Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Persiatje

Të dehesh në magjepsjen e një çasti, në madhështinë që natyra fsheh në dukshmërinë e asaj ëndje

December 1, 2025
in Persiatje, Slider, Të përzgjedhurat
Të dehesh në magjepsjen e një çasti, në madhështinë që natyra fsheh në dukshmërinë e asaj ëndje

Pikat e ujit mbi një fije bari_Albert Vataj

0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Shpesh mrekullia e natyrës qëndron, jo vetëm te spektakli i mahnitshëm i kaosit galaktik, të cilin Zoti me plotpushtetin e Tij e vë në rregulla strikte, apo te harmonia e përsosmërisë së kryeveprës së krijimit, që shpërthen në çdo syth dhe harliset në krejt manifestimin solemn të hirit hyjnor, atij mëkimi që zbret si një dhuratë në duart e begatimit të një mrekullimi.

Po, ajo shpërfaqet me të pagjashmin kumt të epërm, edhe tek këto bulëza uji mbi bar. Ndoshta duke u përpëlitur ata qëndrojnë duke parë gjithësinë kureshtjes, përmes vështrimit të tyre, tejdukshmërisht të kthjellët, reflektues dhe tejet delikate.

Si në një shfaqje magjepsëse, ato pika uji shpërfaqin në këtë lojë të çastit, gjithë madhështinë dhe hijeshinë që natyra fsheh në dukshmërinë e asaj ëndje, që vjen ta zgjojë përmes ledhatimeve të vështrimeve tonë plot ëndje.

Koha në këtë narrativë komunikimi poetik shpreh pakapshmërinë e saj, në raportet e papërfillshme që ajo ka me gjithësinë, e cila në këtë fraksion të rrugëtimit galaktik, rreket të tregojë se ajo mund të matet.

Presin kaq ankthshëm këto pika uji, mbi fijet delikate të barit, kjo gjendje fluide, sa çdo padurim yni për t’iu dhënë një dehje, e cila na përshkon kaq beftas dhe ngulitet kaq thellë brenda nesh, njëjtë si panorama që shfaqet në shkreptimën e një rrufeje. Më pas gjithçka fiket para dëshirimit tonë, por ajo vijon të mbetet llamburitëse në atë ndijim, i cili vepron si një reaksion kimik brenda nesh.

Unë, ti, dhe çdonjëri nga ne kemi patur privilegjin të goditemi nga një prekje shkasi për mrekullim. Sa e sa momente të tilla ndizen dhe shuhen në përditshmëri e një botë harrimtare që kalon hutueshëm, si yjet në gjithësitë që ende janë të parrokshme nga ambicia jonë për të zotëruar universin.

Por ëndja dehëse e një fotografi, nuk lejon që aftësia jonë për të përjetuar një çast të tillë të jetë e ngujuar brenda kufizimit të pakureshtjes dhe fikjes së atyshme. Ai e memorizon në një shkrepje këtë natyrshmëri, i bindur se po tenton ta ndalojë kohën që ajo të mund të vërshojë brenda nesh përmes këtij kopulimi magjepsës.

Tags: Albert VatajBariBukuriaNatyraUji
Previous Post

Valbona, e pangjashme me kurrnji harbim tjetër dëshirues

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Të dehesh në magjepsjen e një çasti, në madhështinë që natyra fsheh në dukshmërinë e asaj ëndje

Të dehesh në magjepsjen e një çasti, në madhështinë që natyra fsheh në dukshmërinë e asaj ëndje

December 1, 2025
Valbona, e pangjashme me kurrnji harbim tjetër dëshirues

Valbona, e pangjashme me kurrnji harbim tjetër dëshirues

December 1, 2025
Lorenzo Ghiberti, mjeshtri fiorentin që na dhuroi “Portat e Parajsës”

Lorenzo Ghiberti, mjeshtri fiorentin që na dhuroi “Portat e Parajsës”

December 1, 2025
Leonora Carrington, gruaja që tentuan ta thyenin, artistja që e ktheu traumën në mit, zëri që nuk pranoi të heshtte

Leonora Carrington, gruaja që tentuan ta thyenin, artistja që e ktheu traumën në mit, zëri që nuk pranoi të heshtte

November 28, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj