Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Forum

Ismet Bellova, zëri i një legjende që do të dëgjohet si një jehonë në qiellin e kujtesë dhe përjetësisë

December 21, 2025
in Forum, Të përzgjedhurat
Ismet Bellova, zëri i një legjende që do të dëgjohet si një jehonë në qiellin e kujtesë dhe përjetësisë
5
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest
Ka ndaluar jeta e një njeriu që ishte zëri i shpirtit të fushës së blertë shqiptare, zëri i sportit më popullor, zëri i oshëtimës së miëra zërave që ndezën me emocion dhe përjetim futbollin, zëri që u bë eter komunikimi mes lojës dhe fitores.
Ka ndarje nga jeta që nuk mbyllin një kapitull, por e shndërrojnë atë në përjetësi. Ikja e Ismet Bellovës, në moshën 91-vjeçare, i përket pikërisht këtij rendi, atij të figurave që nuk shuhen, por ngjiten më lart, atje ku legjendarët bëhen zë i kujtesës kolektive. Edhe pse prej vitesh zëri i tij dëgjohej vetëm si një jehonë që vinte nga thellësia e kohës, nga emocionet e futbollit, nga drithërimat e stadiumeve dhe nga përqendrimi solemn i mikrofonit, Ismet Bellova mbeti i gjallë në ndërgjegjen e sportdashësve. Dhe sot, pikërisht sepse ai ishte i gjallë në kujtesë, ndarja e tij ndihet si një heshtje e madhe.
Ismet Bellova nuk ishte thjesht një komentator sportiv. Ai ishte zëri që i dha formë emocioneve, fjala që i mësoi shqiptarët të dëgjonin sportin si rrëfim, si dramë, si pasion njerëzor. Në një kohë kur imazhi mungonte ose ishte i kufizuar, ishte zëri i tij ai që ndërtonte stadiume të tëra në imagjinatën e dëgjuesit, që i jepte trup lëvizjes së topit dhe puls ngjarjes sportive.
I lindur në Tiranë më 1 qershor 1934, Bellova erdhi nga një brez ku sporti nuk ishte vetëm garë, por formim karakteri. Arsimin e lartë e përfundoi në ILKF “Vojo Kushi” në vitin 1960 dhe me të njëjtin dinjitet i shërbeu dy misioneve fisnike: edukimit fizik dhe gazetarisë sportive. Ai ishte mësues në kuptimin më të plotë të fjalës, mësues i trupit, i disiplinës, por edhe i fjalës së matur dhe të përgjegjshme publike.
Rrugëtimi i tij sportiv nisi herët. Qysh në vitin 1948, Ismet Bellova u shpall kampion i vendit për të rinj në pingpong, duke dëshmuar se ai nuk ishte vetëm zë i sportit, por edhe pjesë e tij. Por historia e tij me mikrofonin nisi më 29 nëntor 1950, kur komentoi ndeshjen Dinamo–Partizani 1–0, finalen e Kupës së Shqipërisë. Ishte një moment themelor jo vetëm për karrierën e tij, por për vetë historinë e transmetimeve sportive shqiptare. Aty nisi një rrugë e gjatë në Radio Tirana, ku Bellova u shndërrua në një institucion më vete.
Zëri i Ismet Bellovës ishte i veçantë sepse nuk bërtiste. Ai nuk e kërkonte emocionin; ai e ndërtonte atë. Me një gjuhë të pasur, të saktë dhe të përmbajtur, ai e trajtonte sportin si kulturë dhe si edukim qytetar. Për këtë arsye, breza të tërë u rritën duke e dëgjuar, duke e njohur lojën jo vetëm si rezultat, por si proces, si përpjekje, si vlerë.
Jeta e tij ishte e lidhur ngushtë edhe me sportin në plan personal: ai ishte i martuar me Bukuroshe Shtizën, Mjeshtre e Merituar e Sportit, duke formuar një çift simbolik të përkushtimit dhe dinjitetit sportiv shqiptar.
Vlerësimet dhe dekoratat që mori gjatë jetës janë të shumta, por asnjëra nuk e tejkalon peshën e asaj që ai la pas. Megjithatë, titujt si “Mësues i Popullit”, Urdhri “Naim Frashëri” Klasi i Artë, “Nderi i Sportit Shqiptar”, “Urdhri Olimpik”, “Kalorësi i Urdhërit të Flamurit”, si dhe çmime prestigjioze si “Mikrofoni i Artë”, Çmimi i Karrierës në RTSH apo krijimi i Çmimit “Ismet Bellova” në gazetarinë sportive në vitin 2004, janë dëshmi se institucioni që ai përfaqësonte u njoh dhe u respektua.
Ndarja nga jeta e Ismet Bellovës është një humbje e madhe për sportin dhe median shqiptare, por jo një humbje për kujtesën. Ai mbetet i pranishëm te brezat që edukoi, te profesionistët që u formuan duke e pasur model, te dëgjuesit që e ndoqën me përkushtim dhe respekt. Emri i tij është tashmë pjesë e historisë së shkruar dhe të pashkruar të sportit shqiptar.
Ismet Bellova u largua nga kjo botë, por zëri i tij nuk u shua. Ai thjesht u ngjit më lart, në qiellin e përjetësisë së atyre që nuk komentuan vetëm ndeshje, por ndërtuan kujtesë.
Albert Vataj
Tags: Albert VatajIsmet Bellova
Previous Post

Historia e djegies së librave dhe linçimit të mendimtarëve, kur dija bëhet e frikshme dhe kujtesa shpallet heretike

Next Post

Sylvia Plath, mendja e bukur e ndriçuar nga flaka që e dogji nga brenda

Next Post
Sylvia Plath, mendja e bukur e ndriçuar nga flaka që e dogji nga brenda

Sylvia Plath, mendja e bukur e ndriçuar nga flaka që e dogji nga brenda

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një foto e 35 viteve më parë, si shënjim i ringjalljes së besimit dhe shpresës në tokën e martirëve

Një foto e 35 viteve më parë, si shënjim i ringjalljes së besimit dhe shpresës në tokën e martirëve

March 19, 2026
Papa Klementi XI, shqiptari i fronit të Shën Pjetrit, shenjtërimi që  bekoi një komb martirësh të besimit

Papa Klementi XI, shqiptari i fronit të Shën Pjetrit, shenjtërimi që bekoi një komb martirësh të besimit

March 19, 2026
Sakrificat ekstreme, çmimi që duhet të paguanin gratë në emër të bukurisë dhe statusit

Sakrificat ekstreme, çmimi që duhet të paguanin gratë në emër të bukurisë dhe statusit

March 19, 2026
Paradoksi i qytetërimit teknologjik, varësia absolute nga diçka që nuk kuptohet, një formulë e sigurt për katastrofë

Paradoksi i qytetërimit teknologjik, varësia absolute nga diçka që nuk kuptohet, një formulë e sigurt për katastrofë

March 16, 2026
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj