Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Filozofi

Dhjetë rregulla për njerëzit që ende kane durim të dëgjojnë dhe të besojnë

October 6, 2025
in Filozofi, Slider, Të përzgjedhurat
Dhjetë rregulla për njerëzit që ende kane durim të dëgjojnë dhe të besojnë
1
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest
Albert Vataj
► Rregulla e pare:
Ju do të merrni një trup!
Mund ta doni apo ta urreni atë, por ai është juaji për tërë jetën. Kështu që pranojeni. Ajo që ka rëndësi është brendia.
► Rregulla e dytë:
Juve do t’iu paraqiten mësimet!
Jeta është një përvojë konstante e të mësuarit, e cila për çdo ditë ofron mundësi të mëdha të të mësuarit. Këto mësime specifike për ju dhe të mësuarit e tyre është çelësi për zbulimin dhe përmbushjen e kuptimit dhe rëndësisë së jetës suaj.
► Rregulla e tretë:
Nuk ka gabime, vetëm mësime!
Zhvillimi juaj drejt urtësisë është një proces i eksperimentimit, gjykimit dhe gabimeve, kështu që është e pashmangshme, gjërat jo gjithmonë do të shkojnë siç keni planifikuar ose të dalin ashtu si ju do të dëshironit. Dhembshuria është ilaç për gjykimin e ashpër – për veten dhe të tjerët. Falja nuk është vetëm hyjnore – është edhe “akti i fshirjes së një borxhi emocional”. Sjellja etike, me integritet, dhe me humor – veçanërisht aftësia për të qesh me veten dhe peripecitë tona – janë qendrore për këndvështrimin se “gabimet” janë thjesht mësimet që ne duhet t’i mësojmë.
► Rregulla e katërt:
Një mësim përsëritet derisa të mësohet!
Mësimet përsëriten deri sa t’i mësojmë. Ajo që manifestohet si probleme dhe sfida, acarime dhe frustrime janë më shumë mësime – ato do të përsëriten derisa t’i shohim si të tilla dhe të mësojnë prej tyre. Ndërgjegjësimi juaj dhe aftësia juaj për të ndryshuar janë kushtet e kryerjes së këtij rregulli. Gjithashtu thelbësore është pranimi se ju nuk jeni viktimë e fatit apo rrethanave – “shkaqet” duhet të njihen; që do të thotë se: gjërat ju ndodhin shkaku i asaj që jeni dhe i asaj çfarë bëni. Të fajësuarit e dikujt apo diçka tjetër për fatkeqësitë tuaja është një largim dhe mohim; ju vetë jeni përgjegjës për ju, dhe çfarë ndodh me ju. Durimi është i nevojshëm – ndryshimi nuk ndodh brenda natës, kështu që jepni kohë ndryshimit të ndodhë.
► Rregulla e pestë:
Të mësuarit nuk ka fund!
Përderisa jeni gjallë ka gjithmonë mësime për të mësuar. Dorëzohuni në “ritmin e jetës”, mos luftoni kundër tij. Angazhohuni për procesin e të mësuarit të vazhdueshëm dhe ndryshimit – bëhuni modest që gjithmonë t’i njihni dobësitë tuaja, dhe të jeni mjaft fleksibil për t’iu përshtatur asaj që ju mund ta mësoni, sepse ngurtësia do tua mohojë lirinë e mundësive të reja.
► Rregulla e gjashtë:
“Atje” nuk është më mirë se “Këtu”!
Ana tjetër e kodrës mund të jetë më e gjelbër sesa juaja, por të qenit atje nuk është çelësi i lumturisë së pafund. Të jeni mirënjohës për të dhe ta gëzoni atë që keni, dhe ku ju jeni në udhëtimin tuaj. Vlerësojeni bollëkun, çfarë është e mirë në jetën tuaj, në vend se të matni dhe të grumbulloni gjëra që në të vërtetë nuk mund t’ju çojnë në lumturi. Të jetuarit në të tashmen ju ndihmon të arrini paqen.
► Rregulla e shtatë:
Të tjerët janë vetëm pasqyra juaj!
Ju doni ose urreni diçka tek një person tjetër sipas asaj që doni ose urreni tek vetja. Bëhuni tolerant; pranoni të tjerët ashtu siç janë, dhe përpiquni për qartësinë e vetëdijes; përpiquni për të kuptuarit e vërtetë dhe të pasurit e një perceptimi objektiv të vetës suaj, mendimeve tuaja dhe ndjenjave. Përvojat negative janë mundësi për të shëruar plagët që mbani. Mbështetni të tjerët, duke bërë kështu ju mbështetni veten. Kur jeni në gjendje për të mbështetur të tjerët kjo është një shenjë se ju nuk jeni duke marrë pjesë në mënyrë adekuate për nevojat tuaja.
► Rregulla e tetë:
Çfarë bëni me jetën tuaj varet nga ju!
Ju i keni të gjitha mjetet dhe burimet që ju nevojiten. Çka do të bëni me to, varet nga ju. Merrni përgjegjësi për veten. Mësoni t’i lejoni të kalojnë gjërat që nuk mund t’i ndryshoni. Mos u zemëroni për gjerat – rrëmujën e kujtimeve të hidhura në mendjen tuaj. Kur ajo jeton në të gjithë ne – përdoreni atë kur ju duhet t’i bëni gjërat e duhura. Ne të gjithë e posedojmë një fuqi të fortë natyrore dhe një shpirt aventuresk, të cilët duhet t’ju tërheqin për të përqafuar atë që qëndron përpara.
► Rregulla e nëntë:
Përgjigjet tuaja gjenden brenda jush!
Besoni instinkteve dhe ndjenjave tuaja më të thella, nëse i dëgjoni si një zë i ultë apo si shkreptimë frymëzimi. Dëgjoni ndjenjat ashtu si zërat. Shikoni, dëgjoni dhe besoni. Tërhiquni në frymëzimin tuaj natyral.
►Rregulla e dhjetë:
Ju do t’i harroni të gjitha këto në lindje!
Ne jemi të gjithë të lindur me të gjitha këto aftësi – përvojat tona të hershme na çojnë në një botë fizike, larg vetes sonë shpirtërore, kështu që ne bëhemi dyshues, përbuzës dhe na mungon besimi.
Dhjetë rregullat nuk janë urdhërime, ato janë të vërteta universale që vlejnë për të gjithë ne. Kur ju e humbni rrugën tuaj, kujtojini ato. Keni besim në forcën e shpirtit tuaj. Aspironi të jeni të urtë – urtësia është rruga e fundit e jetës suaj, dhe ajo nuk njeh kufij, përveç atyre që ju i vendosni për veten.
Tags: Albert Vataj
Previous Post

Fytyra e Beatrice Cenci, tragjizmi i një portreti ëngjëllor dhe historia ngjethëse e një padrejtësie legjendare

Next Post

Polemikat rreth “Vargjeve Satanike” nuk filluan me Salman Rushdie më 1988, ato janë shekullore

Next Post
Polemikat rreth “Vargjeve Satanike” nuk filluan me Salman Rushdie më 1988, ato janë shekullore

Polemikat rreth "Vargjeve Satanike" nuk filluan me Salman Rushdie më 1988, ato janë shekullore

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Cili ishte ndikimi i i dy kolosëve të muzikës klasike, Ludwig van Beethoven mbi Frédéric Chopin

Cili ishte ndikimi i i dy kolosëve të muzikës klasike, Ludwig van Beethoven mbi Frédéric Chopin

October 7, 2025
Rekordet e Çmimit Nobel

Rekordet e Çmimit Nobel: Udhëtimi i lavdisë, dijes dhe ndërgjegjes njerëzore

October 6, 2025
HYJNIA E DASHURIS' ARDHT TE JU N'ÇDO RREZE

Hyjnia e dashnis’ ardht te ju n’çdo rreze, vullneti juej u baft vepër e shpërblyse e t’lumit Zot

October 6, 2025
Polemikat rreth “Vargjeve Satanike” nuk filluan me Salman Rushdie më 1988, ato janë shekullore

Polemikat rreth “Vargjeve Satanike” nuk filluan me Salman Rushdie më 1988, ato janë shekullore

October 6, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj