkrimtarit, Aimée Dostojevski

January 19, 2026
in Esse, Slider, Të përzgjedhurat
Marrëdhënia mes Dostojevskit dhe Tolstoit sipas vajzës së shkrimtarit, Aimée Dostojevski
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Marrëdhënia e pashkruar midis Fjodor Dostojevskit dhe Lev Tolstoit përbën një nga paradokset më domethënëse të historisë së letërsisë botërore, dy mendje gjigante, dy universale morale dhe artistike, që u admiruan thellësisht pa u takuar kurrë.
Për ta kuptuar në thellësinë dhe qartësinë e kësaj të vërtete që janë orvatur shumë trille dhe legjenda, do të sjell çfarë shkruan Aimée Dostojevski (1869–1926) në “Jeta e Dostojevskit sipas së bijës”.
“Marrëdhëniet e tij me Leon Tolstoin ishin krejtësisht të ndryshme. [Autorja i referohet marrëdhënieve midis të atit dhe Turgenjevit, gjithnjë të tendosura]. Këta dy shkrimtarë të mëdhenj rusë ushqenin ndaj njëri-tjetrit simpati dhe admirim të vërtetë. Ata kishin një mik të përbashkët: filozofin Nikolaj Strahov, i cili dimrin e kalonte në Shën Petersburg dhe, verës, duke shkuar të kalonte disa muaj me mikun e tij, shkrimtarin Danilevski, ndalonte në Moskë ose në Jasnaia Poliana [emri i një prone të Tolstoit] për të takuar Tolstoin.
Im atë e donte shumë Strahovin dhe u jepte rëndësi të madhe kritikave të tij. Edhe Tolstoi e donte dhe mbante korrespondencë me të. ‘Sapo rilexova Kujtime nga Shtëpia e të Vdekurve’, i shkruante ai; ‘çfarë libri madhështor! Kur ta shihni Dostojevskin, thuajini se më pëlqen jashtë mase’. Strahovi ia tregoi letrën im atit dhe kjo i dha shumë kënaqësi.
Më pas, kur dilte ndonjë roman i Tolstoit, Dostojevski, nga ana e tij, i thoshte Strahovit: ‘Shkruajini Tolstoit se jam i mahnitur nga romani i tij i ri’. Të dy shkrimtarët e mëdhenj ia përcillnin njëri-tjetrit komplimentet përmes Strahovit dhe këto komplimente ishin të sinqerta. Tolstoi i admironte veprat e Dostojevskit, po aq sa im atë admironte veprat e tij.
E megjithatë, ata nuk u takuan kurrë dhe nuk shprehën asnjëherë dëshirën për t’u njohur. Pse? Më duket se kishin frikë të grindeshin që në takimin e parë. Secili e admironte sinqerisht tjetrin, por idetë e tyre ishin plotësisht të kundërta.”
Rrëfimi i Aimée Dostojevskit, vajzës së shkrimtarit, nuk është thjesht një kujtim familjar; ai është një dokument shpirtëror që na lejon të shohim përtej biografisë, në tensionin e brendshëm midis dy vizioneve të papajtueshme të njeriut, besimit dhe botës.
Në qendër të këtij raporti që nuk u mishërua kurrë në një takim qëndron ndërmjetësi: Nikolaj Strahovi. Ai nuk është vetëm një figurë dytësore, por një urë e heshtur midis dy kontinenteve mendore. Strahovi shërben si kanal respekti, si filtër i admirimit të ndërsjellë, duke shmangur përplasjen e drejtpërdrejtë. Nëpërmjet tij, Tolstoi i dërgon Dostojevskit një nga vlerësimet më të pastra letrare: entuziazmin për Kujtime nga Shtëpia e të Vdekurve, një vepër që zbërthen njeriun e zhveshur nga çdo maskë shoqërore. Dhe në të njëjtën mënyrë, Dostojevski i kthen Tolstoit admirim të sinqertë për romanet e tij, duke pranuar madhështinë e një krijuesi që i shikon gjërat nga një kënd tjetër, por me po aq forcë morale.
Megjithatë, ajo që i bashkon si shkrimtarë, thellësia, serioziteti moral, përmasat universale, është pikërisht ajo që i ndan si mendimtarë. Tolstoi dhe Dostojevski përfaqësojnë dy pole të etikës ruse: njëri kërkon shpëtimin në moralin racional, në thjeshtësinë ungjillore, në përmirësimin e njeriut përmes arsyes dhe përmbajtjes; tjetri e kërkon të vërtetën përmes errësirës, mëkatit, vuajtjes dhe paradoksit. Tolstoi beson në një rend moral që mund të pastrohet; Dostojevski beson në një njeri që nuk mund të kuptohet pa rënë në humnerë.
Kjo kundërvënie shpjegon frikën e takimit. Aimée e shpreh me një thjeshtësi që fsheh një intuitë të thellë psikologjike: ata kishin frikë se mos grindeshin që në takimin e parë. Nuk bëhet fjalë për grindje personale, por për një përplasje të pashmangshme të sistemeve të mendimit. Të dy ishin shumë të sinqertë, shumë të bindur, shumë absolutë për të bërë kompromis në një bisedë ballë për ballë. Takimi i tyre do të kishte qenë jo një dialog, por një duel metafizik.
Paradoksi bëhet edhe më i mprehtë: ata nuk ndjenë kurrë nevojën të njiheshin. Admirimi i ndërsjellë ishte i mjaftueshëm. Ndoshta sepse secili e kishte kuptuar se vepra e tjetrit fliste më qartë sesa do të mund ta bënte një takim njerëzor. Ata e njihnin njëri-tjetrin në formën më të lartë të njohjes: përmes tekstit, përmes mendimit të kristalizuar në art.
Në këtë kuptim, mos-takimi i Tolstoit dhe Dostojevskit nuk është një mungesë, por një zgjedhje e heshtur e urtësisë. Ata e ruajtën respektin duke mos e vënë në provë me konfliktin. Ata e lejuan letërsinë të flasë aty ku njeriu mund të dështonte. Dhe pikërisht kjo distancë i ka bërë ata dy shtylla të përjetshme, jo kundërshtarë, por dy mënyra të ndryshme – dhe po aq të nevojshme – për të kuptuar tragjedinë dhe madhështinë e qenies njerëzore.
Eseja e Aimée Dostojevskit, në fund, na kujton se jo çdo takim është i domosdoshëm për të krijuar një dialog të madh. Ndonjëherë, mendjet më të thella flasin më fort kur qëndrojnë larg, duke i lënë veprat e tyre të takohen në vendin ku egoja nuk arrin dot, në ndërgjegjen e njerëzimit.
Dhe ajo ndodhi, sepse si të tillë e njohim ne sot, dhe brezat do ta përcjellin në të ardhmen.
Albert Vataj

Tags: Aimée DostojevskiAlbert VatajFjodor DostojevskiLev Tolstoi
Previous Post

Adèle, vajza fatkeqe e Victor Hugo, anatomia e një dashurie që u shndërrua në mallkim

Next Post

Qëndresa përballë çdo vështirësie na ka mësuar jo vetëm si të përballemi me sfidat, por edhe si të fitojmë në luftërat pabarabarta

Next Post
Qëndresa përballë çdo vështirësie na ka mësuar jo vetëm si të përballemi me sfidat, por edhe si të fitojmë në luftërat pabarabarta

Qëndresa përballë çdo vështirësie na ka mësuar jo vetëm si të përballemi me sfidat, por edhe si të fitojmë në luftërat pabarabarta

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Umberto Eco për librin si nevojë, jo si konsum, për bibliotekën si kabinet i mjekësisë së shpirtit

Umberto Eco për librin si nevojë, jo si konsum, për bibliotekën si kabinet i mjekësisë së shpirtit

January 19, 2026
Vetmia si një çelës që na mundëson për të hapur veten ndaj të tjerëve dhe botës

Vetmia si një çelës që na mundëson për të hapur veten ndaj të tjerëve dhe botës

January 19, 2026
Romani “Doktor Zhivago” i  Boris Pasternak, një histori dashurie që u bë kërcënim për pushtetin totalitar

Romani “Doktor Zhivago” i Boris Pasternak, një histori dashurie që u bë kërcënim për pushtetin totalitar

January 19, 2026
“Utopia” e Thomas More në një pasqyrim të kthyer drejt modernitetit dhe ballafaqim i vetes sonë ëndrrash utopike

“Utopia” e Thomas More në një pasqyrim të kthyer drejt modernitetit dhe ballafaqim i vetes sonë ëndrrash utopike

January 19, 2026
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj