Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Profil

“Pikante”, përnjimend premiera e fundit e Sandër Ruçit?! E nesërmja e humorit shkodran, shpresë dhe dilemë!

September 27, 2025
in Profil, Slider, Të përzgjedhurat
“Pikante”, përnjimend premiera e fundit e Sandër Ruçit?! E nesërmja e humorit shkodran, shpresë dhe dilemë!
2
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

PostPremier nga Albert Vataj

Në Shkodër, qytetin ku e qeshura ka pasur gjithmonë një fron pretenduesi mbretëror, pa të drejtë abdikimi, premiera “Pikante” e Sandër Ruçit nuk u shfaq thjesht si një shfaqje humori, por si një testament artistik. Ajo u bë një stacion i madh reflektimi mbi të kaluarën dhe të ardhmen e humorit shkodran, një ndërthurje mes nostalgjisë për lavdinë e dikurshme dhe thirrjes së fortë për të mos lënë të shuhet një trashëgimi që është identitet i qytetit. Por ajo që nuk kaloi pa vëmëndje është sadisfaksioni që Sandri i mori kësaj sfide që sfidoi të gjithë sfidat e mëhershme të ballafaqimit të tij, si shpirt i një shpirti që kërkon me ngulm një trup të burgoset, si gjymtura e një krijese mitologjike që këputja e bën më të fortë.

“Po e la, tash që jam n’form, pa m’rrah kush hala”, kjo nuk është batutë e një skeçi, apo pjesë e një monologu, por nënshkrimi i kapitullit të fundit të një veprimtari të shquar të humorit shkodran, stacioni i i mbarimtë në rrugëtimin e Sandër Ruçit, për të arritur përmbushjen e një misioni, shlyerjen e një borxhi dhe përfaqësimi i një tradite. Me 70 qirinjë që shuajti pak kohë më parë në tortën e kremtimit me miq e dashamirë, dhe, me mbi 50 vite në skenë, ai me të njëjtën gjallëri i ngjit shkallët, dhe, me po kaq virtuozitet e shpërfaqë karakterin e personazheve që solli në premierën e tij të 16-të në “Migjeni”, po, në atë skenë ku ai lindi dhe rriti, Sandrin që ne njohim.

“Pikante”, mbrëmjen e 21 shtatorit 2025, ka ulur siparin në Teatrin “Migjeni”, duke mbyllur premierën e 16-të të mjeshtrit Sandër Ruçi, i cili, siç edhe është shprehur për mediat, ky është epilogu, me të cilën ai kërkon të largohet si “Mjeshtri i Madh”, në një të tashme mundësish gjithnjë e më të vogla, të cilat në Shkodër, më shumë se askund tjetër, janë evidencë e një vështirësie që vë në sprovën sfiduese ata që vijnë për të merituar lavdinë shkodrane të artit të tyre.

Sandër Ruçi, solli në skenën e Teatrit “Migjeni” shfaqjen “Pikante”, në dy mbrëmje madhështore më 20 dhe 21 shtator 2025, dy net me të qeshura, duartrokitje dhe emocione që e shndërruan sallën e Teatrit “Migjeni” në një vendtakim të artit me publikun, një rikthim i gjallë i lavdisë së dikurshme, kur humori bëhej ngjarje dhe netët nuk mjaftonin për të përthithur gjithë energjinë e spektaklit.

Publiku shkodran pati privilegjin të bëhej pjesë e një përjetimi, ku u ndërthurën me finesë humori therës, muzika ritmike dhe interpretimet e ngrohta të artistëve të talentuar. Ato jo vetëm argëtuan, por u shndërruan në pasqyrë të shpirtit qytetar që, edhe përballë vështirësive të kohës, refuzon të shuhet, refuzon të dorëzohet. Përkundrazi, përpiqet të bëjë qëndresë me buzëqeshje dhe të guxojë në vijimësinë e kësaj tradite të artë.

“Pikante” nuk ishte thjesht një shfaqje humori. Ajo u bë një thirrje për gjallërimin e teatrit dhe një kujtesë, se arti komik mbetet një nga format më të fuqishme të mbrojtjes së dinjitetit njerëzor. Mes kohësh që ndryshojnë dhe sfidave që shpesh e venë në dilemë mundësinë e mbajtjes gjallë të kësaj trashëgimie, tingulli i të qeshurës u dëgjua si një jehonë e së shkuarës dhe një premtim për të ardhmen, një zë që edhe pse i brishtë në këtë tashmëri sfiduese, gjen mënyrën të ngrihet, të dëgjohet dhe të jetojë.

Kjo nuk është vetëm premiera e fundit e Sandër Ruçit, por edhe kambana e alarmit që bie për të nesërmen e humorit shkodran, për ata që do të pasojnë stafetën e sjellë deri këtu me kaq pasion dhe përkushtim, punë vetëmohuese dhe sakrifica “ecejakesh danteske”, siç shprehet vetë Sandri në një dalje publike për premierën “Pikante”.

“E kasha si obligim me e ringitë trupën dhe më duket se trupën Shkodra e ka”, është shprehur me optimizmin e tij karakteristik mjeshtri i humorit, Sandër Ruçi. Në këto fjalë të thjeshta, por të ngarkuara me peshë, gjallon një betim i heshtur artisti, të mos e lërë të shuhet ajo që është vetë fryma e qytetit, zëri i qeshurës që ka shoqëruar breza të tërë.

Ruçi, në çdo premierë të tij të 16-të, është përpjekur të bëjë më shumë se një shfaqje. Ai ka dashur të ngrejë ura, ura mes brezave, mes traditës dhe të tashmes, mes kujtesës së së shkuarës dhe shpresës për të ardhmen. Ai ka ditur të vendosë në qendër, jo vetëm artin e vet, por të promovojë brezin e ri, t’u japë atyre hapësirë dhe besim, duke shërbyer si një urëkalim drejt një skene që shpesh duket e frikshme dhe e paarritshme. Ky është, në vetvete, një akt fisnikërie dhe një dëshmi se arti nuk është pronë e një individi, por një amanet që kalon dorë më dorë dhe Sandri i Zefit, po kërkon me shpirt të pastër, mirënjohje të përulur dhe zemër të dritur në mirësi, që kjo madhështi Shkodrë të jetojë ende, t’u përkasë edhe brezave të bijve, që do të ngjiten në skenë si nder dhe respekt për etërit, por edhe si obligim për ruajtjen, pasurimin dhe shndërrimin e kësaj tradite në një altar besimi.

Për Sandër Ruçin, humori dhe kënga, festa e komedisë dhe atmosfera e parodisë, nuk janë vetëm mjet argëtimi, ato janë testamenti i një thesari të çmuar, një pjesë organike e identitetit të Shkodrës, e cila më shumë se një përkatesi gjeografike është një zemër që ai e dëgjon kur kushtron dhe rënkon.

Të qeshurat që shpërthejnë në sallë, meloditë që ndezin gëzim, janë dëshmi e një marrëdhënieje simbiotike që ky qytet ka kultivuar me artin skenik ndër shekuj, dhe Sandri, jo vetëm ishte, është pjesë e këtij pulsi, por edhe përjetësia e këtij përjetimi.

Prandaj, mesazhi i tij është i qartë, Shkodra ka pasur, ka dhe do të ketë një marrëdhënie të pandashme me humorin dhe muzikën, me teatrin dhe me shpirtin e bukur të së qeshurës. Kjo nuk është vetëm dëshirë, por bindje e rrënjosur në historinë dhe kulturën e saj, një garanci që arti i skenës do të vijojë të pulsojë në zemrën e qytetit si një burim i pashtershëm jete, edhe nëse pamundësia e vë në sprovë këtë.

Ajo që nxori në pah këtë premierë, që shënon e fundit, shpresojmë që të mos jetë e vërtetë kjo, për Sandër Ruçin, është vështirësia në rritje e mundësisë për të realizuar një shfaqje të tillë, me kërkesa për ruajtjen e standartit dhe obligimin për ta sjellë skenën e humorit shkodranë deri në këtë cak dinjitetshëm.

Lodhja e Sandrit, por jo dorëzimi i tij, për ata që e kanë përcjellë këtë produksion, të gjithin të ideuar dhe realizuar nga vetë ai, arrijnë të kuptojnë se preludi i kësaj ikje të paralëjmëruar dhe të provokuar, nuk manifestohet kurrsesi nga 70 vitet e Sandrit dhe nga një jetë e gjatë e tij në skenë, por nga e pamunduara për të bërë një gjë të tillë i vetëm, pa mbështetje dhe me pafund pengime të tjera, të cilat nuk janë të panjohura për Shkodrën. Edhe pse janë të papranueshme, ata kanë qenë dhe do të jenë si një prani që nxit të çojë çdo iniciativë dhe vullnet krijues në limite. Sepse, ndoshta pikërisht, ky shpirt spartan, ka zgjuar ambicien e atyre që ju blatuan artit, për të sfiduar cinizmin dhe refuzimin shkodran, duke sjellë përmes kësaj kundërvënieje stade të reja të kapaciteteve krijuese.

Me siguri, edhe përpjekja titane e Sandrit në këto mori premierash, është dëshmim e triumfit si kundërvënie e kësaj mendësie.

Ajo që u duhet bërë me dije, atyre që “Pikante” nuk u pëlqeu për arsye shëndeti ose pështjellimi, është se Sandri nuk kapërceu Atlantikun për të ardhur në Shkodrën, ende të varfër, për të bërë para, as për të sfiduar ndonjë pretendues tjetër të famës që mori si shpërblim, sikurse as për të dorëzuar fanellën në fushën ku filloi karrierën, por për të qenë vazhdues i një tradite, për të treguar se Shkodra ka talente, ka emra dhe personazhe të spikatur, të cilëve mund dhe duhet t’u besohet amaneti i etërve.

Në daljet dhe prononcimet publike, Sandri ndoshta ka patur mirësinë dhe burrërinë të mos i tregojë të gjitha, pengesat çfarë ju desh të kapërcente, të denoncojë atë pjesë të Shkodrës, që e ka të vështirë t’i bëhet mbështetje financiare, qoftë edhe solidaritet moral dhe emocional, një akti të lartë përfaqësimi.

Premiera e “Pikante” në mbrëmjen e 21 shtatorit zgjodhi si epilog një foto e të gjithë asaj trupe që solli për dy net, nga dy orë humor dhe këngë, festë dhe përjetim. Ky çast nuk ishte vetëm mbyllja e siparit të një skene, por përçimi i një mesazhi të kurorëzimit të fillimit e një ere të re, ku pretendon të hyjë e nesërmja e skenë së humorit.

Le të shpresojmë se optimizmi i Sandrit do të mbajë në jetë traditën e humorit dhe të tjerë të talentuar do të guxojnë ta çojnë më tej këtë stafetë, të përfaqësojnë me përgjegjësi krijuese dhe artistike, vazhdimin e pasurimit të këtij thesari, përkundër çdo pengese dhe pamjaftueshmërie që vështirëson rrugëtimin, pa mundur ta ndalojë atë në përmbushjen sfiduese.

“Pikante” erdhi për të dëshmuar se, po, Shkodra mundet, të mbajë të pacenuar humorin, të shenjtë skenën e shenjtorëve që i blatuan jetët skenës “Migjeni”. Dhe Sandër Ruçi tregoi se mjafton shpirti i paepur i përkushtimit, për të bërë diçka të tillë, përfaqësuese, edhe i vetëm kundër të gjithëve dhe gjithçkaje, edhe territ të OSHE, atyre që nuk duan, sepse gjithçka duan të jetë e tyrja, edhe pse ajo i përket Shkodrës, asaj çfarë ajo është, asaj që atë e përfaqëson, dhe gjithë asaj që e ka lartësuar këtë emër në eterin e përkatësisë identitare, si vlerë dhe qëllim, si atribut dhe përfaqësim, si kujtesë dhe gjithmonshmëri.

Me “Pikante”, Sandër Ruçi e dëshmoi edhe një herë se di të mbetet “pikant deri në fund”, duke sjellë një shije të rafinuar, për ata që dinë të ushqehen dhe të jetojnë bukur. Solli një aromë që ndez kujtime dhe i vuri zjarrin shpresës se humori shkodran, do të vazhdojë të ketë vendin që i takon në zemrën e qytetit.

Në fund të këtij udhëtimi, Sandër Ruçi mbetet jo vetëm si mjeshtri i madh i humorit, por edhe si një zë që ngriti kambanën e alarmit për të ardhmen e këtij arti në Shkodër. “Pikante” u shndërrua në një shfaqje-shenjë, në një thirrje për të rinjtë e talentuar që të marrin guximin dhe të mbajnë gjallë këtë trashëgimi, duke mos lejuar që pengesat e përditshme të shndërrohen në arsyet e dorëzimit. Sepse humori në këtë qytet nuk është vetëm e qeshur, por është krenari dhe forca e dinjitet, është mbrojtje e shpirtit nga trishtimi, dhimbja dhe harresa.

Tags: “Pikante”Albert VatajHumoriMigjeniSandër RuçiShkoder
Previous Post

Thomas Eliot, poeti që farkëtoi brezin, ai që e shpëtoi shpirtin e tij krijues nga kufizimi

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
“Pikante”, përnjimend premiera e fundit e Sandër Ruçit?! E nesërmja e humorit shkodran, shpresë dhe dilemë!

“Pikante”, përnjimend premiera e fundit e Sandër Ruçit?! E nesërmja e humorit shkodran, shpresë dhe dilemë!

September 27, 2025
Thomas Eliot, poeti që farkëtoi brezin, ai që e shpëtoi shpirtin e tij krijues nga kufizimi

Thomas Eliot, poeti që farkëtoi brezin, ai që e shpëtoi shpirtin e tij krijues nga kufizimi

September 26, 2025
Fjala si akt komunikimi, gjithëpoaq ajo është përfaqësimi, thellësisht dhe thelbësisht i qënies sonë

Fjala si akt komunikimi, gjithëpoaq ajo është përfaqësimi, thellësisht dhe thelbësisht i qënies sonë

September 26, 2025
një foto nga konferenca e 5-të "Solvay" dhe Zoti, Bruksel 24 -29 tetor 1927 -Albert Vataj

E gjithë dija e botës së një shekulli në një foto nga konferenca e 5-të “Solvay” dhe Zoti, Bruksel 24 -29 tetor 1927

September 25, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj