Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Dashuri

Letrat pasiononte të George Sand një prej zërave më të fuqishëm të shekullit XIX, drejtuar poetit romantik, Alfred de Musset

November 23, 2025
in Dashuri, Slider, Të përzgjedhurat
Letrat pasiononte të George Sand një prej zërave më të fuqishëm të shekullit XIX, drejtuar poetit romantik, Alfred de Musset
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

George Sand, emri i një gruaje që theu skemat, sfidoi moralin e kohës dhe e shtyu letërsinë drejt një bote ku ndjenja dhe mendimi shpërfaqen lirshëm. Me emrin e saj të vërtetë, Amantine Lucile Aurore Dupin, ajo u bë një nga zërat më të fuqishëm të shekullit XIX, jo vetëm si romanciere, por si një ndër mendjet më të lira dhe më të guximshme të Francës moderne. E lindur më 1 korrik 1804 në Paris dhe e ndarë nga jeta më 8 qershor 1876 në rezidencën e saj letrare të Nohant-Vic, Sand mbetet një figurë që edhe sot frymëzon, provokon, mahnit.
Sand tronditi opinionin publik me veshjet e saj mashkullore, me cigaren, me jetën sentimentale të hapur, me mendimin e saj progresist; por mbi të gjitha, ajo i tronditi me penën e saj, një penë që digjte, që sfidonte, që e ngjiste dashurinë në sfera ku vetëm poetët e mëdhenj kishin shkelur.
Ndër faqet më të ndritshme të jetës së saj janë pa dyshim letrat e pasionit, ato që shkëmbeu me Alfred de Musset, poetin romantik, i cili hyri në jetën e saj si një stuhi dhe doli prej saj i përflakur. Këto letra, të ruajtura si relike të një dashurie që djeg, dëshmojnë se Sand dinte t’i jepte formë edhe epshit, edhe mallëngjimit, edhe dhembjes, gjithnjë me një elegancë që e ngre pasionin në art.
Këtu është një pjesë nga një letër autentike, kokëfortë e zjarrtë, që George Sand i shkroi Musset-it në kulmin e marrëdhënies së tyre në vitin 1833:

Letër e George Sand për Alfred de Musset:
“Ti je gjithçka që unë dua, gjithçka që dëshiroj, gjithçka që më ndez dhe më turbullon. Shikimi yt më shkatërron ende edhe kur i kam sytë mbyllur. Dorën tënde mbi trupin tim e ndiej ende, të nxehtë, të pangopur, të ëmbël dhe mizore njëkohësisht… Unë të dorëzohem ty, në ëndërr ashtu si në kujtim. Eja shpejt, i dashuri im, të pres, lakuriq nga dëshira.”
Kjo letër nuk është vetëm një rrëfim erotik: ajo është një shpirt që flet pa frikë, një grua që i lejon vetes të dëshirojë, të kërkojë, të thërrasë, në një kohë kur nga gratë pritej heshtje dhe vetëpërmbajtje. Sand guxoi të jetë vetvetja, dhe kjo e bëri të pavdekshme.
Por George Sand nuk ishte vetëm dashnore e zjarrtë; ajo ishte edhe nënë, një rol që e ushtronte me të njëjtën intensitet emocional, por me një urtësi të ashpër, që vinte si nga përvoja, ashtu edhe nga dhimbja e jetës. Letra që i shkruan djalit të saj, Maurice, më 17 maj 1836, është një testament i këtij autoriteti të butë, një përzierje e ankthit prindëror me filozofinë morale, ku Sand shfaqet si udhërrëfyese e një brezi të ri që përballet me vese e realitete të ashpra.

Letër e George Sand për djalin e saj, Maurice (17 maj 1836):
Djali im i dashur,
Kolegj është një burg, dhe mbikëqyrësit janë tiranë. Por bota është aq e korruptuar, aq e vrazhdë, sa shpesh ka nevojë për kamxhik e zinxhirë. Shoh se shokët e tu e kanë humbur pafajësinë e moshës së tyre dhe se, pa një disiplinë të hekurt, do të fundoseshin në vese të turpshme. Kjo nuk duhet të të befasojë, por duhet të të pikëllojë.
Jeta është një luftë, i varfri im, dhe ti sot hyn në të. Të mirët janë gjithmonë në betejë kundër të këqijve; të këqijtë janë të shumtë, por u mungon forca morale, dhe është pikërisht kjo forcë që fiton gjithmonë.
Kujtohu se të kam rritur me idealin e pastërtisë; kujtohu për besimin e pakufishëm që kam pasur tek ti. Që në ditën e parë të jetës së motrës sate, unë ta besova ty, ta dhashë si vajzë të pagëzuar, që të kuptoje detyrimin ndaj saj: të jesh mbështetja, këshilla, mbrojtësi i saj.
Babai yt dëshiron që ti të rritesh në kolegj: ai ka të drejtë. Çdo vuajtje që ndien tani është e nevojshme për të të bërë burrë, për të të mësuar të dallosh të mirën nga e keqja, gëzimin e vërtetë nga dhimbja. Duhet të shohësh sa të humbur janë njerëzit dhe të kuptosh detyrimet e tua.
Për ato që thonë për mua, mos u merakos. E di që shkrimet e mia ngjallin shumë zëra dhe se njerëzit flasin nga kureshtja e kotësia për këdo që guxon të shkruajë shumë.
Mbaje krenarinë tënde si një thesar. Të përqafoj me dashuri.

Përgatiti: Albert Vataj

Tags: Albert VatajAlfred de Mussetdrejtuar poetit romantikLetrat pasiononte të George Sand një prej zërave më të fuqishëm të shekullit XIX
Previous Post

Verdi, madhështia e të cilit ishte t’i jepte lirikës ndjenjën popullore, t’i fliste barkut dhe zemrës para se t’i fliste mendjes

Next Post

Diana Budisavljević, një grua që hyri në zemër të ferrit dhe shpëtoi 10 mijë jetë pa kërkuar lavdi apo shpërblim

Next Post
Diana Budisavljević, një grua që hyri në zemër të ferrit dhe shpëtoi 10 mijë jetë pa kërkuar lavdi apo shpërblim

Diana Budisavljević, një grua që hyri në zemër të ferrit dhe shpëtoi 10 mijë jetë pa kërkuar lavdi apo shpërblim

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Diana Budisavljević, një grua që hyri në zemër të ferrit dhe shpëtoi 10 mijë jetë pa kërkuar lavdi apo shpërblim

Diana Budisavljević, një grua që hyri në zemër të ferrit dhe shpëtoi 10 mijë jetë pa kërkuar lavdi apo shpërblim

November 23, 2025
Letrat pasiononte të George Sand një prej zërave më të fuqishëm të shekullit XIX, drejtuar poetit romantik, Alfred de Musset

Letrat pasiononte të George Sand një prej zërave më të fuqishëm të shekullit XIX, drejtuar poetit romantik, Alfred de Musset

November 23, 2025
Verdi, madhështia e të cilit ishte t’i jepte lirikës ndjenjën popullore, t’i fliste barkut dhe zemrës para se t’i fliste mendjes

Verdi, madhështia e të cilit ishte t’i jepte lirikës ndjenjën popullore, t’i fliste barkut dhe zemrës para se t’i fliste mendjes

November 23, 2025
Journal of Behavioral Medicine publikon një hulumtim sipas të cilit 85% e gjërave për të cilat shqetësohemi nuk ndodhin kurrë

Journal of Behavioral Medicine publikon një hulumtim sipas të cilit 85% e gjërave për të cilat shqetësohemi nuk ndodhin kurrë

November 23, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj