Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Esse

Sipas Sharl Bodler, kjo është poezia, dhe ky është poeti, “armik i zakonit” dhe “misionar i të papriturës”

November 18, 2025
in Esse, Slider, Të përzgjedhurat
Sipas Sharl Bodler, kjo është poezia, dhe ky është poeti, “armik i zakonit” dhe “misionar i të papriturës”
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj
Mallkime të rënda që nuk gjejnë prehje, psherëtima të thella që ngrihen si avuj shprese mbi luginën njerëzore, britma kurajoje që çajnë perden e frikës: të gjitha këto derdhen nga gjokset e njerëzve dhe, nëpërmjet poetit, ringjallen si libra, poezi dhe këngë. Ato ngrihen pavarësisht kundërshtimit, përkundër çdo rezistence. Është pikërisht kjo, sipas Bodlerit, madhështia e poezisë: ajo është e gëzueshme ose e vajtueshme, por gjithmonë përmban një farë hyjnore, një frymë utopike që guxon të kundërshtojë botën.
Në birucë ajo është revoltë; në dritaren e spitalit shndrit si një premtim i ndezur shërimi; në papafingon e pistë, mes tesha të grisura, poezia vjen e dekoruar si një zotësi e qiellit, një shtojzovalle plot elegancë dhe luks shpirtëror. Poezia nuk është thjesht konstatim, ajo është pikërisht ajo forcë që përpiqet të ndreqë dhe të shpërmbysë padrejtësinë.
“Shko drejt së ardhmes duke kënduar, o poet qiellor!”, shkruan Bodleri. Sepse këngët e poetit janë dritë e shpresave dhe bindjeve kolektive; ato nuk janë vetëm një pasqyrë, por edhe një flakadan që ndriçon rrugën e popullit.
Në letrën drejtuar Pierre Dupont, Bodler thotë: “Ju quheni bard i njerëzimit, sepse zëri juaj përçon të qarat, lutjet, triumfet dhe dhimbjet e tij; ju i këndoni punëtorit, fshatarit, të ndershmit dhe të munduarit.” Kjo e bën poetin jo vetëm kontemplues të realitetit, por akuzues, mbrojtës dhe profet të tij. Për Bodlerin, Dupont ishte ai që “përkthente tragjedinë e ditës në një melodi që edhe i varfëri, edhe i mbylluri, edhe i harruari mund ta kuptonte”.
Ai shkon edhe më tej: “Poezia e vërtetë nuk ka etje për duartrokitje, ajo kërkon vetëm një gjë: të bëhet e domosdoshme si buka, si uji, si e vërteta.”
Kjo është arsyeja pse ai e quante poetin “armik të zakonit” dhe “misionar të së papriturës”.
Kjo është ajo çfarë shkruan Sharl Bodler në vitin 1851 për Pierre Dupont, për poetin që me vargje, me fjalë dhe me zë të një shpirti të ndezur, ishte i pari që shkallmoi derën me sëpatë, që këputi zinxhirët e urës së ngritur që na ndante nga kështjella e pushtetit, e padrejtësisë, e heshtjes.
Dhe Bodleri nuk ndalet te lartësimi, por na fton drejt thellimit: “Hyni në lëkurën e qënies që poeti ka ndërtuar; depërtoni në ndjenjat që ai shpërthen; mësoni ta doni këtë zjarr, t’i përkasë shpirtit tuaj dhe t’ju udhëheqë.”
Ai shton një nga mendimet më të bukura mbi artin: “Poezia është e vetmja pasuri që s’të rëndon kur e mbart, dhe e vetmja dritë që nuk verbohet kurrë nga koha.”
Prandaj, sipas Bodlerit, poeti nuk është një shikues, por një përflakës i botës. Ai është ai që, edhe në errësirë, gjen një shkëndijë dhe e kthen atë në zjarre që i ngrohin të gjithë.

Tags: Albert VatajPoetiPoeziaSharl Bodler
Previous Post

Pse jemi të ndëshkuar nga pamundësia e të qenit të lumtur, sipas Marcel Proustit

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Sipas Sharl Bodler, kjo është poezia, dhe ky është poeti, “armik i zakonit” dhe “misionar i të papriturës”

Sipas Sharl Bodler, kjo është poezia, dhe ky është poeti, “armik i zakonit” dhe “misionar i të papriturës”

November 18, 2025
Pse jemi të ndëshkuar nga pamundësia e të qenit të lumtur, sipas Marcel Proustit

Pse jemi të ndëshkuar nga pamundësia e të qenit të lumtur, sipas Marcel Proustit

November 18, 2025
Psikoanaliza e Freud-it nuk mund të kuptohet e ndarë nga errësirat që Nietzsche ndriçoi me guxim filozofik

Psikoanaliza e Freud-it nuk mund të kuptohet e ndarë nga errësirat që Nietzsche ndriçoi me guxim filozofik

November 18, 2025
Mendja është një organizëm i mistershëm, i ndërlikuar dhe shpesh i paparashikueshëm

Mendja është një organizëm i mistershëm, i ndërlikuar dhe shpesh i paparashikueshëm

November 18, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj